Царовска и Шкријељ во посета на првиот кафе бар каде се служи на знаковен јазик - Оперативниот план за вработување не е само хартија, тоа се програми и мерки со кои се остваруваат соништата за сопствен бизнис на сите граѓани

Заменичката на Претседателот на Владата задолжена за економски прашања и координација со економските ресори, Мила Царовска, заедно со дополнителната заменичка министерка за труд и социјална политика Санела Шкријељ, денес остварија работна посета на „O2 MR Coffee Bar“, првиот бар во Скопје и Северна Македонија,каде се служи на знаковен јазик, отворен од две лица со попреченост, со поддршка од Оперативниот план за активни програми и мерки за вработување и услуги на пазарот на трудот.

Вицепремиерката Царовска посочи дека овој уникатен кафе бар е отворен создружување на две лица, Радмила Периќ и Мартин Ангелов, корисници на програмата за самовработување, која е дел од Оперативниот план на Агенцијата за вработувањена Република Северна Македонија, со неповратен грант, кој по здружувањето на средствата достигнал 10.000 евра.

„Ова укажува на кој начин финансиските средства кои се редистрибуираат преку оперативните програми и мерки за вработување, навистина влијаат на животот насите граѓани. Овој кафе бар е навистина специфичен, ќе се прашате зошто. Постојат многу кафе барови низ Скопје и низ државата, но единствено тука сите производи се служат на знаковен јазик. Ова директно влијае на промена на нашето Скопје, на перцепцијата во нашата држава кон лицата со попреченост. Ако некој досега сакал да прикаже дека на овие лица им треба само државна помош, а да не прават притоа ништо, тука ги гледаме во улога на претриемачи. Двете лица, корисници на грант за самовработување, се лица со оштетен слух, а директно влијаат на подобрување на нашата економија, со отворање на сопствен бизнис. Сите Скопјани се добредојдени дасе напијат кафе или друг освежителен пијалок во овој кафе бар, на овој начин и во периодот на Ковид, овие двајца наши сограѓани инвестираат во сопствен бизнис, преку искористување финансиска поддршка на програмите од Оперативниот план. Овој план не е само хартија, со негова реализација ние заеднички ги менуваме сите движења во нашето општество, при што директно влијаеме на намалување на стигмата и дискриминацијата кон лицата со попреченост во нашето општество“, нагласи вицепремиерката за економски прашања Мила Царовска.

Дополнителната заменичка министерка за труд и социјална политика Санела Шкријељ, рече дека е вистинско задоволство да се види ваква несекојдневна урбана приказна во Скопје, при што изрази надеж дека ќе има уште многу вакви успешни приказни на самовработување и започнати бизниси на лица со попреченост насекаде низ нашата држава.

„Навистина се трудевме изминатиот период за се она што го носиме како мерка и програма да биде достапно за сите и кога велиме еднаков пристап и еднакви можности за сите тоа и го докажуваме. Ги зголемуваме финансиските средства за оперативниот план за вработување и самовработување, разликата од 2016 година, кога имавме 700 милиони денари, денес во 2020 година вредноста на Оперативниот план заедно со поддршката од партнерите изнесува 1.45 милијарди денари . Тоа е навистина голема разлика. Меѓутоа за нас е особено битно да имаме вклученост на сите и огромно е задоволството кога гледаме дека во изминатите неколку години имаме над 220 нови бизниси коишто се започнати токму од страна на лица со попреченост. Во самиот Оперативен план има низа мерки и поддршка за вработување на лица со попреченост.  Очекуваме само оваа година да имаме вработување над 300 лица со попреченост благодарение на мерките и поддршката за субвенционирање на нивно вработување. Дополнително сите лица со попреченост коишто ќе започнат свој бизнис преку програмата за самовработување и во текот нанаредните 12 месеци добиваат советодавна и менторска поддршка oд искусни бизнис ментори коишто помагаат да ги развијат нивните бизниси и да се пласираат подобро на пазарот. Би сакала само да напоменам дека се со цел и инклузија и работно и професионално активирање на лицата со попреченост, ние во моментот работиме за два современи центри за професионална рехабилитација, едниот во Струмица веќе започна со работа, а очекувамее  во најскоро време да започне со работа и  центарот за професионална рехабилитација во Скопје“, кажа по посетата на „O2 MR Coffee Bar“,дополнителната заменичка министерка Шкријељ.

