18.01.2024

Trençevska: Vazhdojmë me bashkëpunimin me komunat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në takim me kryetarët e komunave, shpalli thirrjen për aplikim për grant për krijimin e vendeve shtesë në institucionet parashkollore përmes përshtatjes së objekteve ekzistuese.

Thirrja publike u zbatua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale dhe mbështetjes financiare nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Thirrja është në kuadër të komponentit 2 të projektit – “Zgjerimi i aksesit dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve parashkollore” ku financohen projekte për krijimin e kapaciteteve shtesë në institucionet parashkollore përmes përshtatjeve të objekteve ekzistuese. 

“I inkurajoj të gjitha komunat që janë në zonat rurale të aplikojnë, kështu do të mbulojmë fëmijët më të rrezikuar që jetojnë larg kopshtit. Mbrojtja e fëmijëve mbetet prioriteti ynë. Kjo është arsyeja pse ne po iniciojmë bashkëpunime me qeveritë lokale që do të kontribuojnë në mundësitë e barabarta për të gjithë fëmijët”, tha Trençevska.

Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 1 prill 2024.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.