Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

PROPOZIM - LIGJE DHE DOKUMENTE

Publikuar më: 11.02.2026

Projektligj për Strehimin Social

Publikuar më: 05.02.2026

Këqyrje publike – Propozim-ligji i Ndërmarrjeve Sociale (versioni i harmonizuar)

Këqyrje publike e versionit të harmonizuar të Propozim-ligjit të Ndërmarrjeve Sociale: nga 05.02.2026 deri më 07.03.2026.

Adresa elektronike ku mund të dorëzohen mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet: centarsp@mtsp.gov.mk

•     Draft-raporti i Vlerësimit të Ndikimit të Rregullativës
•     Propozim-ligji i Ndërmarrjeve Sociale - versioni i harmonizuar

***

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve përpilimin e Propozim-ligjit të Ndërmarrjeve Sociale e realizoi në periudhën nga shkurti i 2021-ës deri në prillin e 2023-ës përmes konsultimeve, mbledhjeve dhe takimeve për punë të Grupit të Punës për Politikat dhe Kornizën Ligjore të Sipërmarrësisë Sociale, të formuar nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në shkurtin e vitit 2021, të ndryshuar dhe të plotësuar në fillim të vitit 2022.

Diskutimet dhe debatet mbi Propozim-ligjin e Ndërmarrjeve Sociale me përfaqësues të anëtarëve të Grupit të Punës - përfaqësues të ministrive dhe të organeve të administratës shtetërore u mbajtën në Shkup më 01.11.2023, dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të fondacioneve dhe të komunitetit akademik më 02.11.2023.

Debatet publike mbi Propozim-ligjin e Ndërmarrjeve Sociale u mbajtën në Shkup (10.11.2023), në Manastir (15.11.2023) dhe në Shtip (17.11.2023).

Këqyrja publike mbi Propozim-ligjin e Ndërmarrjeve Sociale, versioni nga 2023-ta, ishte e mundshme nga 6.11.2023 deri më 21.11.2023.

Panel-diskutimi me shoqërinë civile për Propozim-ligjin e Ndërmarrjeve Sociale - versioni i harmonizuar i mbajtur më 24.12.2025 në Qendrën për Ndërmarrje Sociale - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Njëherësh, në periudhën 2024 - 2025, u zhvillua procesi i harmonizimit të tekstit të Propozim-ligjit të Ndërmarrjeve Sociale në përputhje me mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet me shkrim nga palët e interesuara: Sekretariati i Legjislacionit i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Ekonomisë – Sektori për Sipërmarrësinë dhe Konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Këshilli Inspektues, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Drejtësisë - Sektori për Ndihmë Juridike Falas dhe Sistem Politik, Ministria e Drejtësisë - Sektori për Jurisprudencë, Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Byroja e Prokurimit Publik pranë Ministrisë së Financave; Agjencia e Rinisë dhe Sportit, Ministria e Sportit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fondi i Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik, Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës, Ministria e Transformimit Digjital dhe Sektorit Civil, është përpiluar versioni i përmirësuar dhe i harmonizuar i Propozim-ligjit të Ndërmarrjeve Sociale - versioni i harmonizuar, dhjetor 2025.

*****

Publikuar më dt.27.10.2023

Publikuar më dt.30.05.2023

 

Accessibility Menu