08.08.2025

Mbështetje financiare për energjinë elektrike të shpenzuar për vitin 2025 për personat me aftësi të kufizuara 

Me qëllim të avancimit të sigurisë sociale dhe uljes së shpenzimeve për familjet, Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale shpalli njoftim publik për dhënien e mbështetjes financiare për energjinë elektrike të konsumuar për vitin 2025.

Kjo masë përbën një përfitim të rëndësishëm për kategoritë e cenuara të qytetarëve, veçanërisht për përfituesit e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar, të cilët kanë mundësinë të marrin ndihmë financiare direkte për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për energjinë elektrike.

Të drejtën për mbështetje e kanë familjet me një ose më shumë persona me aftësi të kufizuara të rënda ose të thella intelektuale, me aftësi të kufizuar të rëndë fizike, plotësisht të verbër dhe të shurdhër, përfitues të shtesës së posaçme për shkak të aftësisë së kufizuar, mbi 26 vjeçar, pa marrë parasysh moshën, sipas nenit 44 të Ligjit për mbrojtjen sociale, të cilët të ardhurat neto totale që i nënshtrohen tatimit në nivel mujor në përputhje me Ligjin për tatime mbi të ardhurat personale të anëtarëve të familjes në vitin 2024 nuk duhet të tejkalojnë shumën e:

  • 24.500,00 denarë, amvisëri me një anëtarë,
  • 42.000, 00 denarë, amvisëri me dy anëtarë
  • 60.000, 00 denarë, amvisëri me tre anëtarë dhe
  • 80.000,00 denarë, amvisëri me katër ose më shumë  anëtarë, pa e përfshirë shtesën e posaçme sipas Ligjit për mbrojtjen sociale.

E drejta për aplikim mund të ushtrohet me paraqitjen e një kërkese në arkivin e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale brenda 30 ditëve nga dita e publikimit të shpalljes së përgjithshme ose në https://energy.gov.mk/sq-AL

Për më shumë informacione dhe udhëzime për mënyrën e aplikimit, në: https://energy.gov.mk/sq-AL/odnosi-so-javnost/soopstenija/javen-oglas-za-finansiska-poddrska-za-potrosena-elektricna-energija-za-ranlivi-potrosuvaci-vo-2025-godina 

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve fton qytetarët të cilët i plotësojnë kushtet e përmendura ta shfrytëzojnë këtë mundësi për mbështetje financiare që kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit të tyre të jetesës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.