25.01.2024

Trençevska: Vend për 100 fëmijë të rinj në institucionin parashkollor në Gostivar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Flakron Bexheti, zyrtarisht shënuan fillimin e funksionimit të zgjerimit të kopshtit “Gëzimi i fëmijëve” në Gostivar. Shtesa e re e ndërtimit është një investim i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale me mbështetjen financiare të Bankës Botërore.

“Përkushtimi, vizioni i përbashkët dhe angazhimet për një të ardhme më të mirë janë dëshmi sot se ato japin fryte. Së bashku shënojmë fillimin zyrtar të punës për zgjerimin e kopshtit “Gëzimi i fëmijëve” në Gostivar me shtimin e pesë klasave, njëra prej të cilave është çerdhe. Shtesa është projektuar për 100 fëmijë”, tha Trençeveska.

Në fjalën e saj ajo theksoi se një nga karakteristikat kryesore të zgjerimit të kopshtit është mënyra ekologjike e ngrohjes me pelet, e cila jo vetëm përputhet me standardet më të larta, por thekson edhe përgjegjësinë e shtetit ndaj ruajtjes së natyrës.

“Asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e paçmuar të Bankës Botërore, mbështetja financiare e së cilës prej mbi 34 milionë denarë luajti rol kyç në realizimin e këtij projekti. Ne shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për investimin e tyre në të ardhmen e fëmijëve tanë. Që nga viti 2017, qeveria ka investuar në 81 kopshte, ku 16 prej tyre janë realizuar përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale. Vetëm në vitin 2023 tre kopshte të reja në Gjorçe Petrov, Karposh dhe Probishtip hapën dyert për fëmijët nga komunat, duke rritur kapacitetin akomodues për 324 fëmijë”, theksoi Trençevska në fjalimin e saj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.