08.07.2021

Ministrja Shahpaska në mëngjes pune me Ministrin Austriak të Punës Koher: Garancia e të rinjve jep rezultate, krijojmë politika specifike për të mbajtur të rinjtë në vend

Në prag të Takimit të dytë ministror të punësimit dhe çështjeve sociale midis ministrave të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, sot mori pjesë në mëngjes pune  që e organizoi Ministri Austriak i Punës Martin Koher për ministrat për çështjet nga fusha e punës të Ballkanit Perëndimor.

Në takim morën pjesë edhe ministrja për Çështje Civile të Bosnjës dhe Hercegovinës, Ankica Gudeljeviq, si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati.

Ministrja Shahpaska, në takim theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Austrisë deri më tani kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në sferën e punësimit, mbrojtjes sociale dhe përfshirjes sociale.

Ajo foli për politikat për përfshirjen e përmirësuar të të rinjve të tregut të punës, në veçanti për implementimin e Garancisë së të rinjve të cilën e zbatojmë si vend i parë dhe i vetëm nga ky rajon i Ballkanit Perëndimor.

“Zbatimi i këtij Programi për vendin tonë dha përvoja pozitive dhe rezultate të jashtëzakonshme. Por, megjithatë ende ka sfida me të cilat ballafaqohemi dhe të cilat duhet t’i tejkalojmë. Për këtë punojmë në mënyrë intensive. Në këto përpjekje me rëndësi të veçantë do të ishte bashkëpunimi i mëtutjeshëm me Austrinë dhe ndarja e përvojave të tyre dhe leksionet e studiuara, praktika të mira në zbatimin e Garancisë së të rinjve dhe politikat për të rinjtë, si vend anëtare e BE-së”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi përpjekjet të cilat në këtë periudhë të kaluar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut i bën për përballjen me pasojat e Pandemisë me COVID-19 dhe paketat e miratuara të masave anti-krize, hollësisht të krijuar dhe të përshtatur në bashkëpunim me partnerët social.

Ministri Austriak Koher informoi për prioritetet e Austrisë në pjesën e tregut të punës, kalimin drejt digjitalizimit dhe drejt vendeve të gjelbërta të punës, punësimi dhe arsimimi i të rinjve, në veçanti në pjesën e rimëkëmbjes nga kriza COVID.

Ai ndau përvojën e vendit të vet në pjesën e zbatimit të garancisë së arsimit, por edhe sistemi për praktikum të të rinjve dhe në këtë kontekst, në lidhshmërinë e fortë me sektorin privat dhe kompanitë.

Ministrja Shahpaska vlerësoi se për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe për sfidën tonë është dalja e të rinjve të arsimuar.

“Ne si shtet krijojmë politika konkrete që duhet të mundësojnë mbajtjen e të rinjve në vend dhe krijimin e të ardhmes së tyre në Maqedoninë e Veriut. Në këtë drejtim është zbatimi i politikave aktive për punësim, rritjen e mjeteve buxhetore të cilat i ndanë shteti për Planin Operativ për programe aktive dhe masa për punësim. Punojmë edhe në zhvillim të barabartë rajonal, si dhe në nxitjen e diversitetit dhe të përfshirjes të cilat i ndërtuam si parime themelore në Planin Operativ të sivjetshëm”, informoi Shahpaska, e cila foli edhe për reformat aktuale në sistemin arsimor me qëllim përshtatjen sa më të madhe drejt tregut të punës dhe nevojat e të rinjve.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.

Pasdite, ministrja Shahpaska do të ketë fjalimin e saj në Takimin e dytë ministror për punësim dhe çështje sociale midis ministrave të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.