Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Të drejta nga mbrojtja e fëmijëve

Shtesa fëmijërore është e drejtë e fëmijës dhe sigurohet si kompensim në para për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve gjatë ngritjes dhe zhvillimit të fëmijës, varësisht nga gjendja materiale e amvisërisë dhe i sigurohet fëmijës deri në moshën 18 vjeçare, si dhe për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

E drejta e shtesës fëmijërore sigurohet për fëmijët që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë në amvisëri me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nëse amvisëria nuk posedon pronë ose të drejta pronësore prej të cilave mund të jetojë.

E drejta e shtesës fëmijërore sigurohet edhe për fëmijë nga amvisëritë që kanë realizuar, respektivisht shfrytëzojnë të drejtën e ndihmës së garantuar sociale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

Të drejtën e shtesës fëmijërore mund ta realizojë njëri nga prindërit e fëmijës, kujdestari ose personi të cilit me vendim nga qendra kompetente për punë sociale, i është besuar ruajtja dhe edukimi me kushte të përcaktuara me këtë ligj. Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë fëmijërore duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shtetasit e huaj që kanë vendbanim dhe qëndrim të rregulluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të realizojnë të drejtën e shtesës fëmijërore në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shtesa fëmijërore realizohet varësisht nga gjendnja matriale e amvisërisë dhe sigurohet për fëmijët deri në arritjen e moshës 18 vjeçare.

Shtesa fëmijërore ju takon edhe fëmijëve të cilët i ruan prondi edhe atë për fëmijë nga martesa ose jashtëmartesor, fëmijë të adoptuar, si dhe për nipa, vëllezër, motra dhe fëmijë tjerë të marrë në përkujdesje.

Për fëmijët e marrë në përkujdesje, shtesa fëmijërore takon edhe atëherë kur ata kanë prind, nëse:

· prindërit janë plotësisht ose përjetë të paaftë për punë;

· janë në vuajtje të dënimit me burg; dhe

· ju është marrë e drejta prindërore.

 

Për fëmijët e marrë në përkujdesje, takon shtesë fëmijërore edhe në rastet kur edhe prindërit edhe fëmijët nuk kanë pronë ose të hyra prej të cilëve mund të jetojnë fëmijët.

Shtesa fëmijërore takon edhe për fëmijët që janë pa përkujdesje prindërore, e që janë të akomoduar në familje kujdestare.

Të drejtë për shtesë fëmijërore kanë edhe fëmijët në familje të cilët kanë të ardhura të përgjithshme mesatare në shumën e pragut për të drejtën e shtesës fëmijërore, të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës edhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat dhe për të gjithë anëtarët e amvisërisë.

Pragu për të drejtën e shtesës fëmijërore është në varësi prej numrit të anëtarëve në amvisëri dhe përllogaritet në shkallë ekuivalente e cila për një anëtarë të amvisërisë është 1 dhe ka vlerën prej 6800 denarë, kurse për anëtarët e tjerë, shkalla ekuivalente rritet për koeficientin prej 0,5 për anëtarin e dytë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e tretë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e katërt të amvisërisë, për koeficientin prej 0,2 për anëtarin e pestë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e gjashtë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e shtatë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e tetë të amvisërisë dhe më së shumti deri në tetë anëtarë të amvisërisë.

 

Shkalla ekuivalente rritet në mënyrë shtesë për 1,2 për prind të vetëm.

Kështu si shembull, për një amvisëri me tre anëtarë, të hyrat e përgjithshme mesatare mujore të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimti të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat për të gjithë anëtarët e amvisërisë nuk guxon që ta tejkalojë shumën prej 12.920 denarë, për amvisëri katëranëtarëshe 15.640, për amvisëri pesëanëtarëshe 17.000 denarë, për amvisëri gjashtëanëtarëshe 17.680, për amvisëri shtatëanëtarëshe 18.360 denarë, kurse për atë tetëanëtarëshe 19.040 denarë.

Për një amvisëri treanëtarëshe me një prindë të vetëm pragu për qasje është 21.080 denarë, te një amvisëri pesëanëtarëshe me një prind të vetëm pragu për qasje është 25.160 denarë.

 

Gjatë përcaktimit të vlerës së pragut për qasje në të drejtën për shtesë fëmijërore, për një anëtarë të amvisërisë ose familje nuk llogaritet një person i cili:

· është në vuajtje të dënimit me burg më gjatë se 30 ditë,

· me vendim të qendrës për punë sociale është i vendosur në institucion për mbrojtje sociale jashtëfamiljare, ose është i vendosur në institucion shëndetësor ose tjetër, për periudhë deri sa zgjatë akomodimi, dhe

· është kryerës i dhunës në familje.

 

Kur një amvisërie i pushon e drejta e ndihmës së garantuar minimale në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, qendra për punë sociale me detyrë zyrtare e rishqyrton nëse janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shfrytëzimit të së drejtës së shtesës fëmijërore.

Amvisëri në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve është një amvisëri njëanëtarëshe ose bashkësi e anëtarëve të familjes, si dhe familjar ndërmjet të cilëve nuk ekziston obligim ligjor për kujdes të ndërjsell, të cilët jetojnë, kontribojnë, menaxhojnë dhe shpenzojnë së bashku.

Familjen në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, e përbëjnë partnerët martesor, respektivisht jashtëmartesor, prindërit e vetëm, fëmijët të lindur në martesë, jashtë martese ose të adoptuar, të birësuar, nipa pa prindë të marrë në përkujdesje dhe vëllezërit dhe motrat e mitura (nëse nuk kanë prind dhe janë pa mjete për ekzistencë), të cilët përbëjnë një bashkësi të jetesës, menaxhimit dhe shpenzimit.

Për prind të vetëm të fëmijës i cili realizon të drejtën e shtesës fëmijërore dhe/ose të drejtën e shtesës për arsimim, në kupton të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, konsiderohet prindi:

· i fëmijës të cilin e ruan, nëse prindi tjetër është i vdekur;

- fëmijë i cili pas vdekjes së njërit prind ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër është në marrëdhënie pune;

- fëmijë i cili pas vdekjes së njërit prind ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër nuk është në marrëdhënie pune;

- fëmijë nga një martesë e divorcuar nëse prindi te i cili jeton fëmija nuk jeton në bashkësi martesore, respektivisht jashtëmartesore;

- fëmijë të cilit nuk i dihet njëri prind dhe

- Fëmijë të cilit njëri prind është i zhdukur.

 

Shtesë fëmijërore nuk i takon:

· fëmijës së akomoduar në institucion për mbrojtje sociale ose një institucion tjetër, me vendim të qendrës për punë sociale dhe

· për fëmijë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilin prindi ka realizuar të drejtën e shtesës fëmijërore në pajtim me rregullat e një shteti tjetër.

