Publikuar më dt.03.03.2023

Në bazë të nenit 56 paragrafi 5 dhe nenit 57 paragrafi 4  të Ligjit për kundërvajtje ("Gazeta Zyrtare e RMV" nr. 96/2019), Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje në fushën e marrëdhënieve të punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale bën këtë publikim në ueb faqen të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale:

NJOFTIM PUBLIK PËR DORËZIM 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komisionet për vendosjen e kundërvajtjeve në fushën e marrëdhënieve të punës e informon subjektin e përmendur juridikë dhe fizik kryerës të kundërvajtjeve sipas Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, se ka bërë dy përpjekje të njëpasnjëshme për të dorëzimin e NJOFTIMIT me shtojcë Kërkesë e parashtruar për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar i cili nuk është në gjendje t’i dorëzojë me dorëzim personal tek:

1. Shoqëria për prodhim, tregti, shërbime dhe turizëm VIVO GRUP MARKETI SHPKPV eksport-import Shkup, me seli në rr. “Kaçaniçki Pat”, nr. 198 A Shkup – Butel, me NVT 4038016510639, për njoftimin nr. 19-2707/5  dt. 04.11.2022; personi përgjegjës Benjamin Ajrullovski, me adresë banimi në rr. “Makedonska-kosovska brigada 5”, nr. 26 A Shkup         

Ftohen subjektet e lartpërmendura fizike dhe juridike brenda 8 (tetë) ditëve nga dita e publikimit të këtij njoftimi, të paraqiten në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Komisioni për vendimmarrje për kundërvajtjeve në rrugën Dame Gruev. 14, Shkup, në cilësinë e palës për pranimin e NJOFTIMEVE të lartpërmendura me shtojcë Kërkesë e parashtruar për inicimin e procedurës për kundërvajtje nga parashtruesi i autorizuar çdo ditë pune nga ora 7:30-16:30, mbi të cilën brenda 3 (tre) ditëve do të munden me shkrim të prononcohen lidhur me faktet dhe provat e theksuara në kërkesën për inicimin e procedurës për kundërvajtje. 

Paralajmërim: Kjo kumtesë me  njoftim publik në ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të konsiderohet si dorëzim i rregullt, që është në përputhje me nenin 56 paragrafi 6 dhe nenin 57 paragrafi 4 i Ligjit për kundërvajtje.

Në bazë të nenit 60 paragrafi 3 të Ligjit për kundërvajtje, autoriteti kundërvajtës do të njoftojë autorin e kundërvajtjes që ngarkohet dhe e orienton që brenda tre ditëve nga pranimi i njoftimit ka të drejtë të prononcohet për faktet dhe provat.

Nëse personat e mësipërm brenda 3 ditëve nga pranimi nuk prononcohen sipas kërkesës së parashtruar, Komisioni sipas detyrës zyrtare do t’i grumbullojë provat dhe do të përcaktojë situatën faktike të nevojshme për kundërvajtjen, kurse pasojat negative që mund të ndodhin i bartë vetë pala.


Komisionet për vendimmarrje për kundërvajtje nga sfera e marrëdhënieve të punës


Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.