Program i BE-së “Punësimi dhe inovacionet sociale” EaSi (employment and social innovation - EaSi)

Programi “Punësim dhe inovacione sociale” – EaSi (Employment and Social Innovation - EaSi) është një instrument financiar i Bashkimit Evropian me të cilin drejtpërdrejtë menaxhon Komisioni Evropian. Programi siguron përkrahjen e punësimit, politikës sociale dhe mobilitetit të fuqisë punëtore në BE. Me këtë instrument financohet zhvillimi dhe testimi i zgjidhjeve inovative për nxitjen e rritjes së qëndrueshme afatgjate dhe vendeve të punës, uljes së dallimeve ndërmjet shteteve anëtare dhe arritjen e përparimit në drejtim të uljes së pabarazisë sociale.

Programi EaSi përbëhet nga tri nën programe:

  • Progresi – Modernizimi i politikave të punësimit dhe politikave sociale
  • Mikrofinancimi i sipërmarrësisë sociale
  • EURES – Avancimi i mobilitetit të fuqisë punëtore

Republika e Maqedonisë ka lidhur Marrëveshje me Komisionin Evropian për pjesëmarrje në programin EaSi. Marrëveshja u nënshkrua më 31.01.2015 në Shkup dhe më datë 30.03.2015 në Bruksel. Për të hyrë në fuqi, u zbatua procedura e ratifikimit të Marrëveshjes nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në programin e Bashkimit Evropian “Punësimi dhe inovacionet sociale” që u publikua në Gazetën zyrtare të RM. nr.125 nga 24.07.2015. Marrëveshja mundëson pjesëmarrje në nën programet PROGRES dhe Mikrofinancim dhe sipërmarrësi financiare. Republika e Maqedonisë nuk ka të drejtë të marrë pjesë në aktivitetet e nën programit EURES.

Qëllimet e programit ЕаSi

  • Koordinimi i aktiviteteve në nivel BE dhe kombëtar në fushën e punësimit dhe çështjeve sociale.
  • Mbështetja e zhvillimit të një sistemi adekuat të mbrojtjes sociale dhe politikave të tregut të punës duke forcuar qeverisjen e mirë, mësimin e ndërsjellë dhe inovacionin social.
  • Modernizimi i legjislacionit të BE-së dhe zbatimi efektiv i ligjit të BE-së.
  • Rritja e lëvizshmërisë gjeografike të fuqisë punëtore.
  • Rritja e disponueshmërisë dhe aksesit në mikrofinanca për grupet e rrezikuara dhe mikro-ndërmarrjet dhe rritja e aksesit në financa për ndërmarrjet sociale.

EaSi në numra   

  • Gjithsej buxheti: 919 469 000 euro me çmime aktuale
  • Ndarja indikative e fondeve: 61% për PROGRES, 21% për Mikrofinancat dhe sipërmarrjen sociale dhe 18% EURES
Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.