Косопственичката на „O2 MR Coffee Bar“, Радмила Периќ, кажа дека во главниот градима многу кафулиња, сепак нивната идеја е единствена во моментот и цели кон промоција на знаковниот јазик, којшто го користат лицата со проблеми со слухот.

 

„Повеќе сакав да придонесам знаковниот јазик да го користат сите луѓе, тоа е можно и покрај тоа што имаме оштетување на слухот, другите перцепции се понагласени, проблемите со видот и некои другите хендикепи кај нас се понагласени. Ги поттикнувам, доколку имаат идеја, останатите лица со попреченост, да не седвоумат да го остварат нивниот сон затоа што е возможно. Еве ние, на пример имавме идеја од искуства од странство, од други глуви лица да го достигнеме невозможното на некој начин, да отвориме кафе бар. Ги повикувам сите во иднина да повелат, да дојдат да го вкусат нашето кафе, имаме дигитално мени, може слободно да се разбереме и заедно да научиме некој нов момент“, рече корисничката на грантот за самовработување Периќ.

 

Carovska dhe Shkrijel vizituan kafe-barin e parë ku shërbehet në gjuhën e shenjave – Plani operativ për punësim nuk është vetëm letër, por i njëjti ngërthen programe dhe masa me të cilat realizohen ëndrrat për biznes personal të të gjithë qytetarëve

Zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Resorët e Ekonomisë, Milla Carovska së bashku me zv/ministren plotësuese të Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijel, sot zhvilluan takim pune në „O2 MR Coffee Bar“ - kafe-bari  i parë në Shkup dhe në vend ku shërbehet në gjuhën e shenjave, që është hapur nga dy njerëz me aftësi të kufizuara, me mbështetjen e Planit operativ për masat dhe programet aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës.

Zv/kryeministrja Carovska ka nënvizuar se ky kafe bar unik është hapur duke u bashkuar dy persona, Radmilla Periq dhe Martin Angellov, përfitues të Programit për vetëpunësim, që është pjesë e Planit operativ të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me grant të pakthyeshëm, që ka arritur 10.000 euro.

“Kjo dëshmon se në çfarë mënyrë ndikojnë në jetën e qytetarëve mjetet financiare që distribuohen përmes masave dhe programeve operative për punësim. Ky lokal vërtetë është specifik, dhe do të pyeteni përse. Ekzistojnë shumë kafe-bare në Shkup dhe në vendin tonë, por vetëm këtu të gjitha produktet shërbehen në gjuhën e shenjave. Kjo drejtpërdrejt ndikon në ndryshimin e Shkupit tonë, në perceptimin e vendit tonë ndaj personave me aftësi të kufizuara. Nëse deri më tani dikush ka dashur të thotë se këtyre personave u nevojitet ndihmë shtetërore, dhe të mos bëjnë asnjë, këtu i shohim si sipërmarrës. Të dy personat, përfitues të grantit për vetëpunësim, janë persona me dëgjim të dëmtuar, dhe drejtpërdrejt ndikojnë në përmirësimin e ekonomisë sonë, duke hapur biznesin e tyre personal. Të gjithë shkupjanët janë të mirëseardhur për të pirë kafe ose ndonjë pije tjetër freskuese në këtë lokal. Në këtë mënyrë dhe në periudhën e Covid-it këta dy bashkëqytetarë tanë investojnë në biznesin e tyre, duke përfituar nga mbështetja financiare e programeve të Planit operativ. Ky plan nuk është vetëm letër dhe me realizimin e të njëjtit ne se bashku i ndryshojmë të gjitha lëvizjet në shoqërinë tonë, dhe gjatë kësaj ndikojmë drejtpërdrejt në uljen e stigmatimit dhe diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuar në shoqërinë tonë”, theksoi Carovska.

