Publikuar më dt. 25.10.2021

Në bazë të nenit 56 paragrafi 5 dhe nenit 57 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ben publikimin në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

 

NJOFTIM PUBLIK PER DOREZIM 


I. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës i informon personat fizikë dhe juridikë të përmendur kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e VENDIMIT me kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk ka mundësi t'i dorëzojë me dorëzim personal, edhe atë deri tek:

1. DUPU “BETA AVENIJA DOOEL”, Shkup, me seli në rrugën 20, Rruga Vizbeg/Radishan, me NVT 4038019514856 dhe Ferkan Berberi, me adresë banimi në Rr. Petar Mandxhukov,, nr. 161 B, Shkup, për vendimin nr. 20-3211 / 6-21 nga 19.07.2021;
2. “DPTU KOCEVI-TT DOOEL”, Strumicë me seli në rr ,,Goce Delche,, PN, Strumicë, me NVT 4027007152205 dhe Zoranco Kocev, me adresë banimi në fsh. Sacevo, nr. 37, Strumicë, për vendimin nr. 20-3283/5-21 nga data 19.07.2021.
3. Antigona Nikoliq, me vendbanim ne rr. August Cesarec, nr. 3/2-2, Çair, Shkup për vendimin nr. 19-2095/3-21 te dt. 23.07.2021.
4. “ALFA AVENIJA DOOEL” Shkup, me seli në rrugën Jadranska Magistrala 80, kati 2 /2, Vizbeg, Shkup, me NVT 4038019514767 dhe Mirjana Tasevska, me adresë banimi në rr. Lokov, nr. 14 / 2-13, Shkup, për vendimin nr. 19-2270 / 3-21 nga 23.07.2021.

Ftohen personat fizikë dhe juridikë të lartpërmendur brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendosjen e kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e vendimeve të lartpërmendura çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi bazën e te cilave mund te parashtrohet padi për inicimin e procedurës kundërvajtëse brenda 30 ditëve  nga pranimi i vendimit, ne përputhje me nenin 70 te Ligjit për kundërvajtje. 

Paralajmërim: Nëse personat e lartpërmendur nuk paraqiten, ky njoftim publik do të konsiderohet si dorëzim i rregullt qe  është në përputhje me nenin 56 paragrafi 5 dhe nenin 57 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i barte vete pala.

II. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve nga sfera e marrëdhënieve të punës, i njofton personat fizikë dhe juridikë të përmendur kryerës te kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy tentativa të njëpasnjëshme për të dorëzuar NJOFTIM bashkëngjitur  me kërkesën për fillimin e procedurës kundërvajtëse nga  parashtruesi i autorizuar i cili nuk është në gjendje ta paraqesë atë me dorëzim personal tek:
1. “ALFA AVENIJA DOOEL” Shkup, me seli në rrugën Jadranska Magistrala nr. 80, kati 2, Vizbeg, Shkup, me NVT 4038019514767 për lenden nr. 20-5526/21 me kerkese per kundërvajtje  IP1 nr. 0907-381 te dt. 30.07. 2021.
2. “DTUP URBAN BURGER DOOEL” Shkup, me seli ne rr. Franklin Ruzvelt, nr. 63-1 – Shkup, me NVT 4057012518230, për lenden nr. 20-6011/21 sipas kërkesës për kundervajgje IP1 nr. 09-317 te dt. 02.07.2021 dhe IP1 nr. 09-247 te dt. 02.07.2021.
3. “DORA- MB DOOEL” – Shkup me seli ne rr. Zhan Zhores, nr, 25-4, Gazi Babe, me NVT 4043019526718, për lenden nr. 19-5437/1 sipas kërkesës për kundërvajtje IP1 09-467 te dt. 27.07.2021.   

Ftohen personat fizikë dhe juridikë të lartpërmendur brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendosjen e kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev 14, Shkup, në cilësinë e palës për marrjen e NJOFTIMEVE te mësipërme me kërkesën e bashkangjitur për fillimin e procedurës kundërvajtëse nga parashtruesi i autorizuar, çdo ditë pune nga ora 7: 30-16:30, mbi të cilën brenda 3 (tre) ditëve do të mund të prononcohen me shkrim lidhur me faktet dhe provat e cekura në kërkesën për ngritjen e procedurës për kundërvajtje.

Paralajmërim: Ky njoftim publik në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të konsiderohet si një parashtrim i rregullt, që është në përputhje me nenin 56 paragrafi 6 dhe nenin 57 paragrafi 4 të Ligjit për kundërvajtje.

Në bazë të nenit 60 paragrafit 3 të Ligjit për Kundërvajtje, organi për kundërvajtje do ta njoftojë kryesin e kundërvajtjes për të cilën i ngarkohet dhe do ta udhëzojë që në afat prej tri ditësh nga dita e pranimit të njoftimit të ketë të drejtë të deklarohet mbi  faktet dhe provat.

Nëse personat e lartpërmendur brenda 3 ditëve pas pranimit nuk prononcohen për kërkesën e  parashtruar, Komisioni sipas detyrës zyrtare do t’i grumbullojë dëshmitë dhe do të përcaktojë situatën faktike të nevojshme për të vendosur mbi kundërvajtjen, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i bartë vetë pala.

Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.