KËSHILLI PËR SIGURI SOCIALE

Kompetencat e Këshillit për siguri sociale

Në pajtim me paragrafin (2) të nenit 117-a nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor (“Gazetë zyrtare e RM-së” nr.160/14), Këshilli për siguri sociale i ka këto kompetenca:

1) i përcjell, studion dhe vlerëson ndikimin e masave të politikës ekonomike dhe sociale në bazë të pozitës sociale të shfrytëzuesve të pensionit;

2) i shqyrton efektet nga implementimi i ligjeve dhe projekteve për pensionistët dhe propozon masa dhe aktivitete për përmirësimin e standardit të shfrytëzuesve të pensionit  deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë;

3) jep mendime dhe propozime për ligjet nga sfera e sigurimit social dhe mbrojtjes sociale dhe

4) jep mendime dhe propozime për ministrin e Punës dhe Politikës Sociale në lidhje me çështjet e përcaktuara me këtë ligj.

 

Qëllimi kryesor për themelimin e Këshillit për siguri sociale është mbrojtja dhe promovimi i të drejtave dhe interesave sociale të shfrytëzuesve të pensionit dhe ndërmarrja e masave për avancimin e pozitës sociale, si dhe integrimin dhe përmirësimin e standardit jetësor të shfrytëzuesve të pensionit që janë bazë e Këshillit për siguri sociale.

 

Rregullorja për punën e Këshillit pët siguri sociale

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.