E drejta e shtesës fëmijërore realizohet varësisht nga gjendja materiale e amvisërisë. Të drejtë të shtesës fëmijërore ka fëmija në një familje e cila të hyrat e realizuara të përgjithshme mujore mesatare gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat për të gjithë anëtarët e amvisërisë, i kanë në shumën e pragut për qasje të së drejtës së shtesës fëmijërore në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

 

Si të hyra të përgjithshme mesatare mujore për të gjithë anëtarët e amvisërisë, konsiderohen:

1. Të hyrat nga puna;

2. Pensioni i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

3. Të hyra nga veprimtaria e pavarur;

4. Të hyra nga të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta;

5. Të hyra nga shitja e produkteve të tyre bujqësore;

6. Të hyra nga të drejtat e pronësisë industriale;

7. Të hyra nga qiraja dhe nënqira.

8. Të hyra nga kapitali;

9. Fitime kapitale;

10. Fitime nga lojërat e fatit;

11. Të hyrat nga sigurimet;

12. Të hyra tjera;

13. E drejta e sigurisë sociale për personat e moshuar;

14. Kompensim në para në bazë të papunësisë;

15. Invaliditet ushtarak;

16. Invaliditet civil;

17. Mbështetje ligjore;

18. Shtesë prindërore për fëmijë;

19. Përkrahje financiare nga sfera e bujqësisë dhe zhvillimit rural;

20. Kompensim të përhershëm;

21. Kompensim të pagës për orar të shkurtuar të punës, dhe

22. Kompensim për arsimimin e personave që deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijve pa prind dhe kujdes prindëror.

 

E drejta e shtesës fëmijërore nuk mund të realizohet për fëmijë nëse amvisëria posedon:

1. Shtëpi ose banesë tjetër familjare në të cilën nuk jeton ose nuk e shfrytëzon për të jetuar;

2. Banesë ose shtëpi në ndërtim;

3. Hapësirë afariste;

4. Kursime/investime kursyese në shumë prej mbi 70.000 denarë dhe

5. Letra me vlerë.

 

Gjatë realizimit të shfrytëzimit të së drejtës për shtesë fëmijërore, sit ë hyra nuk llogariten:

1. Kompensimi për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër;

2. Kompensim për shkak të pengesës;

3. Shtesë për banim;

4. Ndihmë e njëhershme në para;

5. Kompensim në para për shpenzimet për një person të akomoduar si dhe kompensim për përkujdesje të një personi në familje kujdestare;

6. Ndihmë e njëhershme në para për të porsalindur;

7. Shtesë e posaçme;

8. Ndihmë e garantuar minimale;

9. Shtesë për arsimim (për arsimin fillor dhe/ose të mesëm);

10. Kompensim për regjistrues gjatë realizimit të punëve në lidhje me zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut të anëtarëve të amvisërisë;

11. Kompensim në para që paguhet në kuadër të projektit IPA, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale;

12. Të hyra në bazë të angazhimit me punë për punë të dobishme komunale në pajtim me programin nga Plani operativ për programe dhe masa aktive për punësim;

13. Kompensim për ndjekjen e trajnimeve, të realizuara në pajtim me programet/masat e Planit operativ për programe dhe masa aktive për punësim;

14. Bursë;

15. Të hyra në bazë të angazhimit me punë për realizimin e punëve publike, punëve sezonale dhe punë tjera të kohëpaskohshme në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës;

16. Donacione në pajtim me Ligjin për donacione;

17. Kompensim për trajnime praktike të nxënësve dhe mësimit praktik të studentëve;

18. Kompensim për punë praktike në pajtim me Ligjin për praktikë;

19. Kompensim për vullnetarë në pajtim me Ligjin për vullnetarë;

20. Ndihmë financiare e cila shfrytëzohet për shërim brenda ose jashtë vendit;

21. Kompensim i cili del nga aktivitetet në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

22. Të hyrat e paraqitura ose të realizuara neto nga shitja e produkteve bujqësore të të gjithë anëtarëve të amvisërisë në shumë prej 300.000 denarë, kurse mbi këtë shumë, në vlerë prej 80% të të hyrave të realizuara gjatë 12 muajve të fundit;

23. Të hyra të paraqitura ose të realizuara neto nga të hyra tjera për të gjithë anëtarët e amvisërisë, në shumë prej 30.000 denarë në 12 muajt e fundit; dhe

24. Kujdestaria ligjore për fëmijë deri në 6.000 denarë.

 

Gjatë realizimit dhe shfrytëzimit të së drejtës për shtesë fëmijërore, për fëmijë të një amvisërie që ka realizuar, respektivisht shfrytëzuar të drejtën e ndihmës së garantuar minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, nuk konstatohet gjendja materiale e amvisërisë.

Shuma e shtesës fëmijërore varet nga numri dhe mosha e fëmijëve në familje, edhe atë:

- nëse në familje ka fëmijë të moshës shkollore në pajtim me ligjin, shuma e shtesës fëmijërore për një fëmijë është 1.000 denarë në muaj, kurse për dy ose më shumë fëmijë në familje është 1.600 denarë për të gjithë fëmijët.

- nëse në familje ka fëmijë që nuk është i moshës shkollore në pajtim me ligjin, shuma e shtesës fëmijërore për një fëmijë është 1.200 denarë në muaj, kurse për dy ose më tepër fëmijë është 1.900 denarë në muaj për të gjithë fëmijët.

- nëse në familje ka dy ose më shumë fëmijë, të cilët nuk janë të gjithë të moshës shkollore, shuma e shtesës fëmijërore për të gjithë fëmijët është 1.600 denarë në muaj

Shuma e shtesës fëmijërore përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në janar të vitit të kaluar. Në rast kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, nuk bëhet përshtatja e shumë së shtesës fëmijërore.

Procedura e realizimit të së drejtës për shtesë fëmijërore iniciohet pas kërkesës së parashtruar të prindit, respektivisht kujdestarit të fëmijës. Parashtruesi i kërkesës është përgjegjës për vërtetësinë e të dhënave në kërkesë. Kërkesa për realizimin e së drejtës së bashku me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra për punë sociale, kompetent për rajonin e parashtruesit të kërkesës, ku e ka vendbanimin ose vendqëndrimin.

E drejta për shtesë fëmijërore realizohet nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë fëmijërore është i obliguar që ta njoftojë qendrën kompetente për punë sociale për çdo ndryshim të fakteve dhe rrethanave që kanë qenë bazë për pranimin e së drejtës më së voni deri në 15 ditë nga dita kur janë bërë ndryshimet, në të kundërtën i pushon e drejta, si dhe në rast se ka dhënë të dhëna të pavërteta.

Qendra për punë sociale me detyrë zyrtare, kohë pas kohe ndërsa së paku një herë në vit e rishqyrton ekzistimin e fakteve dhe kushteve për të fituar dhe shfrytëzuar të drejtën për mbrojtjen e fëmijëve dhe nëse konstaton se ato kanë ndryshuar, miraton një vendim të ri.

Qendra për punë sociale e konstaton nevojën për realizimin dhe shfrytëzimin e së drejtës për shtesë fëmijërore në bazë të kontrollit të realizuar në amvisërinë e parashtruesit të kërkesës dhe të shfrytëzuesit të së drejtë, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

Ndaj ankesës kundër vendimit të Qendrës për punë sociale si organ i shkallës së parë vendos Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si organ i shkallës së dytë.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë fëmijërore parashtrohet Formular BDD/GMP “Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë fëmijërore”- SHTOJCË nr.1 BDD/GMP, e cila gjendet në banerin i cili mund të gjendet në këtë link.

