11.01.2024

NJOFTIM PËR MEDIAT LIDHUR ME AKSIDENTIN E RËNDË NË PUNË ME PASOJAT FATALE, NDODHUR MË DATË 08.01.2024

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Inspektorati Shtetëror i Punës i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, duke njoftuar ngjarjen tragjike të një aksidenti kolektiv në punë ku u përfshinë dy punëtorë me pasojë vdekjen e një punëtori  O.T. dhe një lëndim më i rëndë në punë i punëtorit tjetër S.J.

Aksidenti ka ndodhur më datë 08.01.2024 (e hënë), rreth orës 10:30, në një fermë afër fshatit Amzabegovë, Shën Nikollë, në lokacionin – një pusetë e tipit të hapur e vendosur në një zonë të hapur pranë Lagunës dhe Sallës 1 si pjesë e fermës dhe është pjesë e një sistemi për marrjen dhe transferimin e plehut të lëngshëm për nevojat bujqësore.

Inspektorët shtetërorë të punës kanë kontrolluar ngjarjen për konstatimin e gjendjes faktike dhe kontrollin e dokumenteve në personin juridik për respektimin e rregulloreve nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe marrëdhëniet e punës.

Inspektorët shtetërorë të punës pas kontrolleve të jashtëzakonshme kanë konstatuar se nuk janë marrë masat e duhura në përputhje me rregulloret në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, përkatësisht:

- Punëdhënësi lejoi qasjen e punëtorëve të punësuar O.T. dhe S.J. në vendet e punës ku ata ishin të ekspozuar ndaj rreziqeve serioze dhe specifike, dhe në të njëjtën kohë nuk merrnin udhëzime të posaçme për punë, nuk kishte shenja rreziku, paralajmërim dhe shenja të sjelljes së detyrueshme në vendin e punës.

- Punëdhënësi nuk ka përgatitur dhe zbatuar një deklaratë sigurie duke zbatuar një procedurë për vlerësimin e rrezikut në vendin e punës së asistent-përgjegjësit ku punonte punëtori tashmë i ndjerë O.T. dhe në pozitën e punëtorit të përgjithshëm ku punonte punëtori i dëmtuar S.J.

- Punëdhënësi nuk ka ofruar trajnim adekuat në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në bazë të një programi për punët specifike të ndihmës së punëtorit dhe punëtorit të përgjithshëm.

- Punëdhënësi nuk ka siguruar pajisje adekuate mbrojtëse personale për dy punëtorët e lënduar.Në bazë të gjendjes faktike të konstatuar nga Inspektorët Shtetëror të Punës do të dërgohet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për veprime të mëtutjeshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.