Publikuar më dt. 05.01.2022

Në bazë të nenit 56 paragrafi 5 dhe nenit 57 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

 

NJOFTIM PUBLIK PER DOREZIM 


I. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës i informon personat fizikë dhe juridikë të përmendur kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e NJOFTIMIT me shtojcë Kërkesën e parashtruar për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar që nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1. Shoqëria për prodhim, tregti , hoteleri dhe shërbime DI-EN-DI DOOEL, eksport-import Tetovë, me seli në rrugën “ Lubo Bozhinovski – Pish” nr. 8, Tetovë me NVT 4028008502435 për lëndën nr. 20-8251/21 për kërkesën për kundërvajtje IP1 nr. 09-70 nga  dt. 17.12.2021;

2. Shoqëria për hoteleri, tregti, prodhim dhe  shërbime ALFA ALEKSANDRIJA KOVER DOOEL Shkup, me seli në rrugën “Luka Gerov 10” nr. 17, Novo Sello, Gjorçe Petrov, Shkup me NVT 4057011512395 dhe Kosta Projçev me adresë banimi në rr. “Partizanski odredi”, nr. 77/1-18 Shkup për lëndën nr. 20-7116/21 për kërkesën për kundërvajtje IP1 nr. 09-1030 nga dt. 28.10.2021;


Ftohen personat fizikë dhe juridikë të lartpërmendur brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e NJOFTIMEVE të lartpërmendura me shtojcën Kërkesën e parashtruar për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga ana e parashtruesit të autorizuar   çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi bazën e te cilës brenda tre ditëve do të mund të deklarohen me shkrim në lidhje me faktet dhe dëshmitë e dhëna në Kërkesën për inicimin e procedurës kundërvajtëse.

Paralajmërim: Ky njoftim publik në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të konsiderohet si dorëzim i rregullt qe  është në përputhje me nenin 56 paragrafi 5 dhe nenin 57 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje.

Në përputhje me nenin 60 paragrafi 3 nga Ligji për kundërvajtje, organi kundërvajtës do ta njoftojë autorin e kundërvajtjes që ngarkohet dhe do ta informojë se brenda tre ditëve nga pranimi i këtij njoftimi ka të drejtë të deklarohet mbi faktet dhe dëshmitë.

Nëse personat e lartpërmendur brenda tre (3) ditëve nga pranimi nuk deklarohen mbi kërkesën e parashtruar, Komisioni sipas detyrës zyrtare do t’i grumbullojë dëshmitë dhe do ta përcaktojë gjendjen faktike të nevojshme për vendimmarrje mbi kundërvajtjen, kurse pasojat negative që mund të shkaktohen i bartë vetë pala.   

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.