Shtesa për arsim, sigurohet me qëllim të mbulimit të një pjese të shpenzimeve të amvisërisë në lidhje me arsimimin e fëmijëve, në varësi prej gjendjes materiale të amvisërisë si dhe për shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

TË DREJTË NË SHTESË PËR ARSIM KA NJË AMVISËRI ME FËMIJË i cili është në shkollim të rregullt në arsimin fillor ose të mesëm në shkollat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të verifikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe të shënuara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në regjistrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të hyrat e përgjithshme mesatare mujore, që janë realizuar gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat për të gjithë anëtarët e amvisërisë janë në vlerën e pragut për qasje për të drejtën e shtesës për arsim, që është i vendosur në 6800 denarë, e që rritet për secilin anëtarë të amvisërisë për koeficientet e shkallës ekuivalente, por më së shumti tetë anëtarë në amvisëri.

· PRAGU PËR QASJE TË SHTESËS PËR ARSIM është varësisht nga numri i anëtarëve në amvisëri dhe përllogaritet me shkallë ekuivalente e cila për një anëtarë të amvisërisë është 1 dhe ka vlerën prej 6800 denarë, kurse për anëtarët e tjerë, shkalla ekuivalente rritet për koeficientin prej 0,5 për anëtarin e dytë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e tretë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,4 për anëtarin e katërt të amvisërisë, për koeficientin prej 0,2 për anëtarin e pestë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e gjashtë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e shtatë të amvisërisë, për koeficientin prej 0,1 për anëtarin e tetë të amvisërisë dhe më së shumti deri në tetë anëtarë të amvisërisë

SHKALLA EKUIVALENTE rritet në mënyrë shtesë për 1,2 për prind të vetëm.

Kështu si shembull, për një amvisëri me tre anëtarë, të hyrat e përgjithshme mesatare mujore të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha bazat për të gjithë anëtarët e amvisërisë nuk guxon që ta tejkalojë shumën prej 12.920 denarë, për amvisëri katëranëtarëshe 15.640, për amvisëri pesëanëtarëshe 17.000 denarë, për amvisëri gjashtëanëtarëshe 17.680, për amvisëri shtatëanëtarëshe 18.360 denarë, kurse për atë tetëanëtarëshe 19.040 denarë

Për një amvisëri treanëtarëshe me një prind të vetëm pragu për qasje është 21.080 denarë, te një amvisëri pesëanëtarëshe me një prind të vetëm pragu për qasje është 25.160 denarë.

Gjatë përcaktimit të shumës së pragut për qasje në të drejtën për shtesë fëmijërore, për një anëtarë të amvisërisë ose familjes nuk konsiderohet një person i cili:

  • është në vuajtje të dënimit me burg më gjatë se 30 ditë,
  • me vendim të qendrës për punë sociale është i vendosur në institucion për mbrojtje jashtë familjare, ose është i vendosur në institucion shëndetësor ose institucion tjetër deri sa zgjatë ky akomodim dhe
  • është kryerës i dhunës në familje

Të drejtë në shtesë për arsim  ka edhe një amvisëri me fëmijë që është në shkollim të rregullt në arsimin fillor ose të mesëm në shkollat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të verifikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe që janë të shënuara në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë realizuar të drejtën e ndihmës së garantuar minimale në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

Amvisëri në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve është një amvisëri me një anëtar ose bashkësi e anëtarëve të familjes, si dhe familjarë tjerë ndërmjet të cilëve nuk ekziston obligim ligjor për kujdes të ndërsjellë, të cilët jetojnë, kontribuojnë, menaxhojnë dhe shpenzojnë së bashku.

Si prind i vetëm i një fëmije që realizon të drejtën e shtesës fëmijërore dhe/ose të drejtën e shtesës për arsim, në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, konsiderohet prindi:

  • fëmijë për të cilin kujdeset, nëse prindi tjetër është i vdekur;
  • fëmijë që pas vdekjes së prindit ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër është në marrëdhënie të punës;
  • fëmijë që pas vdekjes së prindit ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër nuk është në marrëdhënie të punës;
  • fëmijë nga një martesë e divorcuar nëse prindi te i cili jeton fëmija nuk është në bashkësi martesore, respektivisht jashtëmartesore;
  • fëmijë të cilit njëri prind nuk i dihet dhe
  • fëmijë të cilit njëri prind konsiderohet i zhdukur.

E drejta e shtesës për arsim realizohet në varësisht nga gjendja materiale e amvisërisë.

Të drejtë për shtesë për arsim ka një fëmijë të një amvisërie e cila të hyrat mesatare mujore të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës në të gjitha aspektet e të gjithë anëtarëve të amvisërisë është në shumën e pragut për qasje në të drejtën e shtesës për arsim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Si të hyra për numrin e përgjithshëm të anëtarëve të amvisërisë konsiderohen:

1. Të hyrat nga puna;

2. Pensioni i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

3. Të hyra nga veprimtaria e pavarur;

4. Të hyra nga të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta;

5. Të hyra nga shitja e produkteve të tyre bujqësore;

6. Të hyra nga të drejtat e pronësisë industriale;

7. Të hyra nga qiraja dhe nën qira.

8. Të hyra nga kapitali;

9. Fitime kapitale;

10. Fitime nga lojërat e fatit;

11. Të hyrat nga sigurimet;

12. Të hyra tjera;

13. E drejta e sigurisë sociale për personat e moshuar;

14. Kompensim në para në bazë të papunësisë;

15. Invaliditet ushtarak;

16. Invaliditet civil;

17. Mbështetje ligjore;

18. Shtesë prindërore për fëmijë;

19. Përkrahje financiare nga sfera e bujqësisë dhe zhvillimit rural;

20. Kompensim të përhershëm;

21. Kompensim të pagës për orar të shkurtuar të punës, dhe

22. Kompensim për arsimimin e personave që deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijëve pa prind dhe kujdes prindëror.

 

E drejta e shtesës për arsim nuk mund të realizohet për fëmijë nëse amvisëria posedon:

  • Shtëpi ose banesë tjetër familjare në të cilën nuk jeton ose nuk e shfrytëzon për të jetuar;
  • Banesë ose shtëpi në ndërtim;
  • Hapësirë afariste;
  • Kursime/investime kursyese në shumë prej mbi 70.000 denarë
  • Letra me vlerë
  • tokë ndërtimore, përveç tokës në të cilën ndodhet ndërtesa ku banon shfrytëzuesi.

