21.07.2021

Ministrja Shahpaska: Qendra e Kujdesit në Demir Hisar siguron ndihmë dhe kujdes në shtëpinë për 21 persona mbi 65 vjeç, reforma sociale vazhdon

“Personat e moshuar nga Demir Hisari të cilët kanë nevojë për ndihmë tani do të kenë ditë më të qeta në moshën e tyre të tretë. Për një rezultat të tillë u zotuam kur e filluam reformën sociale”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në dorëzimin e licencës për shërbim të ndihmës dhe kujdesit në shtëpinë e të moshuarve të Kryqit të Kuq.

Përmes Qendrës së Kujdesit në Demir Hisar, shtatë infermierë të trajnuar do të japin këtë shërbim për 21 persona. Kjo do të thotë se do t’ju ndihmojnë të moshuarve me 65 vjeç të mbushur, gjatë kryerjes së obligimeve të përditshme, pastrim, ushqim, veshje, marrjen e terapisë mjekësore. Sipas ministres Shahpaska, shërbimet e reja sociale që do të jenë në dispozicion për qytetarët krijohen në përputhje me nevojat e përfituesve. 

“Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale vazhdojmë me zbatimin e reformës sociale, që do të thotë afrimin e shërbimeve sociale në nivel lokal. Qytetarët marrin shërbime cilësore në përputhje me nevojat e tyre individuale, në shtëpitë e tyre, aty ku jetojnë. Njëkohësisht, e rrisim edhe vëllimin e qytetarëve, përfitues të këtyre shërbimeve, por edhe një përfitim i rëndësishëm është angazhimi i personave vështirë të punësuar në tregun e punës. Në këtë mënyrë, e përmirësojmë cilësinë e jetës së përfituesve të shërbimeve dhe standardin jetësor të qytetarëve të tjerë. Qeveria dhe Ministria kontribuojnë për zvogëlimin e varfërisë dhe përforcimin e kapitalit njerëzor dhe ekonominë e plotë në vend”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Kryetari i Demir Hisarit, Marjanço Stojanovski, konsideron se me përfshirjen më të madhe të komunave sigurohet funksionimi më i madh i shërbimeve, por edhe përfshirje më e madhe e personave të cilëve u nevojitet kjo reformë sociale. “Komuna është shërbim për qytetarët dhe kështu qëllimi kryesor është krijimi i shërbimeve që do ta përmirësojnë jetën e përditshme të bashkëqytetarëve tanë. Me të vërtetë jemi krenarë që përmes këtyre reformave sociale u krijuan shërbime që i referohen pikërisht kategorive më të rrezikuara-aty ku ndihma është më e nevojshme. Bashkëqytetarët tanë të moshuar meritojnë ndihmë në jetën e përditshme. Ne dëshirojmë të ndërtojmë komunë humane dhe në këtë mënyrë këtë po e realizojmë. Vazhdojmë edhe më tej të bashkëpunojmë me të gjitha palët e përfshira në interes të qytetarëve tanë”, tha Marjanço Stojanovski, kryetar i komunës së Demir Hisarit.

Sipas sekretarit të Kryqit të Kuq në Demir Hisar, Ivanço Najdenkovski, me këtë reformë sociale krijohen shërbime të reja sociale sipas nevojave të qytetarëve. “Qendra e Kujdesit Demir Hisar është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm midis Kryqit të Kuq të qytetit, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe komunës. Ne, përmes përkushtimit të përditshëm do të përpiqemi që përfituesve tanë t’ua lehtësojmë dhe zbukurojmë përditshmërinë dhe t’u ofrojmë shërbim cilësor. Shpresojë se ky projekt do të bëjë dallim në qytetin tonë, në veçanti për përfituesit tanë”, tha Najdenkovski.

Infermierja në Qendrën e Kujdesit në Demir Hisar, Marija Manasieva, tha se me trajnim profesional u fituan kualifikime të reja dhe aftësi të punës. “Të ndihmosh aty ku nevojitet është privilegj i vërtetë”. Secili prej nesh meriton një jetë me dinjitet. Unë dhe kolegët e mi shpresojë se me punën tonë do të ofrojmë ndihmë për bashkëqytetarët tanë të moshuar”, tha Manasieva.
Në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbështeten 19 projekte në 24 komuna. Për dhënien e shërbimeve janë trajnuar 300 persona, ndërsa pritet të përfshihen rreth 900 përfitues. Projekti është një nga instrumentet të mbështetjes në zbatimin e suksesshëm të reformës gjithëpërfshirëse sociale. Ky shërbim social që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është financuar nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale,  me mbështetje të Bankës Botërore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.