Publikuar më dt. 22.12.2023

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:


NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës e informon subjektin e përmendur juridikë dhe fizik kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e AKTVENDIMIT sipas kërkesës për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1. DPTTU “Medicalsuppli” SHPK me seli në rr. 100, Kobel pn–Zona instustriale Vrapçishtë, me xhiro llogari nr., me NVT 4007020529660, si person përgjegjës dhe

2. Arben Kurti, me adresë banimi në rr. 56/21 Muamet Gjolesha–Tiranë, shtetas i Republikës së Shqipërisë si person përgjegjës tek personi juridik.    

Ftohet personi i lartpërmendur juridik brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e aktvendimeve të lartpërmendura çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi bazën e te cilave mund te parashtrohet padi për inicimin e procedurës administrative brenda 30 ditëve nga pranimi i aktvendimit, ne përputhje me nenin 70 të Ligjit për kundërvajtje.

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt që  është në përputhje me nenin 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i bartë vetë pala.

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.