Si të hyra gjatë realizimit dhe shfrytëzimit të së drejtës për shtesë për arsim nuk konsiderohen: ndihma e garantuar minimale, kompensimi për ndihmë dhe kujdes për një person tjetër, kompensim për shkak të pengesave, shtesë për banim, ndihmë e njëhershme në para, kompensim në para për shpenzimet e një personi të akomoduar dhe kompensim për një person në një familje kujdestare, ndihmë të njëhershme në para për të porsalindur, ndihmë të posaçme, shtesë fëmijërore, përkujdesje ligjore për fëmijë në shumë deri në 6.000 denarë, kompensim për regjistruesit për realizimin e punëve në lidhje me zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarët e amvisërisë, kompensim në para që paguhet në kuadër të projektit IPA të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të hyra në bazë të angazhimit me punë për punë të dobishme komunale në pajtim me programin e Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit, kompensim për ndjekjen e trajnimeve, të realizuara në pajtim me programet/masat e Planit Operativ për programet dhe masa aktive për punësim, bursa, të hyra në bazë të angazhimit me punë për realizimin e punëve publike, punë sezonale dhe punë të tjera të kohëpaskohshme në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës, donacione në pajtim me Ligjin për donacione, kompensim për trajnime praktike të nxënësve dhe mësim praktik për studentët, kompensim për punë praktikuese në pajtim me Ligjin për praktikë, kompensim për vullnetarët në pajtim me Ligjin për vullnetar, ndihmë financiare për shërim brenda ose jashtë vendit, kompensime që dalin nga aktivitetet në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hyra neto të paraqitura ose të realizuara nga shtija e produkteve bujqësore nga të gjithë anëtarët e amvisërisë në shumë prej 80% të të hyrave të realizuara gjatë 12 muajve të kaluar dhe të hyra neto të paraqitura dhe të realizuara nga burime tjera për të gjithë anëtarët e amvisërisë, në shumë prej 30.000 denarëve gjatë 12 muajve të fundit.

E drejta e shtesës për arsim shfrytëzohet për fëmijë që ka marrë pjesë në së paku 85% nga numri i përgjithshëm i orëve të realizuara mësimore dhe nuk ka shfrytëzuar shtesë për arsim gjatë vitit të njëjtë shkollor 

Kontrolli për plotësimin e kushtit për pagesën e shtesës për arsim, kryhet për secilën nga këto periudha matëse: 

  • periudha e parë matëse nga 1 shtatori deri më 31 tetor të vitit vijues kalendarik,
  • periudha e dytë matëse nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor të vitit vijues kalendarik,
  • periudha e tretë matëse nga 20 janari deri më 30 mars të vitit të ardhshëm kalendarik dhe
  • periudha e katërt matëse nga 1 prilli e deri në fund të vitit shkollor. 

Shuma e shtesës për arsim ka vlerën:

  • 700 denarë në muaj për një nxënës në arsim fillor, respektivisht 8.400 denarë është shuma vjetore,
  • 1000 denarë në muaj për një nxënës në arsim të mesëm, respektivisht 12.000 në vit.

Shuma e shtesës për arsim përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetës  për vitin e kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Në rast kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës në vitin e kaluar, nuk bëhet përshtatje e shumës së shtesës për arsim.

Pagesa bëhet në katër shuma të barabarta nga 2.100 denarë për nxënës të arsimit fillor, respektivisht nga 3.000 denarë për nxënës të arsimit të mesëm, pas përfundimit të secilës periudhë matëse.

Pagesa e shtesës për arsim i bëhet nënës, fëmija/fëmijët e të cilës marrin shtesë për arsim për vitin vijues shkollor, ndërsa nëse nëna për shkaqe të arsyeshme nuk mund ta marrë shtesën për arsim, pagesa i bëhet babait 

Shkaqet e arsyeshme janë kur nëna:

 

  • nuk është e gjallë
  • e ka braktisur fëmijën,
  • është në vuajtje të dënimit me burg,
  • është në mjekim të vazhdueshëm spitalor më shumë se tre muaj,
  • është në gjendje serioze shëndetësore,
  • nuk ka aftësi për punë,

Të drejtë për shtesë në arsim ka edhe kujdestari i një fëmije pa prind dhe kujdes prindëror që nuk është i strehuar në një institucion për mbrojtje sociale jashtë familjare.

E drejta e shtesës për arsim pushon kur

  • fëmija nuk është më i moshës së shkollës së mesme, në pajtim me ligjin,
  • fëmija e ka ndërprerë ndjekjen e shkollimit,
  • e drejta është realizuar në bazë të të dhënave të pavërteta dhe jo të plota dhe
  • shfrytëzuesi i shtesës për arsim, pa parashtruar kërkesë për pushimin e së drejtës për shtesë për arsim.

Pagesa e shtesës për arsim bëhet në katër periudha matëse edhe atë:

  • për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit vijues kalendarik,
  • për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
  • për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj të vitit vijues kalendarik dhe
  • për periudhën e katërt matëse, pagesa kryhet gjatë muajit korrik të vitit vijues kalendarik.

Procedura për realizimin e të drejtës për shtesë për arsim iniciohet pas kërkesës së parashtruar nga ana e prindit, respektivisht kujdestarit të fëmijës. Parashtruesi i kërkesës është përgjegjës për vërtetësinë e të dhënave në kërkesë.

Kërkesa për realizimin e të drejtës me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra për punë sociale që është kompetente për rajonin ku nëna ka vendbanim ose vendqëndrim.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim, me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra kompetente për punë sociale edhe atë nga 1 shtatori i vitit vijues deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Për të realizuar të drejtën për shtesë në arsim për periudhën e parë matëse, kërkesa duhet të parashtrohet më së voni deri më 15 tetor të vitit vijues

Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë në arsim është i obliguar që ta njoftojë qendrën kompetente për punë sociale për ­çdo ndryshim të fakteve dhe rrethanave të cilat kanë qenë bazë për njohjen e së drejtës, më së voni deri në 15 ditë nga dita kur janë bërë ato ndryshime, në të kundërtën i pushon e drejta, si dhe në rastet nëse kanë dhënë të dhëna të pavërteta.

Qendra për punë sociale me detyrë zyrtare të kohëpaskohshme, e më së voni një herë në vit e rishqyrton ekzistimin e fakteve dhe kushteve për të fituar dhe shfrytëzuar të drejtën për mbrojtjen e fëmijëve dhe nëse konstatohet se të njëjtat kanë ndryshuar, miratohet një vendim i ri. 

Qendra për punë sociale e konstaton nevojën për realizimin dhe shfrytëzimin e së drejtës për shtesë për arsim në bazë të kontrollit të drejtpërdrejt në amvisërinë e parashtruesit të kërkesës dhe shfrytëzuesit të së drejtës, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale.

Ndaj ankesës kundër vendimit të qendrës për punë sociale si organ i shkallës së parë, vendos Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si organ i shkallës së dytë.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim parashtrohet në Formularin BDO “Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim” – SHTOJCA nr.5 BDO, e cila gjendet në banerin në këtë link  

Shtesë për arsim për një person i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror

Personi i cili deri më moshën e tij 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, e që është nxënës i rregullt në shkollë të mesme, ka të drejtë për shtesë për arsim.

