01.06.2025

Gëzuar 1 Qershorin - Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Ditën Ndërkombëtare të Familjeve Kujdestare  

Një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve është avancimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, në mënyrë që çdo fëmijë të rritet në një mjedis të mbushur me dashuri, siguri, mbështetje dhe respekt.

Fëmijët kanë të drejtën e natyrshme të rriten në një mjedis familjar dhe interesat e tyre më të mira duhet të jenë gjithmonë bazë udhëzuese për vendimet e marra në lidhje me kujdesin e tyre.

Ministria investon vazhdimisht në reformën e mbrojtjes së fëmijëve, duke përfshirë përforcimin e sistemit për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, përforcimin e sistemit të kujdestarisë dhe mbështetjen e familjeve në rrezik.

Kujdesi familjar është alternativa më e mirë për fëmijët pa prindër apo kujdes prindëror. Nuk ka të bëjë vetëm me sigurimin e një çatie mbi kokën e një fëmije, por me sigurimin e ngrohtësisë, dashurisë dhe mbështetjes emocionale që vetëm familja mund t'i ofrojë.

Hapja e qendrave mbështetëse të kujdestarisë është dëshmuar të jetë një hap i mirë në këtë drejtim. Sipas të dhënave të fundit, në vend numërohen 380 familje kujdestare dhe 627 përfitues të përkujdesur.

Jemi krenarë që në vendin tonë, në pesë vitet e fundit, asnjë fëmijë pa kujdes prindëror nën moshën 18 vjeç nuk vendoset në një institucion rezidencial.  Mbi 80 % e këtyre fëmijëve janë në familje kujdestare dhe pjesa tjetër në shtëpi të vogla grupore.

Ministria po punon gjithashtu për zgjerimin e kapaciteteve të edukimit parashkollor, në mënyrë që më shumë fëmijë të kenë mundësi të ndjekin kopshtin dhe në këtë mënyrë të sigurohen shanse më të mira për sukses në nivelet e ardhshme të arsimit.

Duke marrë parasysh rëndësinë e intervenimit të hershëm për fëmijët me vështirësi zhvillimi, u nënshkrua një memorandum trepalësh bashkëpunimi midis Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me përkushtimin dhe interesin e përbashkët për krijimin e një sistemi të intervenimit të hershëm në fëmijëri të orientuar drejt familjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Procesi mundëson: identifikimin dhe mbështetjen e fëmijëve me vonesa në zhvillim, ofrimin e shërbimeve multidisiplinare, duke përfshirë logopedë, psikologë dhe edukatorë specialë, përforcimin e kapaciteteve të stafit profesional dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve.

Ministria investon vazhdimisht përpjekje në zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal përmes dy proceseve të rëndësishme, si procesi i licencimit dhe ai i financimit, veçanërisht në shërbimet sociale që janë të orientuara drejt nevojave individuale të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Shërbimet sociale si asistenca personale mund të përfitohen nga mosha 6 vjeçare. 

Në veçanti, fokus i veçantë i është kushtuar zhvillimit të shërbimit social të kujdesit ditor me trajtim individual ku fëmijët e marrin shërbimin në varësi të funksionalitetit të tyre.

Përkushtimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes së fëmijëve vërtetohet edhe me përgatitjen e Planit Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2025-2029, i cili është në fazën përfundimtare të miratimit. Nëpërmjet këtij plani, ne po hedhim themelet për mbrojtjen e të drejtave të tyre, krijimin e mundësive të barabarta dhe promovimin e zhvillimit të tyre në mjedise që nxisin potencialin e tyre.

Po punojmë për vendosjen e Garancisë Evropiane të Fëmijëve për qasje të barabartë në shërbimet bazë për fëmijët më të rrezikuar - shëndetësi, arsim, strehim, kujdes - në mënyrë që të reduktohet varfëria e fëmijëve, si dhe një rritje prej 15% e shtesave në para të destinuara për fëmijët.

Gëzuar 1 Qershorin - Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe Ditën Ndërkombëtare të Familjeve Kujdestare!

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.