MBIKËQYRJA INSPEKTUESE

Ministria realizon mbikëqyrje inspektuese ndaj zbatimit dhe aplikimit të ligjeve dhe rregullave tjera të sferës së mbrojtjes sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, ndaj institucioneve për mbrojtje sociale dhe personave tjerë juridik dhe fizik që kryejnë punë të caktuara nga mbrojta sociale si veprimtari profesionale dhe institucionet publike dhe private për fëmijë, çerdhet e fëmijëve, pushimoret e fëmijëve dhe personat e tjerë fizik dhe juridik që kryejnë punë të caktuara nga sfera e mbrojtjes së fëmijëve si veprimtari profesionale.


Mbikëqyrja inspektuese përfshinë:

  • Mbikëqyrjen ndaj zbatimit dhe aplikimit të këtyre dhe ligjeve tjera, si dhe aktet e përgjithshme dhe të veçanta të miratuara në bazë të tyre, me të cilat janë rregulluar punët nga sfera e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve;
  • Mbikëqyrja e punëve me rëndësi për statusin e kryerësit të veprimtarisë së mbrojtjes sociale, të drejtat dhe përkujdesja e edukimi i fëmijëve të moshës parashkollore;
  • Mbikëqyrje për plotësimin e kushteve që kanë të bëjnë me hapësirën, pajisjen dhe kuadrot profesional për realizimin e veprimtarisë së mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve;
  • Mbikëqyrje të realizimit të të drejtave dhe plotësimin e obligimeve të shfrytëzuesve, të përcaktuara me këto ligje;
  • Mbikëqyrje të plotësimit të kushteve të nevojshme për realizimin e punëve të punëtorit profesional ose të tjerëve, në institucionet për mbrojtje sociale persona fizik ose juridik që kryejnë punë të caktuara nga mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve;
  • Përpilimi i evidencës, dokumentacionit dhe raporteve për punën e realizuesve të mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve;
  • Mbikëqyrje të zbatimit të masave të shqiptuara gjatë mbikëqyrjes inspektuese paraprake;


Mbikëqyrja inspektuese realizohet si inspektim i rregullt ose i jashtëzakonshëm, bë bazë të programit vjetor.


Mbikëqyrja e rregullt realizohet së paku njëherë në një periudhë prej tre viteve, te të gjitha institucionet për mbrojtje sociale dhe institucionet për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe personave të tjerë juridik dhe fizik që kryejnë punë të caktuara të mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme zbatohet me detyrë zyrtare, iniciativë nga qytetarët, organet kompetente, organet e tjera, si dhe organizatat dhe personat e tjerë juridik, kur ekziston interes i qytetarit, interes i personave të tretë ose një interes i përgjithshëm.

Gjatë realizimit të mbikëqyrjes inspektuese, inspektori i ka këto të drejta dhe obligime:

  • Me vendim të ndalojë institucionin për mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, si dhe  personat e tjerë juridik dhe fizik që kryejnë punë të caktuara të mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve që të realizojnë masat dhe të ndërmarrin punë që janë në kundërshtim me ligjin;
  • Të iniciojë procedurë për konstatimin e përgjegjësisë kundërvajtëse,
  • Të parashtrojë padi penale deri te prokurori kompetent publik, nëse vlerëson se është shkelur ligji ose ndonjë rregullore tjetër, ndërsa ajo shkelje tërheq përgjegjësi të dënueshme sipas ligjit.
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.