25.08.2025

Të rinjtë nga rajoni marrin pjesë në Shkollën Verore për Barazi Gjinore në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, i përshëndeti sot të rinjtë- pjesëmarrës të Shkollës Verore për Barazi Gjinore, e cila zhvillohet nga 25-28 gusht në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor.

Shkolla Verore për Barazi Gjinore i bashkoi të rinjtë deri në moshën 35 vjeç nga rajoni - të punësuar në administratë dhe ka për qëllim përforcimin e njohurive rreth barazisë gjinore dhe që të rinjtë t’i kuptojnë përfitimet e integrimit të perspektivës gjinore në politika dhe buxhete publike.

E njëjta po zbatohet në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ.

Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë një hap të rëndësishëm në këtë fushë, duke krijuar një Qendër Burimesh për Hartimin e Politikave dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor - një mekanizëm institucional që mundëson zbatimin sistematik dhe të qëndrueshëm të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

“Pjesëmarrja juaj këtu, nga vende të ndryshme të rajonit,ka rëndësi të madhe. Barazia gjinore nuk njeh kufij - sfidat tona janë të përbashkëta, por të përbashkëta janë edhe edhe zgjidhjet. Besoj se kjo Shkollë Verore do të jetë vendi ku këto ide do të zhvillohen, do të përforcohen dhe do të shndërrohen në iniciativa konkrete, të cilat do të gjejnë zbatim në institucionet dhe komunitetet tuaja. Investimi në mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët paraqet investim në të ardhmen tonë - për një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe më të forte”- tha Ministri Limani.

Svetlana Zdravkovska, menaxhere projekti nga radhët e GIZ-it, në fjalimin e saj drejtuar të rinjve theksoi se GIZ-i i mbështet institucionet në nivel qendror dhe lokal në zbatimin e axhendave reformuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ndër drejtimet kryesore në këto axhenda janë zhvillimi i politikave të ndjeshme ndaj gjinisë, vendosja e buxhetimit gjinor dhe sigurimi i përfshirjes. Këto prioritete kontribuojnë në ndërtimin e shoqërive të drejta dhe të qëndrueshme. Për më tepër, rëndësia e tyre është njohur edhe në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili synon të kontribuojë në ndërtimin e shoqërive demokratike dhe gjithëpërfshirëse përmes bashkëpunimit rajonal.

Barazia gjinore, si nxitës i progresit rajonal është një mesazh thelbësor që e thekson faktin se pa barazi gjinore, këto qëllime nuk mund të arrihen” -tha Zdravkovska.

Folësit i inkurajuan të rinjtë të marrin pjesë aktive, të shkëmbejnë mendime dhe propozime konkrete që do të kontribuojnë në përforcimin e politikave publike dhe praktikave institucionale në vendet e tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.