Gjendja e të hyrave për një person i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, konstatohet në bazë të të hyrave të përgjithshme mesatare mujore për të dhe anëtarët e amvisërisë së tij në shumën e pragut për qasje në të drejtën e shtesës për arsim në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, të realizuara gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës edhe atë:

1. Të hyrat nga puna;

2. Pensioni i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

3. Të hyra nga veprimtaria e pavarur;

4. Të hyra nga të drejtat autoriale dhe të drejtat e përafërta;

5. Të hyra nga shitja e produkteve të tyre bujqësore;

6. Të hyra nga të drejtat e pronësisë industriale;

7. Të hyra nga qiraja dhe nën qira.

8. Të hyra nga kapitali;

9. Fitime kapitale;

10. Fitime nga lojërat e fatit;

11. Të hyrat nga sigurimet;

12. Të hyra tjera;

13. E drejta e sigurisë sociale për personat e moshuar;

14. Kompensim në para në bazë të papunësisë;

15. Invaliditet ushtarak;

16. Invaliditet civil;

17. Mbështetje ligjore;

18. Shtesë prindërore për fëmijë;

19. Përkrahje financiare nga sfera e bujqësisë dhe zhvillimit rural;

20. Kompensim të përhershëm;

21. Kompensim të pagës për orar të shkurtuar të punës, dhe

22. Kompensim për arsimimin e personave që deri në moshën 18 vjeçare kanë pasur status të fëmijëve pa prind dhe kujdes prindëror.

Si pronë dhe të drejta pronësore të personit i cili deri më moshën 18 vjeçare të fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror dhe anëtarëve të amvisërisë së tij prej të cilave mund të jetojnë, konsiderohen: shtëpi ose banesë tjetër familjare në të cilën nuk jeton ose nuk e shfrytëzon për të jetuar, banesë ose shtëpi në ndërtim, hapësirë afariste, kursime/investime kursyese në shumë prej mbi 70.000 denarë dhe letra me vlerë.

Si të hyra nuk konsiderohen: ndihma e garantuar minimale, kompensimi për ndihmë dhe kujdes për një person tjetër, kompensim për shkak të pengesave, shtesë për banim, ndihmë e njëhershme në para, kompensim në para për shpenzimet e një personi të akomoduar dhe kompensim për një person në një familje kujdestare, ndihmë të njëhershme në para për të porsalindur, ndihmë të posaçme, shtesë fëmijërore, përkujdesje ligjore për fëmijë në shumë deri në 6.000 denarë, kompensim për regjistruesit për realizimin e punëve në lidhje me zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për anëtarët e amvisërisë, kompensim në para që paguhet në kuadër të projektit IPA të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të hyra në bazë të angazhimit me punë për punë të dobishme komunale në pajtim me programin e Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit, kompensim për ndjekjen e trajnimeve, të realizuara në pajtim me programet/masat e Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim, bursa, të hyra në bazë të angazhimit me punë për realizimin e punëve publike, punë sezonale dhe punë të tjera të kohëpaskohshme në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës, donacione në pajtim me Ligjin për donacione, kompensim për trajnime praktike të nxënësve dhe mësim praktik për studentët, kompensim për punë praktikuese në pajtim me Ligjin për praktikë, kompensim për vullnetarët në pajtim me Ligjin për vullnetar, ndihmë financiare për shërim brenda ose jashtë vendit, kompensime që dalin nga aktivitetet në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të hyra neto të paraqitura ose të realizuara nga shtija e produkteve bujqësore nga të gjithë anëtarët e amvisërisë në shumë prej 80% të të hyrave të realizuara gjatë 12 muajve të kaluar dhe të hyra neto të paraqitura dhe të realizuara nga burime tjera për të gjithë anëtarët e amvisërisë, në shumë prej 30.000 denarëve gjatë 12 muajve të fundit.

SHUMA E SË DREJTËS PËR SHTESË PËR ARSIM PËR PERSONIN QË DERI NË MOSHËN 18 VJEÇARE KA PASUR STATUS TË FËMIJËS PA PRIND DHE KUJDES PRINDËROR është:          

  • 1.600 denarë në muaj nëse personi shfrytëzon ndihmën e garantuar minimale,
  • 5.600 denarë në muaj nëse personi nuk shfrytëzon të drejtën e garantuar minimale dhe nëse personi nuk ka të hyra dhe pronë nga e cila mund të jetojë.

Shuma e shtesës për arsim përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar , të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim parashtrohet në Formularin BDO/D18 Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim për një person që deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror:” – SHTOJCA nr.5A BDO/D18, e cila gjendet në banerin në këtë link

Të drejtë për shtesë për arsim ka edhe një person i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, i cili është i regjistruar si student i rregullt në ndonjë prej universiteteve të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për çdo vit të rregullt studimor, më së voni deri në moshën 26 vjeçare. 

Personi i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, nëse regjistrohet në ciklin e dytë të studimeve të magjistraturës ka të drejtë për shtesë në arsim gjatë kohëzgjatjes së studimeve të magjistraturës, por më së shumti deri në tre vjet nga dita e regjistrimit. Personi i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, nëse regjistrohet në ciklin e tretë të studimeve të doktoratës ka të drejtë për shtesë në arsim gjatë kohëzgjatjes së studimeve të doktoratës, por më së shumti deri në gjashtë vjet nga dita e regjistrimit. Shtesa për arsim për personin i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror i pushon nëse e regjistron sërish vitin studimor, respektivisht regjistrohet në të njëjtin vit studiues në ndonjë institucion tjetër publik të arsimit të lartë. Kjo e drejtë mund që sërish të realizohet me regjistrimin e vitit të ardhshëm studimor në të njëjtin cikël të studimeve.

Personi i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror një herë në vit dorëzon vërtetim deri te qendra për punë sociale, për regjistrimin e rregullt në vitin studiues dhe për kryerje të obligimeve nga studimet e magjistraturës dhe doktoratës, në pajtim me statutin e institucionit publik të arsimit të lartë, më së voni një muaj pas fillimit të vitit studiues. 

SHUMA E SHTESËS PËR ARSIM PËR PERSONIN I CILI DERI NË MOSHËN 18 VJEÇARE KA PASUR STATUSIN E FËMIJËS PA PRIND DHE KUJDES PRINDËROR ËSHTË: 

  • 12.000 denarë në muaj nëse personi shfrytëzon banesë sociale me qira,
  • 24.000 denarë në muaj nëse personi nuk shfrytëzon banesë sociale me qira.

Shuma e shtesës për arsim përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetës  për vitin e kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Kjo e drejtë realizohet dhe shfrytëzohet pavarësisht nga gjendja materiale. 

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim parashtrohet në Formularin BDO/DS: Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë për arsim për student i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror:” – SHTOJCA nr.5B BDO/DS, e cila gjendet në banerin në këtë link

PROCEDURA PËR REALIZIMIN E TË DREJTËS PËR SHTESË PËR ARSIM për një person i cili deri në moshën 18 vjeçare ka pasur statusin e fëmijës pa prind dhe kujdes prindëror, iniciohet pas kërkesës së parashtruar deri te qendra kompetente për rajonin ku personi që e parashtron kërkesën ka vendbanim ose vendqëndrim. 

Parashtruesi i kërkesës është përgjegjës për vërtetësinë e të dhënave të kërkesës.

Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë për arsim është i obliguar ta njoftojnë qendrën kompetente për punë sociale për çdo ndryshim të rrethanave dhe fakteve që kanë qenë bazë për pranimin e së drejtës, më së voni deri 15 ditë nga dita kur janë bërë ndryshimet, në të kundërtën i pushon e drejta, si dhe në rast se jep të dhëna të pasakta.

