22.03.2024

Seanca e dytë e Këshillit Ekonomik dhe Social -

Paga minimale neto 22 567 denarë

Në seancën e dytë të sotme të KES-it u diskutuan disa pika, duke përfshirë përcaktimin e masës së pagës minimale, zbatimin e planit të punës së rishikimit të profesioneve për periudhën 2023, Raportin për punën e Inspektoratit Shtetëror të Punës për vitin 2023 dhe Informacion mbi pjesëmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë në qershor 2024.

Sa i përket pagës minimale, sipas nenit 4 të ligjit për pagën minimale, shuma e pagës minimale në masën bruto për muajin mars të çdo viti përshtatet në: 50% të rritjes së pagës mesatare neto të paguar, për vitin paraprak, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë dhe 50% të rritjes së indeksit të kostos së jetesës, për vitin paraprak, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.

Rritja në bazë të pagës mesatare neto të paguar është 14.9% sipas njoftimit nr. 4.1.24.16 datë 22.02.2024 të Entit Shtetëror të Statistikës, dhe rritja e indeksit të kostos së jetesës është 9,4% sipas të dhënave të ESHS-së të publikuara me njoftimin 4.1.24.02 datë 09.01.2024.

Sipas nenit 4 të Ligjit për pagën minimale për vitin 2023, duhet të harmonizohet:

50% e 14.9% = 7.45%

50% nga 9.4% = 4.70%

7,45% + 4,70% = 12,15%, ku paga

minimale për vitin 2023 në vlerë prej 29,739 denarë, e harmonizuar, gjegjësisht e rritur për 12,15%, e jep pagën minimale për vitin 2024, respektivisht është 29,739 + 12.15%  = 33.352 denarë dhe 22.567 denarë në shumën neto.

Në raport me pagën minimale për vitin 2023, paga minimale për vitin 2024 do të ketë rritje prej 3.613 denarë në bruto, përkatësisht 2.392 denarë në shumën neto.

Raporti i punës së Inspektoratit Shtetëror të Punës për vitin 2023 përmban numrin e inspektimeve në fushën e marrëdhënieve të punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë, numrin e masave të inspektimit, numrin e mbikëqyrjeve të inspektimeve, numrin e kërkesave për kundërvajtje të paraqitura për autorët e kundërvajtjes dhe rezultatet nga kërkesat për kundërvajtje të evidentuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Në lidhje me planin e punës së rishikimit të profesioneve për periudhën 2023 janë përgatitur 10 profesione sipas planit të planifikuar të punës për rishikimin e profesioneve për periudhën 2022 - 2026, dhe përgatitja e profesioneve shkon sipas metodologjisë së parashikuar.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.