МТСП: Заложбите за поголема интегрираност на лицата со аутизам во општеството преку унапредување на потребните услови и третмани продолжуваат

Министерката за труд и социјална политика, Јагода Шахпаска денеска се сретна со претставници на Здружението на граѓани за третман на лицата со аутизам „Во мојот свет“.

На средбата се отворија повеќе прашања кои се особено важни за унапредување на условите, третманот, капацитетите, човечките ресурси и подобро воспоставување на мрежата на институции неопходни за третман на лицата со аутизам во нашата држава.

 

Од здружението „Во Мојот свет“ информираа дека само во нивното здружение членуваат 496 семејства, а на ниво на држава функционираат неколку Дневни центри за третман на лицата со аутизам. Дневниот центар во општина Аеродром, Скопје кој функционира неколку години, Центарот во општата болница во Охрид од пред 1 година, а како Центри кои се во тек од здружението ги наведоа Дневниот центар во Тафталиџе, Скопје, Центарот во клиничкиот центар Тетово и Центарот во склоп на Заводот за рехабилитација во Топанско поле, Скопје и можноста за отворање на дневен центар во Гостивар, каде административните работи се во финална фаза.

Како особено важна од здружението „Во мојот свет“ ја истакнаа потребата од Национален протокол за аутизам, кој би вклучувал и Регистар на лица со аутизам и национална стратегија за третман на лица со аутизам. 

 

„Лицата со аутизам се составен дел од нашето општество и будењето на свеста за нивната присутност и овозможувањето на услови за подобар живот и третман се неопходност и за нив и за нивните семејства. Затоа сите заедно во рамки на можностите треба максимално да се заложиме, да преземеме мерки и активности за да им обезбедиме полесно функционирање“, истакна министерката Шахпаска.

Министерката Шахпаска изрази подготвеност и поддршка за поголема интегрираност на лицата со аутизам во општеството и порача дека преку партнерски однос меѓу институциите, граѓанските здруженија, локалната власт и меѓународните организации може да се постигне вистинска вклученост на овие лица и обезбедување на  вистински третман и услуги.

 

MPPS: Vazhdojnë përpjekjet për integrim më të madh të personave me autizëm në shoqëri duke përmirësuar kushtet dhe trajtimet e nevojshme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Qytetarëve për Trajtimin e Personave me Autizëm “Në Botën time”.

Në takim u hapën disa çështje që janë veçanërisht të rëndësishme për përmirësimin e kushteve, trajtimit, kapaciteteve, burimeve njerëzore dhe vendosjen më të mirë të rrjetit të institucioneve të nevojshme për trajtimin e personave me autizëm në vendin tonë.

Nga Shoqata “Në Botën time” informuan se vetëm në shoqatën e tyre janë të anëtarësuara 496 familje, kurse nivel shtetëror funksionojnë disa Qendra ditore për trajtimin e personave me autizëm, si: Qendra ditore në Komunën e Aerodrom, Shkup, e cila funksionon për disa vite, Qendra në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër që para 1 viti, kurse si Qendra që vijojnë nga shoqata përmenden Qendra ditore në Taftalixhe, Shkup, Qendra në Qendrën Klinike Tetovë dhe Qendra në kuadër të Entit të Rehabilitimit në Topansko Pole, Shkup dhe shqyrtohet mundësia e hapjes së një qendre ditore në Gostivar, ku aktivitetet administrative janë në fazë përfundimtare.

Nga Shoqata “Në Botën time”Si veçanërisht të rëndësishme e theksuan nevojën për Protokoll Nacional për Autizmin, i cili do të mund të përfshijë edhe Regjistrin e personave me autizëm dhe Strategjinë Nacionale për Trajtimin e Personave me Autizëm.

“Personat me autizëm janë pjesë integrale e shoqërisë sonë dhe ngritja e vetëdijes për praninë e tyre dhe sigurimi i kushteve më të mira të jetesës dhe trajtimit është domosdoshmëri edhe për ata dhe familjet e tyre. Prandaj, të gjithë së bashku, brenda mundësive, duhet të bëjmë përpjekje maksimale, të ndërmarrim masa dhe aktivitete për të siguruar funksionimin e tyre më të lehtë”, theksoi ministrja Shahpaska.

Ministrja Shahpaska shprehu gatishmëri dhe mbështetje për integrimin më të madh të personave me autizëm në shoqëri dhe porositi se përmes partneritetit ndërmjet institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve lokale dhe organizatave ndërkombëtare mund të arrihet përfshirja reale e këtyre njerëzve dhe të sigurohet trajtim dhe shërbime reale.​

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->