14.03.2024

Vellkovski: “Nuk mund ta kaloj ditën me 120 denarë”, - më thanë pensionistët nga Negotina

“Një strajcë bosh”. Nuk kam mjete, para për të blerë dhe për ta mbushur. Jo për ta mbushur, por vetëm për të vënë të paktën një simite dhe këtë mbrëmje do të ulem ashtu. Këtu është strajca bosh. Nuk mund ta kaloj ditën me 120 denarë”, tha një nga pensionistët nga Negotina, i revoltuar për rritjen e pensioneve prej vetëm 5%.

Këtë e kanë shprehur sot një numër i madh pensionistësh nga Komuna e Negotinës, me të cilët u takua ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski. Kur mjetet buxhetore, paratë e qytetarëve janë shpenzuar për gjëra të tjera në shtatë vitet e fundit, është normale që nuk ka para për pensionistët, sipas Vellkovskit.

“Ky 5% i mjerueshëm tani në prill që duhet të marrësh si i thonë rritje, nuk ka të bëjë me rritje, por është harmonizim pensioni. Kush të dojë të më korrigjoj, unë i qëndroj qëndrimit që kam miratuar se 5% e pensioneve që ju merrni këtu më së shumti në këtë sallë, dhe supozoj se i kanë nën minimumin, nën 20 mijë, për të mos thënë që këtu ka njerëz që marrin 13-14 ose 15.000 denarë. Dhe ka shumë prej jush të tillë. Prandaj jam sot i drejtë dhe po flas sinqerisht para jush”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Gjoko Vellkovski para pensionistëve nga Negotina.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.