18.01.2024

Trençevska: Ne jemi mbështetës besnikë të Unionit të Luftëtarëve dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në aktivitetet e tyre

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte pjesë e podiumit LNÇ 1944-2024 të organizuar nga Unioni i Luftëtarëve. Ministrja ishte në podium së bashku me kryetarin e Unoinit të Luftëtarëve, Nikolla Stojanovski, Ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe Ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

Në fjalën e saj ajo theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është përkrahëse besnike e Unionit të Luftëtarëve, duke theksuar se është një organizatë që përfshin shpirtin, trashëgiminë dhe mesazhet e thella të luftëtarëve maqedonas, veçanërisht të atyre që avokojnë për për kauzën e shtetësisë. Ministrja iu referua edhe mbështetjes së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ndaj Unionit të Luftëtarëve.

“Kam kënaqësinë të ndaj se përmes buxhetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, kemi arritur të lehtësojmë një barrë të konsiderueshme duke shlyer një borxh prej 5,5 milionë denarë që e ka rënduar LNÇ deri në vitin 2016. Qëllimi i një ndihme të tillë ishte të sigurohej që ata të mund të vazhdonin punën e tyre jetike. Njëkohësisht nga buxheti për këtë vit kemi ndarë një milion e dyqind mijë denarë për aktivitetet e Unionit”, tha Trençevska.

Ministrja tha se përveç mbështetjes së dhënë nga ministria, unionit, ajo avokon edhe për të moshuarit më të rrezikuar në vend.“Për pensionistët me të ardhura deri në 14.000 denarë në muaj do të marrin nga 3.000 denarë. Ata me pensione nga 14.000 deri në 16.000 denarë do të marrin 2.000 denarë, ndërsa pensionistët me të ardhura nga 16.000 deri në 19.000 denarë në muaj do të marrin 1.500 denarë. “Kjo iniciativë është dëshmi e përkushtimit tonë për mirëqenien e qytetarëve tanë të moshuar”, tha Trençevska.

Në fund të takimit, ministrja tha se angazhimet janë dëshmi e përkushtimit të palëkundur për të respektuar të kaluarën dhe për të mbrojtur të ardhmen.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.