15.10.2021

Shahpaska: Me mbindërtimin e kopshtit në Kriva Pallankë do të përkujdesen edhe 102 fëmijë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, inspektoi në mbindërtimin e katit të ri të objektit ekzistues “Potocinja” të kopshtit “Detelinka”, i vendosur në qendrën e Kriva Pallankës. Me mbindërtimin e këtij kopshti rritet kapaciteti për përkujdesje të fëmijëve të moshës parashkollore për 102 vende të reja. Objekti që u ndërtua në vitin 1972 bëhet me pesë kënde të reja të lojërave, prej të cilave një është bërë për fëmijët deri në moshën dy vjeçe, ndërsa katër të tjerat janë për grupet heterogjene nga dy deri gjashtë vjeç. Objekti paraqitet sipas standardeve më të reja me çka mundësohet mbrojtja e mjedisit jetësor, sepse me punët ndërtimore parashikohet edhe zëvendësimi i sistemit të vjetër për ngrohje me dru, me sistemin e ri bashkëkohor për ngrohje me peleta.

Me këtë, Reforma sociale jep rezultate në të gjitha vendet në vend, duke mundësuar përfitime për qytetarët, tha Shahpaska.

“Shkalla e zhvillimit të një shoqërie duket sipas mënyrës të cilës i referohemi me fëmijët tanë të cilët janë ardhmëria jonë. Nëse dëshirojmë të flasim për zhvillimin e vendit tonë, atëherë duhet të tregojmë përkujdesje për fëmijët tanë. Ne në Ministri dhe në Qeveri, me vepra treguam se me përkushtim të madh punojmë në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët. Kështu, kujdesemi krijimin e kushteve përkatëse që fëmijët të kenë shpërndarje të barabartë në vend, sepse për ne çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe duhet të fitojë kushte të barabarta për zhvillim. Me të vërtetë jemi krenar së bashkë me komunat realizuam shumë projekte, ndërsa sot në Kriva Pallankë, jemi dëshmitarë të një projekti të tillë, ku së shpejti më të vegjlit e këtij vendi do të përkujdesen, do të shoqërohen dhe do të zhvillohen. Dua t’i falënderojë edhe për bashkëpunimin e mirë me komunën e Kriva Pallankës, sepse ky projekt është dëshmi për domosdoshmëri të bashkëpunimit të afërt të pushtetit qendror dhe lokal për realizimin e suksesshëm dhe të shpejtë të projekteve që janë me interes të qytetarëve”, tha Shahpaska.

“Falë të kuptuarit të raportit të partnerëve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, plotësojmë edhe një premtim të dhënë drejt qytetarëve të Kriva Pallankës, me të cilën më nuk do të ketë listë të pritjes për regjistrimin e fëmijëve në kopsht në këtë pjesë të komunës sonë. Në fazën e ardhshme të mbindërtimit, vëmendje të veçantë do t’i përkushtohet pajisjes së kopshtit të ri me çka hapësira ku fëmijët do të qëndrojnë duhet të jetë e rregulluar në përputhje me nevojat e tyre për lëvizje dhe nxitje të mësimit përmes lojës”, tha kryetari i Kriva Pallankës, Borjanço Micevski.

Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale dhe reforma gjithëpërfshirëse sociale të cilën e zbatojnë Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetje të Bankës Botërore ka për qëllim të rrisë gamën e fëmijëve në kopshte dhe t’i përmirësojë kushtet në sistemin e përkujdesjes parashkollore dhe edukimin nëpër tërë vendin. Në kuadër të Projektit, komunave iu jepen grante për mbindërtimin e objekteve të reja dhe zgjerimin ose ri-alokimin e objekteve ekzistuese në kopshte të fëmijëve dhe qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve. Në këtë mënyrë krijohen baza më të mira për zbatimin e programeve të reja mësimore. Këto trajnime do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

Investimi i plotë i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në mbindërtimin e objektit është mbi 26 milionë denarë, nga të cilat pothuajse 22 milionë denarë janë investuar në punët ndërtimore, ndërsa rreth 4,3 milionë denarë do të investohen në furnizimin e mobiljeve dhe pajisjeve. Mbështetje shtesë financiare siguroi edhe komuna e Kriva Pallankës, në shumë prej pothuajse 1,9 milionë denarë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.