11.01.2024
Trençevska - Syo: Qasja e barabartë për të gjithë fëmijët në kopshte është në vend të parë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka takuar sot ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Suo. Në takim u diskutua për mundësimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse për çdo fëmijë në kopshtet në territorin e vendit tonë, temë kjo që është pjesë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës.
Vitin e kaluar, me mbështetjen e ambasadës kineze, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale realizoi ndërtimin e këndeve gjithëpërfshirëse të lojrave dhe pajisjen e dhomave shqisore në kopshtet e fëmijëve në Strumicë, Krushevë dhe Krivogastan.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e ardhshëm në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, duke përmbushur interesat e përbashkëta të të dyja palëve. Në takim u konstatua se në periudhën në vijim do të hapen kënde të tilla gjithëpërfshirëse të lojërave dhe dhoma ndijore në Strumicë, Veles dhe Gjevgjeli.