31.01.2024

Takimi Vellkovski-Di Xhovani: MPPS dhe UNICEF do të avokojnë për avancimin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve në vend

Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it ishte tema e takimit të parë zyrtar të sotëm ndërmjet ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko VeLlkovski, dhe përfaqësueses së UNICEF-it, Patricia Di Xhovani.

Në takim u theksuan prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku ministri Velkovski e theksoi qartë përkushtimin për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve, si dhe ngritjen e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.

“Si ministër i Punës dhe Politikës Sociale, do të mbroj interesat më të mira të fëmijëve, do të qëndroj me vendosmëri dhe forcë pas të drejtave të çdo fëmije dhe do të luftoj për investime më të mëdha në kapitalin njerëzor, sepse këtu qëndron e ardhmja jonë”, tha Vellkovski.

Gjithashtu, ministri theksoi se vëmendje e veçantë do t'i kushtohet avancimit të mbrojtjes sociale, gjegjësisht ndërtimit të një sistemi që do të integrojë qytetarët në shoqërinë aktive.

Proceset e deinstitucionalizimit, mbrojtja e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe mbrojtja sociale dhe e fëmijëve janë një prioritet kryesor për partnerin e fortë strategjik UNICEF.

Kjo u konfirmua nga Di Xhovani, e cila tha se UNICEF do të vazhdojë të marrë pjesë në krijimin e politikave kombëtare dhe të mbështesë aktivitetet e ministrisë në këto fusha dhe në të ardhmen.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.