Zv ministrja plotësuese Shkrijel theksoi që është kënaqësi të shihet një rrëfim jo i zakonshëm urban në Shkup, dhe gjatë kësaj ajo shprehu bindjen se do të ketë edhe më shumë rrëfime të këtilla të vetëpunësimit dhe të bizneseve të filluara të personave me aftësi të kufizuara gjithkund në vendin tonë.

“Gjatë periudhës së kaluar u munduam të miratojmë masa dhe programe që të jenë në dispozicion për të gjithë, dhe kur themi qasje të barabartë dhe mundësi të barabarta për të gjithë këtë edhe e dëshmojmë. Jemi duke i rritur mjetet financiare për Planin operativ për punësim dhe vetëpunësim, edhe atë për dallim nga viti 2016 kur kishim 700 milionë denarë, sot në vitin 2020 vlera e Planit operativ së bashku me mbështetjen e partnerëve arrin 1.45 miliardë denarë. Kjo vërtetë është dallim i madh. Por, për ne është me rëndësi të madhe që të kemi përfshirje më të madhe të të gjithëve dhe është kënaqësi kur shohim se në vitet e kaluara kemi mbi 220 biznese të reja që janë filluar pikërisht nga personat me aftësi të kufizuara. Në vetë Planin operativ ka një sërë masash dhe mbështetje për punësimin e këtyre personave. Presim që vetëm në këtë vit të kemi punësime të mbi 300 personave me aftësi të kufizuara falë masave dhe mbështetjes për subvencionimin e punësimit të tyre. Për më tepër, të gjithë personat me aftësi të kufizuar që do të fillojnë biznesin e tyre përmes programit për vetëpunësim edhe gjatë 12 muajve e ardhshëm do të marrim mbështetje këshilluese dhe mentoriale nga mentorë biznesi me përvojë që do të ndihmojnë për të zhvilluar bizneset e këtyre personave dhe për t’u plasuar më mirë në treg. Dua të theksoj se, me qëllim të përfshirjes dhe aktivizimit profesional të personave me aftësi të kufizuara, ne aktualisht punojmë në dy qendra për rehabilitim profesional, njëra qendër në Strumicë tashmë ka filluar me punë dhe presim së shpejti të fillojë me punë edhe qendra tjetër në Shkup”, theksoi gjatë vizitës në lokalin „O2 MR Coffee Bar“, zv/ministrja Shkrijel.        

Bashkëpronarja e „O2 MR Coffee Bar“ Radmilla Periq theksoi se në kryeqytet ka shumë kafiteri, megjithatë ideja e tyre është unike aktualisht dhe ka për qëllim promovimin e gjuhës së shenjave, që e përdorin personat me probleme me të dëgjuarit.

“Më shumë dëshiroja të kontribuoj në gjuhën e shenjave ta shfrytëzojnë të gjithë njerëzit. Kjo është e mundur edhe përpos faktit që kemi dëgjim të dëmtuar, shqisat tjera janë më të theksuara, dhe problemet me shikimin dhe disa hendikepe tjera tek ne janë më të theksuara. I inkurajoj, nëse kanë ide, edhe personat tjerë me aftësi të kufizuara që të mos hezitojnë dhe të realizojnë ëndrrën e tyre sepse ka mundësi. Ja, për shembull, ne kishim ide nga përvojat nga jashtë, nga personat tjerë të shurdhër, të arrijmë të pamundurën në njëfarë mënyrë, të hapim kafe barin. U bëj thirrje të gjithëve në të ardhmen të urdhërojnë të vijnë këtu dhe të shijojnë kafen tonë, kemi meny digjitale, lirisht mundemi të merremi vesh dhe së bashku të mësojmë ndonjë moment të ri”, theksoi përfituesja e grantit për punësim, Periq. ​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->