Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vijojnë debatet publike për Draft- versionin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna me Bazë Gjinore ndaj Grave dhe Dhuna në Familje 2026–2033, me Planin e Veprimit 2026–2029

Vijojnë debatet publike për Draft- versionin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna me Bazë Gjinore ndaj Grave dhe Dhuna në Familje 2026–2033, me Planin e Veprimit 2026–2029

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, organizon seri debatesh publike me temë: “Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna me Bazë Gjinore ndaj Grave dhe Dhuna në Familje 2026–2033, me Planin e Veprimit 2026–2029”, me qëllim hapjen e diskutimit profesional dhe gjithëpërfshirës mbi Draft-tekstin e propozuar të Strategjisë Kombëtare dhe të Planit të Veprimit.

Në debatin publik që u mbajt në Shtip, mori pjesë edhe zëvendësministri Gjoko Vellkovski, i cili theksoi se Strategjia është rezultat i përgjegjësisë institucionale, e bashkëpunimit ndërresorial, si dhe i vetëdijes se lufta kundër dhunës kërkon qasje afatgjate, sistematike dhe të vendosur.

“Me të vendosim kornizë të qëndrueshme për parandalim, identifikim të hershëm, mbrojtje efikase të viktimave dhe përgjegjësi të qartë të të gjitha institucioneve në sistem. Qëllimi ynë është i qartë – të ndërtojmë sistem funksional që nuk do të reagojë vetëm pas aktit të dhunës, por do të veprojë në mënyrë parandaluese, do t’i njohë rreziqet me kohë, si dhe do të sigurojë mbështetje të koordinuar dhe profesionale për çdo viktimë” – shtoi mes tjerash, Vellkovski.

Vellkovski nënvizoi se pritjet janë paraqitja e propozimeve konstruktive dhe e kontributit aktiv të të gjitha palëve të interesuara, sepse siç theksoi ai “vetëm përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent mund të miratojmë strategji, e cila do të japë rezultate reale dhe të matshme”.

“Ministria mbetet plotësisht e përkushtuar që kjo strategji të mos mbetet vetëm në letër, por të shndërrohet në politika konkrete dhe në ndryshime të dukshme në jetën e qytetarëve” - porositi Vellkovski.

Në debatet publike marrin pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, përkatësisht: Koordinatorë dhe Zëvendëskoordinatorë për Mundësi të Barabarta të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe të Qytetit të Shkupit, përfaqësues të qendrave për punë sociale, përfaqësues të policisë, të institucioneve shëndetësore, të Gjykatës Civile, të Prokurorisë Publike, si dhe përfaqësues të sektori joqeveritar që punojnë në parandalimin, mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje në rajonin përreth.

Debate publike u mbajtën në komunën e Tetovës dhe të Shtipit, përfshirë komunat dhe vendbanimet përreth, ndërsa sot po mbahet në Shkup.

Accessibility Menu