04.03.2024

Deinstitucionalizimi nuk duhet të bëhet një proces kuazi-reformash

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, realizoi takim me drejtorët e institucioneve publike në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Njerëzit e parë të këtyre institucioneve u shprehën se procesi i deinstitucionalizimit duhet të pësojë ndryshime sa i përket personelit, veçanërisht për përdoruesit me aftësi të kufizuara në zhvillimin intelektual dhe fizik.

Komunitetet rezidenciale dhe shtëpitë e grupeve të vogla janë një proces i shtrenjtë që i kushton shumë shtetit dhe duhet kërkuar një mënyrë për qëndrueshmërinë e tij.

Vellkovski deklaroi se është përkrahës i madh i këtij procesi dhe se çështja për momentin është se çfarë të bëhet më pas dhe se nuk duhet të ndalet në gjysmë të rrugës.

Fjala deinstitucionalizim fatkeqësisht nuk kuptohet nga paraardhësit e mi. Nuk nënkupton transformim të institucioneve, por mbështetje të familjeve biologjike dhe kujdestare. Nuk ka atmosferë më të mirë për jetën se sa familja. Asnjë komunitet banimi, asnjë shtëpi e vogël grupore, sado e praruar, nuk mund të zëvendësojë familjen natyrore - deklaroi Vellkovski.

Në periudhën e ardhshme nuk do të lejojmë kuazi-reforma të nëpërkëmbin përfituesit dhe institucionet. Do të kërkohen mënyra për të çuar përpara këtë proces, por mbi të gjitha me qëndrueshmërinë e sistemit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.