Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Komisioni për Licencimin e Profesionistëve në Sistemin për Kujdesin dhe Edukimin e Fëmijëve Parashkollorë dhe Drejtorëve të Institucioneve të Fëmijëve

Verifikimi i zbatimit të njohurive profesionale

Komisioni për Licencimin e Drejtorëve të Institucioneve të Fëmijëve, Punëtorëve Profesionalë, Bashkëpunëtorëve Profesionalë, Edukatorëve dhe Kujdestarëve në Sistemin e Kujdesit dhe Edukimit të Fëmijëve Parashkollorë i informon drejtorët, punëtorët profesionalë, bashkëpunëtorët profesionalë, edukatorët dhe kujdestarët e interesuar për marrjen e një licence përkatëse se provimet për marrjen e një licence përkatëse do të jepen në formë elektronike.

Nëse kandidati flet gjuhën që flasin të paktën 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me kërkesë të tij, do t'i lejohet ta japë provimin në gjuhën që flet dhe shkrimin e tij.
*****
Nëse ndonjë nga kandidatët nuk është në gjendje të marrë pjesë në provim, ju lutemi të na kontaktoni në kohën e duhur në tel: 02/3 106 655 ose përmes email-it: gradinki.licenci@mtsp.gov.mk.

Provimi do të mbahet në ambientet e MRTV në katin e 10-të në Bul. Goce Delchev bb, 1000 Shkup.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve fton të gjithë të interesuarit, të cilët i plotësojnë kushtet e ndjekjes së trajnimit për drejtorë të institucioneve për fëmijë, si dhe personat e interesuar për të marrë licencë për drejtor të institucionit për fëmijë, të dorëzojnë fletëparaqitje për ndjekjen e trajnimit.

Thirrje Publike (ALB / MKD

Fletëparaqitje  (ALB / MKD

Informohen personat e interesuar për marrjen e licencës dhe për vazhdimin/ripërtëritjen e licencës së punës për drejtorët, punëtorët profesionalë/bashkëpunëtorët profesionalë, edukatorët dhe përkëdhelëset në institucionet e fëmijëve, do të jenë në gjendje të parashtrojnë kërkesë për verifikimin e zbatimit të njohurive profesionale për marrjen e licencës përkatëse për sesionin e ardhshëm të provimeve.

Për datën, vendin dhe orën e verifikimit të zbatimit të njohurisë profesionale, personat e interesuar për marrjen e licencës së punës në fushën përkatëse, do të informohen në vazhdim, nëpërmjet njoftimit në ueb-faqen e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve –  Baneri i Komisionit për Licencimin e Profesionistëve në Sistemin e Kujdesit dhe të Edukimit të Fëmijëve Parashkollorë dhe Drejtorëve të Institucioneve për Fëmijë.

Kërkesa me dokumentacionin e plotë dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, rr. “Dame Gruev” nr. 14 – Shkup, ose me postë me dërgesë të rekomanduar me shkrim “Komisionit të Licencimit”.

Kërkesë për marrjen e licencës (ALB / MKD)
Kërkesë për vazhdimin/ripërtëritjen e licencës (ALB / MKD)

Ligjet

 

Normat dhe standardet për kryerjen e veprimtarisë së institucioneve për fëmijë

 

Mbajtja e evidencës në institucionet për fëmijë

Plani zhvillimor në institucionet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve të moshës parashkollore

 Licencimi

Praktika

Komisioni për Licencimin e Drejtorëve të Institucioneve për Fëmijë, Punëtorëve Profesionalë, Bashkëpunëtorëve Profesionalë, Edukatorëve dhe Përkëdhelësve në sistemit e kujdesit dhe të edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore

Personi përgjegjës: Mirajet Mustafa, e-mail: Mirajet.Murtezani@mtsp.gov.mk

Personat tekniko-administrativë:
•    Hatixhe Abazi, e-mail: Hatixhe.Abazi@mtsp.gov.mk, kontakt tel.: 02/3 106 655
•    Sanja Gorunkovska, e-mail: sanja.dodeva@mtsp.gov.mk, kontakt tel. 078/ 268 590 
•    Emira Ajeti, e-mail: Emira.Ajeti@mtsp.gov.mk, kontakt tel.: 071/775 400 

Accessibility Menu