18.01.2024

Trençevska: Jemi të përkushtuar që të gjithë të mbrojturit e MPPS-së t'i përfshijmë në tregun e punës përmes kualifikimit të tyre të mëtutjeshëm

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Vaska Leontiq, drejtoreshë e qendrës private të trajnim profesional “Akademija Leontiq”, e cila do të mundësojë bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Qendrës për Trajtim Profesional.

Nënshkrimi i memorandumit do të mundësojë bashkërendimin e ndërsjellë të ngushtë, planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve në funksion të përfshirjes sociale, pavarësisë dhe përfshirjes në tregun e punës të fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror të vendosur në familje kujdestare ose në një shtëpi të vogël grupore, të fëmijëve me paaftësi në zhvillim që kujdesen në institucione, janë përfituese të mbrojtjes joinstitucionale ose jetojnë me familjet e tyre biologjike, nëna beqare që nuk janë të punësuara dhe nuk kanë kualifikime profesionale, familje të pafavorizuara sociale që kanë nevojë për punë dhe të rritur që nuk janë të punësuar ose të cilët kanë nevojë për punë shtesë.

Trençevska, për nënshkrimin e memorandumit, vizitoi edhe qendrën e trajnimit së bashku me repartet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe ishte pjesë e aktiviteteve të tyre, me të cilat u mundësua demonstrimi i përvojës dhe njohurive të fituara nga trajnimet tashmë të mbajtura.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.