16.01.2024

Trençevska: Fëmijët mbeten prioriteti ynë, si dhe bashkëpunimi me UNICEF-in

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot përfaqësuesen e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Patricija DiXhovani. Në takim u diskutua për prioritetet e ardhshme në bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it.

Trençevska dhe DiXhovani theksuan se Garancia për fëmijë do të jetë prioritet në periudhën e ardhshme sepse nga ky program pritet sukses i veçantë dhe përmirësim i cilësisë së jetës së fëmijëve në vend. Gjithashtu u diskutua për investimin në përforcimin e kapaciteteve të stafit në kopshte në fushën e ushqyerjes së duhur të fëmijëve në kopshte.

Ministrja theksoi se aktualisht po forcohet personeli që planifikon ushqimin e fëmijëve në kopshte dhe se mbështetja e UNICEF-it në këtë fushë do të kontribuojë realisht në përmbushjen e qëllimit të përbashkët.

Tema e fundit e bisedës ishte nisma “Walk and Talk”e cila u përmbyll si një aktivitet pozitiv ku përfshiheshin më shumë se 500 të rinj. Trençevska theksoi se hapat e saj të ardhshëm do të jenë në promovimin e rëndësisë së shëndetit mendor tek të rinjtë. Duke theksuar se për të është e një rëndësie të veçantë kthimi i të rinjve drejt një mirëqenieje më të madhe që kontribuon në një cilësi më të mirë jetese.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.