Publikuar më dt. 22.12.2023

Në bazë të nenit 56 paragrafi (5) dhe nenit 57 paragrafi (4) të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:


NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës i informon se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e NJOFTIMIT sipas Kërkesës së parashtruar për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1) Shoqëria për prodhim, tregti, aktivitete kompjuterike, shërbime VISTA Grup SHPKNJP eksport-import Shkup, me seli në rr. Bllazhe Koneski, nr. 3 Shkup–Qendër, me NVT 4030003489508, për njoftimin nr. 19-6347/1 të dt. 27.09.2023, personi përgjegjës Ana Ançevska, me adresë banimi në rr. Shën Kirili dhe Metodi nr. 16/44 Shkup

Ftohen subjektet e lartpërmendura fizike dhe juridiek brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e njoftimeve të lartpërmendurat çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi bazën e të cilave brenda 3 (tre) ditëve mund të prononcohen me shkrim me faktet dhe provat e dhëna në kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajtje.

Vërejtje: Ky njoftim me shpallje publike në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të konsiderohet si dorëzim i rregullt, që është në pajtim me nenin 56 paragrafi 6 dhe nenin 57 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje.

Në bazë të nenit 60 paragrafit 3 të Ligjit për Kundërvajtje, organi për kundërvajtje e njofton kundërvajtësit për kundërvajtjen që i ngarkohet dhe e udhëzon që në afat prej tri ditësh nga marrja e njoftimit të ketë të drejtë të deklarojë faktet dhe provat.

Nëse personat e lartpërmendur nuk prononcohen për kërkesën e paraqitur brenda 3 ditëve nga marrja e saj, Komisioni sipas detyrës zyrtare do të marrë provat dhe do të konstatojë gjendjen faktike të nevojshme për të vendosur mbi veprën penale dhe pasojat negative që mund të lindin do të të përballohen nga vetë pala.

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.