06.08.2025

Vazhdimi i afatit për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve

Lidhur me Thirrjen publike të publikuar për Mbështetje Financiare për Shoqatat dhe Fondacionet me nr. 08-5725/3 të datës 04.08.2025, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon publikun se afati i aplikimit është shtyer deri më 02.09.2025, pra 30 ditë nga data e publikimit të thirrjes publike.

Ministria punoi intensivisht në përgatitjet për zbatimin e programit dhe ndarjen e fondeve me qëllim që organizatave rinore t'u sigurohet qasje në kohë në mbështetje financiare dhe zbatimi i projekteve të rëndësishme deri në fund të vitit.

Ne jemi të vetëdijshem për rëndesinë e transparencës dhe gjithpërfshirjes në proces, dhe për këtë arsye mbetemi të hapur për komunikim me të gjitha palët e interesuara.

Kjo thirrje është vetëm një pjesë e aktiviteteve tona dhe gjatë vjeshtës do të ketë thirrje dhe mundësi shtesë për përfshirjen rinore në krijimin dhe zbatimin e politikave rinore.

Ne i inkurajojmë të gjitha organizatat të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar, dhe për të gjitha pyetjet dhe mbështetjen, ne jemi në dispozicion përmes kanaleve tona zyrtare.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.