Средба Шахпаска-Галовеј: Добрите пријателски односи и поддршка на Обединетото кралство на социјалните политики во нашата држава продолжуваат

Министерката за труд и социјална политика Јагода Шахпаска денеска оствари средба со амбасадорката на Обединетото Кралство на Велика Британија и Северна Ирска, Рејчел Галовеј.

На средбата се разговараше за сегашните и идни процеси поврзани со областите за кои е надлежно Министерството за труд и социјална политика, а кои Обединетото кралство силно ги поддржува. 

„Деинституализацијата и децентрализацијата се два значајни процеси кои ги започнавме во нашата држава, а кои водат кон унапредување на правата на лицата со попреченост, вадење на лицата од институциите и сместување во мали групни домови, а потоа и згрижувачки семјства, добивање на квалитетни социјални услуги на локално ниво на оние на кои им се најпотребни, ранливите категории на граѓани“, истакна Шахпаска.

Од страна на министерката Шахпаска беа посочени и предизвиците кои ги донесе корона пандемијата  не само од здравствен туку и од економски аспект и воедно информираше за поддршката и помошта која Владата ја дава за ревитализација на економијата, на компаниите, зачувување на работните места, на граѓаните особено најранливите категории. Четвртиот пакет економска помош е наменет за исплата на плати, платежни картички за пензионерите, самохраните родители, пасивните баратели на работа и за подигање на студентскиот стандард.

Амбасадорката Галовеј ја истакна целокупната заложба на Обединетото Кралство за поддршка и подобрување на политиките и праксите на социјална кохезија во нашето општество. Во таа насока, рече дека силно го поддржуваат и го охрабруваат процесот на деинституционализација кој е започнат во рамките на министерството, зајакнување на капацитетите на Министерството во спроведување на политиките и програмите за еднакви можности и недискриминација.

Двете соговорнички изразија подготвеност за продолжување на добрата соработка и пријателство меѓу двете држави и институционална соработка и продолжување на тековните и идни заеднички проекти. 

 

Takim Shahpaska-Gallovej: Vazhdojnë marrëdhëniet e mira miqësore dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për politikat sociale në vendin tonë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Rejçel Gallovej.

Në takim u bisedua për proceset aktuale dhe të ardhshme që ndërlidhen me fushat që është përgjegjëse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të cilat mbështeten fuqishëm nga Mbretëria e Bashkuar.

“Deinstitucionalizimi dhe decentralizimi janë dy procese të rëndësishme që i kemi filluar në vendin tonë, të cilat çojnë në promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, tërheqjen e personave nga institucionet dhe akomodimi në shtëpi me grupe të vogla, dhe më pas familjet kujdestare, marrjen e shërbimeve sociale cilësore në nivel lokal të atyre që kanë më shumë nevojë, kategoritë e rrezikuara të qytetarëve”, theksoi Shahpaska.

Ministrja Shahpaska i ka nënvizuar sfidat që i solli pandemia e koronës jo vetëm nga aspekti shëndetësor por edhe nga aspekti ekonomik dhe njëherësh ka informuar për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar nga Qeveria për rimëkëmbjen e ekonomisë, ndërmarrjeve, ruajtjen e vendeve të punës, qytetarëve në veçanti kategoritë më të rrezikuara. Paketa e katërt e ndihmës ekonomike është dedikuar për pagesën e pagave, kartela pagesore për pensionistët, prindërit kryefamiljarë, punëkërkuesit pasivë dhe për ngritjen e standardit studentor.

Ambasadorja Gallovej ka theksuar angazhimin e përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur dhe përmirësuar politikat dhe praktikat e kohezionit social në shoqërinë tonë. Në këtë drejtim, theksoi se e mbështesin fuqimisht dhe inkurajojnë procesin e deinstitucionalizimit që ka filluar në kuadër të Ministrisë, përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë në zbatimin e politikave dhe programeve për mundësi të barabarta dhe mosdiskriminim.

 Të dyja bashkëbisedueset shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe miqësinë e mirë midis dy vendeve dhe bashkëpunimin institucional dhe vazhdimin e projekteve të përbashkëta aktuale dhe të ardhshme.​ 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->