07.03.2024
Takimi i Sekretarit Shtetëror Bexheti me përfaqësues të Misionit të Ekspertëve në kuadër të projektit EU Socieux
Sot në ambientet e MPPS-së Sekretari Shtetëror, Flakron Bexheti pati një takim pune me përfaqësues të Misionit të Ekspertëve në kuadër të projektit të EU Socieux të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian për shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve në kuadër të skemës për koordinimin e sistemeve të sigurimit social.
Në të njëjtën kohë, Sekretari Shtetëror Bexheti hapi punëtorinë dhe theksoi përkushtimin për këtë projekt në të mirë të qytetarëve. Në kuadër të kësaj puntorie u shkëmbyen mendime dhe informacione për përgatitjen e kapaciteteve të institucioneve për sistemin e sigurimit social në lidhje me përshtatjen dhe integrimin e ardhshëm të sistemeve të pensioneve, invaliditetit, shëndetësisë dhe sigurimit social dhe për integrimin e tij në mekanizmat e koordinimit të të dhënave për integrimin e ardhshëm në EESSI (Shkëmbimi Elektronik i Informacionit të Sigurimeve Social).
