05.07.2021

Ministrja Shahpaska: Rreth 5.000 fëmijë romë përfshihen në projektin “Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor”, ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë, shoqëri që integron dhe nuk ndanë

“Arsimimi në fëmijërinë e hershme luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve dhe ka efekte pozitive të rëndësishme sociale-ekonomike në tërë shoqërinë. Zhvillimi i kuriozitetit intelektual, këmbëngulja, aftësitë shoqërore dhe stabiliteti emotiv gjatë fëmijërisë janë njëjtë të rëndësishme për suksesin e fëmijëve në studimin gjatë gjithë jetës, integrimin shoqëror, zhvillimin personal dhe më vonë, gjatë punësimit”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në ngjarjen e sotme në të cilin u prezantuan rezultatet pozitive të projektit “Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor”.


Heqja e barrierave aktuale për qasje deri te institucionet parashkollore të fëmijëve romë në moshë prej 3 deri 6 vjeç, përfshirja e fëmijëve dhe socializmi i tyre si dhe përforcimi i ndërgjegjes tek prindërit e tyre për rëndësinë e zhvillimit të hershëm fëmijëror dhe arsimimin e fëmijëve të tyre, janë qëllimet që u vendosën me këtë projekt, i cili është me rëndësi të madhe për anëtarët e popullsisë rome.Ministrja Shahpaska informoi se gjatë 15 viteve të kaluara me zbatimin e projektit janë përfshirë falas rreth 5.000 fëmijë nga komuniteti etnik romë në 20 komuna, ndërsa për këtë qëllim janë angazhuar 20 përkëdhelëse rome, si dhe 17 ndërmjetësues që punojnë në projektin, në bashkëpunim me kopshtet, përkëdhelëset dhe ekipin e projektit.


“Me rëndësi të përmendet se fëmijët romë nuk janë të vendosur në grupet e veçuara, por në grupet e integruara së bashku me fëmijët e komuniteteve të tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është edhe një dëshmi se krijojmë shoqëri të barabartë për të gjithë, shoqëri që integron dhe nuk ndanë”, theksoi ministrja.Projekti “Përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor” në vitin shkollor 2020-2021 u zbatua në 20 komuna, me çka u përfshinë gjithsej 120 fëmijë, numër i cili do të ishte ende më i madh nëse nuk do të ishte pandemia me COVID-19 dhe protokollet e shkruara.


“Ajo që në vitin 2006 filloi si projekt, sot është një politikë publike e suksesshme jo vetëm në vend, por në tërë rajonin. Arsimi është parakusht kryesor për integrimin e plotë dhe përfshirjen e popullatës rome”, theksoi drejtori i Fondit Edukativ të Romëve, Rexhepali Çupi.Ministrja Shahpaska theksoi se ky projekt kontribuoi edhe për rritjen e normës së regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë, që dukshëm e përmirëson zhvillimin e fëmijëve romë dhe përfshirjen në sistemin edukativ. Këtë e pohon edhe secili Raport për Progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të Komisionit Evropian, ku ky projekt ishte rekomanduar si model i suksesshëm për rritjen e nivelit të arsimit tek popullsia rome.Bashkëpunimi me Fondin Edukativ të Romëve dhe zbatimi i projektit vazhdon edhe këtë vit shkollor, 2021-2022, duke përfshirë edhe praninë fizike të 400 fëmijëve romë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.