Qendra për punë sociale me detyrë zyrtare të kohëpaskohshme, ndërsa së paku një herë në vit e rishqyrton ekzistimin e fakteve dhe kushteve për të fituar të drejtën për mbrojtjen e fëmijëve dhe nëse konstaton se të njëjtat kanë ndryshuar, miraton një vendim të ri.

 

Ndihma e njëhershme në para për një të porsalindur sigurohet për një familje për të porsalindurin e parë dhe të dytë, në pajtim me ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, të publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” numër 104/19 më datë 23.05.2019, në pajtim me të cilin nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji sigurohet e drejta e lartpërmendur. Në pajtim me ndryshimet, për fëmijë të parë dhe të dytë të porsalindur, konsiderohet një fëmijë që është i parë dhe i dytë i lindur gjallë sipas rendit të lindjes nga nëna, që përcaktohet në të njëjtën mënyrë kur nëna do të lindë më shumë fëmijë përnjëherë.

 Si fëmijë i parë dhe i dytë i porsalindur do të llogariten edhe fëmijët e adoptuar, të moshës deri në një vit, nëse nëna nuk ka fëmijë tjetër të porsalindur.

Të drejtë për ndihmë të njëhershme në para për të porsalindur në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka njëri nga prindërit, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendbanim të përhershëm prej së paku 12 muajve pandërprerë, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri në ditën e lindjes së fëmijës.

Në pajtim me ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, që janë në fuqi nga data 23 maj 2019:

Shuma e ndihmës së njëhershme në para për të porsalindurin e parë është 5.000 denarë.

Shuma e ndihmës së njëhershme në para për të porsalindurin e dytë është 20.000 denarë

Shuma e shtesës për arsim përshtatet me rritjen e shpenzimeve të jetës  për vitin e kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

 Në rast kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës në vitin e kaluar, nuk bëhet përshtatje e shumës së shtesës për arsim.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për ndihmë të njëhershme në para për të një të porsalindur me dokumentacionin e nevojshëm, parashtrohet deri te qendra për punë sociale, kompetente për rajonin ku nëna ka vendbanim ose vendqëndrim.

Kërkesa për realizimin e së drejtës së ndihmës së njëhershme në para për një të porsalindur së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, parashtrohet deri te qendra kompetente për punë sociale, më së voni deri në tre muaj të mbushura të fëmijës, kurse për fëmijë të adoptuar më së voni deri në tre muaj nga regjistrimi i fëmijës së adoptuar në librin e të lindurve.

Në rastin kur nëna nuk është shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka lidhur martesë me një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka letërnjoftim të të huajve, të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kërkesa për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para për të porsalindur parashtrohet nga babai, në qendrën kompetente për punë sociale për rajonin ku babai ka vendbanimin e përhershëm.

Kërkesa për realizimin e së drejtës së ndihmës së njëhershme në para për një të porsalindur parashtrohet në formularin BEPPN/2 “Kërkesë për realizimin e së drejtës së ndihmës së njëhershme në para për një të porsalindur” – SHTOJCA nr.3 BEPPN/2, i cili gjendet në banerin......

Deri në ditën e hyrjes në fuqi të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve “Gazeta zyrtare e RMV” nr.104/19, të publikuar më datë 23.05.2019, e drejta e ndihmës së njëhershme në para për të porsalindur realizohet për fëmijën e parë të lindur në pajtim me Ligjin dhe rregullat nënligjore që kanë në fuqi deri në miratimin e ndryshimeve të theksuara për këtë të drejtë.

Në varësi të gjendjes financiare të familjes, parashikohet participimi për shpenzimet e përkujdesjes dhe edukimit dhe pushimit e rekreacionit të fëmijëve në një institucion publik për fëmijë.

E drejta e participimit për shpenzimet e kujdesit dhe edukimit dhe pushimit dhe rekreacionit të fëmijëve në një institucion publik për fëmijë ushtrohet për një fëmijë, gjendja financiare e familjes së të cilit është e shqetësuar për shkak të një fatkeqësie natyrore (zjarri, përmbytja, tërmeti, etj.), i cili participim parashihet në çmimin e shërbimit për fëmijë të paguar nga prindi, dhe sigurohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Participimi është lirimi i një pjese të çmimit që përballon prindi në shpenzimet e kujdesit, edukimit, pushimit dhe rekreacionit të fëmijëve në institucionet publike për fëmijë.

 

1. E drejta e participimit ushtrohet për një fëmijë, gjendja financiare e familjes së të cilit është e shqetësuar për shkak të fatkeqësisë natyrore (zjarri, përmbytja, tërmeti etj.).

Masa e participimitpërcaktohet për çdo rast të listuar dhe nuk mund të jetë më e vogël se 30% por jo më shumë se 100% e çmimit që përballon prindi për fëmijë, për shpenzimet e kujdesit, edukimit, pushimit dhe rekreacionit të fëmijëve. në institucionet publike, për fëmijët.

Shuma e participimit përcaktohet në varësi të situatës.

Ofruesi i kërkesës - prind/kujdestar për ushtrimin e së drejtës së participimit nga pika 1., bashkëngjit:

 

  • letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës për inspektim,
  • transkripti i certifikatës së lindjes së fëmijës;
  • Vërtetim nga Qendra për Punë Sociale se ka pasur raste të fatkeqësive natyrore (zjarr, përmbytje, tërmet etj.) për shkak të të cilave është prishur gjendja materiale e familjes.

 

E drejta e participimit për një fëmijë që kujdeset në një institucion publik për fëmijë nuk mund të ushtrohet për më shumë se gjashtë muaj.

Pas përfundimit të kushteve për të cilat është ushtruar e drejta, Qendra për Punë Sociale njofton institucionin publik për fëmijë se kanë pushuar arsyet e ushtrimit të së drejtës.

E drejta e participimit përfundon në muajin pasardhës të muajit në të cilin kanë pushuar shkaqet dhe pas riparimit të pasojave të fatkeqësisë natyrore (për shkak të së cilës është realizuar), e drejta mund të shuhet para skadimit të afatit të caktuar.

 

2. E drejta e participimit për shpenzimet e përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë u jepet prindërve të vetëm që janë përfitues të asistencës minimale të garantuar, fëmijët e të cilëve kujdesen në një institucion publik për fëmijë - kopsht.

Prindi i fëmijës për të cilin ushtrohet e drejta e bashkëpagesës në shpenzimet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve parashkollorë duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm së paku 12 muaj në vazhdimësi në territor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri në ditën e parashtrimit të kërkesës.

Lartësia e së drejtës së participimit në shpenzimet e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë është e barabartë me koston e shërbimit në institucionin publik për fëmijët që paguan prindi.

Participimi në shpenzimet për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve parashkollorë sigurohet nga Buxheti i Komunës dhe Komunës së Qytetit të Shkupit në territorin e së cilës ndodhet selia e institucionit.

Kërkesa për ushtrimin e të drejtës së participimit në shpenzimet për përkujdesjen e fëmijëve në institucionin publik për fëmijë i paraqitet institucionit publik ku ka vendbanimin, përkatësisht në të cilin përkujdeset fëmija (me shënim për Komisionin për Pranimin e Fëmijëve).

