Konferenca Rajonale:
"Sfidat në fushën e punës dhe përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor"
Më dt. 14.05.2025 (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:30, në Hotel Limak, Shkup, Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Velkovski, do të hapë Konferencën rajonale me titull: "Sfidat në fushën e punës dhe përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor".
Konferenca është në kuadër të projektit rajonal "EMPOWERED - Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara, Bashkëpunimi Rajonal dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor", i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë (BMZ).
Konferenca është organizuar bashkërisht nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V. – Zyra për Evropën Juglindore (ASB SEE), në partneritet me palët e interesuara lokale dhe rajonale nga gjashtë vende.