18.03.2024

Velkovski: Krim milionësh në MPPS me ndihmën sociale

Në llogaritë e përfituesve të mjeteve për ndihmë të garantuar minimale janë kryer 2252 pagesa të paligjshme, me të cilat është kryer krim milionësh në MPPS përmes shpërdorimit të sistemit të mbrojtjes sociale dhe pagesës së paligjshme dhe të kundërligjshme të këtyre mjeteve, njoftoi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Velkovski.

“Për të sqaruar situatën për publikun, kemi të bëjmë me mbi 2200 përfitues që kanë marrë ndihmë të garantuar minimale dhe pension social dhe kanë deklaruar se nuk posedojnë automjet dhe sipas të dhënave të MPB-së janë pronarë të një automjet të tillë. Gjatë kontrollimit të bazave të të dhënave muaj më parë, në sistem qëndron se këta persona zotërojnë automjet, por është e pashpjegueshme sesi shërbimet nuk kanë vepruar në lidhje me të njëjtën gjë, e cila ka vazhduar pagesën e fondeve, e cila ka shkaktuar dëme milionëshe në buxhetin e Ministrisë. Kemi njohuri fillestare se para disa muajsh është vërejtur edhe pagesë retroaktive e mjeteve, e cila ka hapur dyshim të madh për keqpërdorime të bëra në institucionet nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, sqaron ministri Velkovski.

Manipulimi është sistematik dhe me gjasë në të janë përfshirë shumë persona, konsideron ai, për të cilin është nisur një inspektim i jashtëzakonshëm për të zbuluar autorët e këtij krimi milionësh në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

“Qëllimi im si Ministër i Punës dhe Politikës Sociale është që të njoftoj gjithë opinionin e vendit se çfarë ka ndodhur në dikasterin që unë drejtoj sot dhe të mos lejoj që të ndodhë ky lloj manipulimi i sistemit. Për ta bërë më të qartë, një nga kushtet për ushtrimin e të drejtave është kontrolli i gjendjes financiare, sociale dhe pasurore të përfituesit, pra të mos zotërojë automjet, si dhe të ardhura të fituara mbi baza të tjera. “Shërbimet inspektuese të ministrisë tashmë nga sot kanë filluar inspektimet e jashtëzakonshme me qëllim të zbulimit se kush qëndron realisht pas këtij krimi milionësh”, tha Velkovski.

Siç ka sqaruar më herët ministri Velkovski, numri i përgjithshëm i keqpërdorimeve të zbuluara është për 2252 persona, përkatësisht:

Berovë – 15; Manastir -166; Vallandovë – 23; Veles – 98; Vinicë – 11; Gjevgjeli – 9; Gostivar – 164; Dibër – 31; Dellçevë – 3; Demir Hisar – 3; Kavadarci – 23; Kërçovë – 49; Koçani – 18; Kratovë – 4; Kriva Pallankë – 9; Krushevë - 22; Kumanovë - 235; Makedonski Brod - 6; Negotinë – 4; Ohër – 40; Prilep – 229; Probishtip – 1; Radovish – 56; Resnjë – 1; Sveti Nikollë - 6; Shkup 714; Butel – 45; Gazi Babë – 79; Karposh – 125; Kisella Voda - 155; Qendër – 38; Çair– 151; Shuto Orizari – 121; Strugë – 32; Strumicë – 70; Tetovë – 150; Shtip - 59.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.