Institucioni publik për fëmijë – kopshti, jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së aplikimit me dokumentacionin e nevojshëm, merr vendim për ushtrimin e të drejtës së participimit.

Për një fëmijë me te meta me nevoja specifike i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose mental ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjeçare i sigurohet një shtesë e posaçme si kompensim në para. Konstatimi, vlerësimi dhe mendimi në lidhje me nevojën për realizimin e së drejtës për shtesë të posaçme jepet nga organi kompetent për llojin dhe shkallën e pengesës për personat në zhvillimin e tyre mental ose trupor.

Për një fëmijë me nevoja specifike i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose mental ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjeçare i sigurohet një shtesë e posaçme si kompensim në para. Konstatimi, vlerësimi dhe mendimi në lidhje me nevojën për realizimin e së drejtës për shtesë të posaçme jepet nga organi kompetent për llojin dhe shkallën e pengesës për personat në zhvillimin e tyre mental ose trupor.

Fëmijë me të meta me pengesa në zhvillim dhe me nevoja specifike në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve është një fëmijë me:

  • pengesa të rënda, më të rënda ose më të rëndat në zhvillimin trupor;
  • pengesa mesatare, të rënda ose të thella mentale;
  • format më të rënda të sëmundjeve kronike;
  • Shkallë më të lartë të dëmtimit të shikimit, dëgjimit ose të folurit (person i verbër dhe person i verbër praktik; person i shurdhër praktik ose i shurdhër në tërësi; person me mungesë të plotë të të folurit, person me të folur të dëmtuar rëndë për shkak të paralizës fëmijërorë, person me autizëm, person me të folur të dëmtuar ose që e ka humbur të folurin qe e ka pasur më herët);
  • sindromin e Dounit dhe
  • Lloje të ndryshme të pengesave (të kombinuara) në zhvillim.

Të drejtë për shtesë të posaçme ka edhe njëri nga prindërit e fëmijës, kujdestarit ose personi i cili me vendim të organit kompetent për punë sociale i është besuar fëmija dhe jeton në një familje me të, me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse fëmija është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 26 vjeçare, nëse nuk është i vendosur në qendra sociale për mbrojtje sociale jashtë familjare ose institucion tjetër me vendim të qendrës për punë sociale përveçse në konvikt ose institucion tjetër nëse fëmija do të vazhdojë arsimin e detyruar.

Shuma e shtesës së posaçme për vitin 2022 është 5.365 denarë. Shuma e shtesës së posaçme rritet për 50% dhe për vitin 2022 është 8.047 denarë për prind të vetëm i cili ka fëmijë me pengesa dhe me nevoja specifike që ka pengesa në zhvillimin trupor ose mental ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjeçare. Shuma e shtesës së posaçme rritet për 25% dhe për vitin 2022 është 6.706 denarë për prind të pasiguruar materialisht, të cilët janë shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale të cilët kanë fëmijë me nevoja të posaçme dhe specifike që ka pengesa në zhvillimin mental ose trupor ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në moshën 26 vjeçare.

Vlerat e shumave të shtesës së posaçme janë të përcaktuara me Ligj dhe përshtaten me rritjen e shpenzimeve për jetesë për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, në janar të vitit vijues.

Si prind i vetëm i një fëmije për të cilin realizohet e drejta e shtesës së posaçme, konsiderohet prindi i:

  • fëmijë që e ruan, nëse prindi tjetër ka vdekur,
  • fëmijë i cili pas vdekjes së njërit prind ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër është në marrëdhënie pune,
  • fëmijë i cili pas vdekjes së njërit prind ka realizuar të drejtën e pensionit familjar, kurse prindi tjetër nuk është në marrëdhënie pune,
  • fëmijë nga një martesë e divorcuar nëse prindi te i cili jeton fëmija nuk është në bashkësi martesore, respektivisht jashtëmartesore,
  • fëmijë të cilit njëri prind nuk i dihet dhe
  • fëmijë të cilit njëri prind është i zhdukur.

Procedura për realizimin e së drejtës për shtesë të posaçme iniciohet pas kërkesës së parashtruar të prindit, respektivisht kujdestarit të fëmijës.

Kërkesa për realizimin e së drejtës me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra për punë sociale që është kompetente për rajonin ku parashtruesi i kërkesës ka vendbanim ose vendqëndrim.

E drejta e shtesës së posaçme realizohet nga dita e parashtrimit të kërkesës.

Shfrytëzuesi i së drejtës për shtesë të posaçme është i obliguar që ta njoftojë qendrën kompetente për punë sociale për çdo ndryshim të fakteve dhe rrethanave që kanë qenë bazë për njohjen e së drejtës më së voni 15 ditë nga dita e atyre ndryshimeve, në të kundërtën i pushon e drejta, si dhe në rastin kur ai ka dhënë të dhëna të pasakta.

Qendra për punë sociale, me detyrë zyrtare të kohëpaskohshme, ndërsa së paku një herë në vit e rishqyrton ekzistimin e fakteve dhe kushteve për fitimin dhe shfrytëzimin e së drejtës për mbrojtjen e fëmijëve dhe nëse konstaton se ka ndryshime, sillet një vendim i ri.

Ndaj ankesës kundër vendimit të qendrës për punë sociale si organ i shkallës së parë, vendos Ministria e Punës dhe Politikës Sociale si organ i shkallës së dytë.

Kërkesë për realizimin e së drejtës për shtesë të posaçme parashtrohet në Formularin BPD/2 “Kërkesë për realizimin e të drejtës për shtesë të posaçme” – SHTOJCË nr.2 BPD/2, që gjendet në banerin që mund ta gjeni në këtë link.

Shtesa prindërore për fëmijë realizohet nga nëna për fëmijën e sajë të tretë, që ka lindur gjallë. E drejta realizohet nga nëna kur ajo është shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit para parashtrimit të kërkesës. E drejta e shtesës prindërore realizohet nga nëna e cila kujdeset drejtpërdrejt për fëmijën për të cilën ka parashtruar kërkesën, fëmijët e të cilës sipas radhës paraprake të lindjes nuk janë të vendosur në institucione për mbrojtje sociale, familje kujdestare ose nuk janë dhënë për adoptim, si dhe të cilës nuk i është marrë e drejta prindërore ndaj fëmijëve nga radha paraprake e lindjes.

E drejta nuk mund të realizohet nëse nëna gjatë shtatzënisë nuk ka kryer kontrollet shëndetësore si dhe kontrollet te mjeku i përzgjedhur specialist i gjinekologjisë dhe akusherisë.

E drejta nuk mund të realizohet, respektivisht do ta humb të drejtën, veç më të fituar, nëse:

  • nuk kryhen vaksinimet e detyrueshme të fëmijës, në pajtim me ligjin dhe
  • fëmija nuk është regjistruar dhe nuk e ndjek me rregull mësimin në shkollë fillore, në pajtim me ligjin.

Me përjashtim, e drejta për shtesë prindërore realizohet edhe për fëmijën:

  • i cili për shkak të sëmundjes ose lëndimit nuk ka mundësi që ta ndjek me rregull mësimin dhe për këtë arsye e vazhdon arsimim në mënyrë të çrregullt në pajtim me ligjin dhe
  • i cili për shkak të shkallës së pengimit nuk mund të arsimohet, në pajtim me ligjin.

