Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pyetjet më të shpeshta në fushën e mbrojtjes sociale

 

 

 

 

 

 

 

 

 


1. Kush ka të drejtë për ndihmë minimale të garantuar?
Të drejtën për ndihmë minimale të garantuar e ka amvisëria familje e cila është materialisht e pasiguruar dhe nuk posedon pronë ose të drejta pronësore nga të cilat mund të mbështetet.

Materialisht e pasigurt konsiderohet amvisëria nëse shuma mesatare e përgjithshme e të gjitha të ardhurave të të gjithë anëtarëve të amvisërisë mbi të gjitha bazat në tre muajt e fundit para paraqitjes së kërkesës për ushtrimin e të drejtës dhe gjatë ushtrimit të së drejtës është më e ulët se shuma e ndihmës minimale të garantuar e përcaktuar në përputhje me Ligjin për Mbrojtje Sociale.


2. Cilat dokumente nevojiten për ushtrimin e të drejtës për ndihmë minimale të garantuar?

Dokumentet e nevojshme, si dhe formulari i Kërkesës për ushtrimin e të drejtës për ndihmë minimale të garantuar, janë definuar në Rregulloren për mënyrën e ushtrimit të të drejtës për ndihmë minimale të garantuar, përcaktimin e gjendjes së të të ardhurave, pronës dhe të drejtave pronësore të amvisërisë, përcaktimin e bartësit të së drejtës, formularin e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm.

https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/regulativa-od-oblasta-na-socijalnata-zastita-file-CKck.pdf 


3. Ku paraqiten dokumentet për ushtrimin e të drejtës për ndihmë minimale të garantuar?
Në Qendrën kompetente për Punë Sociale sipas vendit të banimit/qëndrimit.

4. Sa është shuma e ndihmës minimale të garantuar? Si llogaritet shuma e ndihmës minimale të garantuar?

Shuma e të drejtës për ndihmë minimale të garantuar përcaktohet nga punonjësi profesional në Qendrën për Punë Sociale në përputhje me strukturën dhe nevojat e familjes konkrete.

5. Në çfarë raste ndërpritet e drejta për ndihmë minimale të garantuar?
E drejta për ndihmë minimale të garantuar ndërpritet nëse:

– bartësi jep të dhëna të rreme ose të paplota mbi gjendjen materiale, familjare dhe pronësore të amvisërisë gjatë paraqitjes së kërkesës,
– bartësi nuk ka raportuar ndryshime në numrin e anëtarëve të amvisërisë dhe gjendjen pronësore për veten e tij dhe të gjithë anëtarët e amvisërisë, gjatë shfrytëzimit të së drejtës,

– shfrytëzuesi nuk regjistrohet në qendrën kompetente të punësimit brenda afatit dhe nuk i përmbush rregullisht detyrimet e regjistrimit në përputhje me rregulloret për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë,


– shfrytëzuesi e refuzon dy herë radhazi të përmbushë detyrimet e planit individual të punësimit për përfshirje në programin e masave aktive të punësimit ose refuzon ndërmjetësimin e punësimit në përputhje me Ligjin për Punësimin dhe Sigurimin në rast të papunësisë,


– marrëdhënia e tij e punës është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë, me kërkesë të tij ose me shkarkim nga puna nga punëdhënësi për shkak të shkeljes së detyrimeve kontraktuale ose detyrimeve të tjera nga marrëdhënia e punës,


– amvisëria nuk është e ekspozuar ndaj rrezikut social, i përcaktuar në bazë të inspektimit të drejtpërdrejtë dhe dokumentacionit të ekspertëve nga punonjësi i autorizuar i Qendrës për Punë Sociale ose


– punonjësi i autorizuar nuk i lejohet mbikëqyrja në shtëpinë për të kontrolluar situatën materiale dhe numerike në amvisëri, siç përcaktohet në bazë të dokumentacionit të eksprtëve.

 

Këto familje përjashtohen nga përdorimi i të drejtës për ndihmë minimale të garantuar për 12 muajt e ardhshëm. Amvisëria, e drejta e së cilës për ndihmë minimale të garantuar ndërpritet, e drejta do të vazhdojë vetëm për anëtarët e familjes që nuk janë shkaku I ndërprerjes të së drejtës. Si përjashtim nga kjo, në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme (ekzistencë e përcaktuar e një situate krize, epidemi e shpallur, përkatësisht pandemi, zjarre, përmbytje ose fatkeqësi të tjera të mëdha natyrore), familja përjashtohet nga shfrytëzimi i të drejtës për ndihmë minimale të garantuar për tre muajt e ardhshëm.

 

 


6. A ka amvisëria që përfiton nga ndihma minimale e garantuar të drejtën edhe për shtesë monetare për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të konsumit të energjisë në amvisëri?

Amvisëria e cila e shfrytëzon ndihmën minimale të garantuar, realizon shtesën monetare për të mbuluar një pjesë të shpensimeve të konsumit të energjisë në amvisëri, për muajt nga tetori deri në mars. Shuma mujore e shtesës është 1.000 denarë, në përputhje me rritjen e shpensimeve së jetesës për vitin e kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave në janar për vitin aktual. Si përjashtim, në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme (ekzistencë e përcaktuar e një shpallje krize, shpallje epidemie, përkatësisht pandemi, zjarre, përmbytje ose fatkeqësi të tjera të mëdha natyrore), amvisëria e cila e shfrytëzon ndihmën minimale të garantuar, ushtron shtesë monetare për të mbuluar një pjesë të shpensimeve të konsumit të energjisë në amvisëri për muajt nga prilli deri në shtator.

 

7. Kush vendos mbi ankesën kundër aktvendimit të shkallës së pare për ushtrimin e të drejtës për ndihmë minimale të garantuar?
Ankesën kundër aktvendimit të Qendrës për Punë Sociale mbi të drejtën për ndihmë minimale të garantuar e vendos Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative, Procedurat e Punësimit dhe Mbikëqyrjen Inspektuese të shkallës së dytë.

Ankesa paraqitet nëpërmjet Qendrës kompetente për Punës Sociale.

1.    Kush ka të drejtë për shtesë të strehimit?


E drejta për shtesë të strehimit u jepet personave të pasigurt materialisht dhe për strehim. Person materialisht i pasigurt është:

- personi. i cili deri në moshën 18 vjeç ka pasur statusin e një fëmije pa prindër dhe pa kujdes prindëror, në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes Sociale dhe

- të ardhurat e të cilit mbi të gjitha bazat, si dhe të ardhurat e bashkëshortit/bashkëshortes së tij dhe të anëtarëve të tjerë të familjes së tij, me të cilët jeton në bashkësi dhe për të cilët ekziston detyrimi për mbështetje të ndërsjellë në përputhje me Ligjin e Familjes, janë më të ulëta se 5.600 denarë në muaj për anëtar të familjes.

Si “të ardhura” nuk konsiderohen: ndihma minimale e garantuar, kompensimet për paaftësi, kompesimet për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, ndihma e njëhershme monetare për të porsalindurin, shtesa për fëmijë, shtesa për arsim dhe shtesa e posaçme, të realizuara në përputhje me ligjin.

Accessibility Menu