27.03.2025

Limani: Ndërtimi i urave të bashkëpunimit, të ndjenjës së përbashkimit, të mbështetjes, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e rinisë sonë

Sot u mbajt seanca e katërt e Trupit këshillëdhënës të projektit “Të rinjtë për inkluzion, barazi dhe besim”, i cili synon të forcojë rolin e të rinjve në promovimin e rritjes së mirëkuptimit të ndërsjellë, narrativës konstruktive, respektimit të diversitetit dhe ndërtimit të besimit.

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia, janë bashkëkryetarë të Trupit, i cili përfshin shumë agjenci të OKB-së në vend - UNFPA, UN WOMEN, UNESCO, UNDP, UN RCO.

Në fjalën e tij para anëtarëve të trupit, ministri Limani shprehu mirënjohjen për të gjitha palët e përfshira në këtë aktivitet dhe shprehu besimin në vazhdimin e punës partneriteti në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe mundësive për të rinjtë tanë.

“Me këtë rast dua të theksoj rëndësinë e unitetit dhe përpjekjeve tona të përbashkëta në realizimin e synimeve të këtij projekti, i cili lidh të rinjtë nga rajoni. Ndërtimi i urave të bashkëpunimit, të ndjenjës së përbashkimit, mbështetjes, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e rinisë sonë. Përfshirja e të rinjve në krijimin dhe zbatimin e politikave, ofrimin e arsimit, përvetësimin e aftësive dhe shkëmbimin e përvojave mes të rinjve të rajonit krijon një ndjenjë kolektive të përkatësisë dhe rëndësisë së çdo të riu”, porositi Limani. 

Ai e trajtoi edhe çështjen e tragjedisë së tmerrshme në Koçani ku humbën jetën 59 të rinj, duke theksuar se është një humbje e madhe për të gjithë ne, e cila do të mbahet mend përgjithmonë. Ai theksoi se kjo humbje është një alarm tjetër për të gjithë ne që duhet të punojmë edhe më shumë dhe me përkushtim për të mbrojtur rininë tonë, për të punuar në sigurimin e kushteve më të sigurta për rritjen dhe zhvillimin e tyre, si dhe mbështetje edhe më të madhe për realizimin e potencialit të tyre.

”Për të arritur ndërgjegjen kolektive, duhet të fillojmë me zgjimin e vetëdijes individuale dhe një qasje individuale. Çdo njeri duhet të fillojë nga vetvetja. Duke bërë edhe më shumë se mundësitë e tij për të ofruar një jetë më të mirë cilësore për të rinjtë e saj”, tha Limani. 

Ai u bëri thirrje të rinjve se secili prej tyre është bartës ndryshimi dhe secili prej tyre ka fuqinë të lërë një shenjë pozitive në botë. Ndaj, le të vazhdojnë të luftojnë për idetë e tyre, sepse e ardhmja është pikërisht ajo që ne do të ndërtojmë së bashku.

Në fund, ministri Limani të pranishmëve u dëshiroi shumë suksese në realizimin e projektit dhe  i falënderoi të gjitha palët e përfshira në projekt!

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.