E drejta nuk mund të realizohet edhe nëse nëna në momentin e parashtrimit të kërkesës jeton dhe punon jashtë vendit.

Në rast se nëna nuk është gjallë, e ka braktisur fëmijën, ose për shkaqe të arsyeshme është e penguar që të kujdeset drejtpërdrejt për fëmijën, të drejtën në vend të nënës mund ta realizojë babai ose kujdestari nëse i plotëson kushtet e lartpërmendura.

Shkaqe të arsyeshme janë:

  • mjekim spitalor më i gjatë kohor dhe i vazhdueshëm i nënës;
  • gjendje e rënduar serioze shëndetësore e nënës;
  • qëndrim studimor, përsosje dhe specializim i nënës dhe
  • aftësia e marrë për punë e nënës.

Shtesa prindërore për fëmijën e tretë paguhet në muaj, për një periudhë dhjetëvjeçare. Shuma e së drejtës për vitin 2022, është në vlerë prej 8.362,00 denarë.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijën, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në shtesë, parashtrohen deri te qendra për punë sociale, që është kompetente për rajonin ku nëna ka vendbanimin e përhershëm.

Kërkesa për realizimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijën së bashku me dokumentacionin e nevojshëm parashtrohet deri te qendra kompetente për punë sociale, më së voni deri në moshën 3 muajsh të fëmijës dhe e drejta për shtesë prindërore për fëmijë realizohet nga dita e lindjes së fëmijës.

Renditja e lindjeve të fëmijëve në lidhje me të drejtën e shtesës prindërore për fëmijë, përcaktohet sipas numrit të fëmijëve të gjallë të nënës, të përcaktuara në raport me ditën e parashtrimit të kërkesës për realizimin e së drejtës për shtesë prindërore, sipas datës dhe orës së lindjeve të regjistruara në librin amë të të lindurve, renditje e cila përcaktohet në të njëjtën mënyrë sikur edhe në rastet kur nëna do të lind më shumë se tre fëmijë përnjëherë.

Kërkesa për vazhdimin e të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë për vitin e ardhshëm parashtrohet deri më 31 mars të atij viti. Nëse kërkesa për vazhdim të së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë është parashtruar pas këtij afati, kërkuesi do të fitojë të vazhdimin, respektivisht shfrytëzimin e së drejtës që në ditën e parë të muajit të ardhshëm prej kur është parashtruar kërkesa për vazhdimin e së drejtës. 

Formularët e kërkesave për realizimin-vazhdimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë)

  • Kërkesë për realizimin-vazhdimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) – SHTOJCË nr.4 BRDD (kur të drejtën e realizon nëna) dhe
  • SHTOJCË nr.4A BRDD (në rastet kur e drejta realizohet nga babai/kujdestari) të cilat gjenden në ueb faqen e MPPS.

Në pajtim e ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, të publikuara në Gz. Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr.104/19, e drejta e shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) do të realizohet nëse të hyrat e përgjithshme mesatare të familjes së nënës në të gjitha bazat gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës për realizimin e shfrytëzimit të së drejtës, si dhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës është më i ulët se shuma e pagës neto minimale të përcaktuar për vitin e kaluar, respektivisht në varësi nga gjendja materiale, pas 10 muajve nga hyrja në fuqi të ndryshimeve, e të cilat në fuqi kanë hyrë nga dita e publikimit në Gz. Zyrtare më datë 23 maj 2019, - nga 23 marsi 2020.

Sipas të gjitha kërkesave për realizimin e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) në periudhë prej dhjetë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të parashtruara në afat më së voni prej tre muajve jetë të fëmijës, mund të realizohet e drejta e shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) në pajtim me dispozitat që kanë të bëjnë me të drejtën e shtesës prindërore për fëmijë sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.”. 23/13, 12/14, 44/14, 144/14, 10/15, 25/15, 150/15, 192/15, 27/16, 163/17, 21/18 dhe 198/18), nëse i plotësojnë edhe kushtet e tjera të parapara sipas dispozitave dhe rregullave që kanë vlejtur para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Shuma e së drejtës për shtesë prindërore për fëmijë në gjendje financiare për vitin 2022 është 8.472,00 denarë.

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji vazhdon që të realizohet e drejta e fituar e shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë dhe të katërt) në pajtim me dispozitat e ligjeve 30-a dhe 30-b nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.98/00, 17/03, 65/04, 113/05, 98/08 dhe 107/08), dispozitat nga nenet 98 dhe 99 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 83/90) dhe rregullat që kanë vlejtur deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji në shumën e përcaktuar me nenin 9 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 156/09), si dhe të drejtës së fituar për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë), në pajtim me dispozitat e neneve 38 dhe 39, 39-a nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 23/13, 12/14, 44/14, 144/14, 10/15, 25/15, 150/15, 192/15, 27/16, 163/17, 21/18 dhe 198/18), si dhe dispozitat e neneve 41, 42, 43, 44, 45, 47, 48,  49, 50 dhe 52, nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 23/13, 12/14, 44/14, 144/14, 10/15, 25/15, 150/15, 192/15, 27/16, 163/17, 21/18 dhe 198/18) që kanë të bëjnë me të drejtën për shtesë prindërore për fëmijë në pjesën e procedurës për realizimin/vazhdimin e të drejtave dhe akteve nënligjore. E drejta e fituar për shtesë prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë dhe të katërt) nga paragrafi 1 i këtij neni do të vazhdojë të realizohet, respektivisht vazhdon deri në përfundimin e periudhës së shfrytëzimit të së drejtës së realizuar, respektivisht të vazhduar të shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë deri në përfundimin e periudhës dhjetëvjeçare), kurse për fëmijën e katërt edhe te shtesa e vetme prindërore deri në përfundimin e periudhës 15 vjeçare) në pajtim me nenin 30-a të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 98/00, 17/03, 65/04, 113/05, 98/08 dhe 107/08), dispozitat e neneve 98 dhe 99 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë numër 83/2009), dispozitat për të drejtën e shtesës prindërore për fëmijë (për fëmijën e tretë) nga Ligji për mbrojtjen e fëmijëve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.23/13, 12/14, 44/14, 144/14, 10/15, 25/15, 150/15, 192/15, 27/16, 163/17, 21/18 dhe 198/18) si dhe rregullat që kanë vlejtur deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji në shumë prej 8.048 denarë për fëmijën e tretë, 11.267 denarë për fëmijën e katërt dhe 16.096 denarë për shtesën e vetme prindërore për fëmijë, shumat e të cilave do të përshtaten me rritjen e shpenzimeve për jetesë gjatë vitit të kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në janar për vitin vijues.

Në rast kur rritja e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar është më e ulët se sa viti i fundit i përshtatjes, ose janë me shenjë negative, nuk bëhet përshtatje e shumës së të drejtës për shtesë prindërore për fëmijë, respektivisht e njëjta do të sigurohet sipas përshtatjes së vitit të fundit si më e volitshme për shfrytëzuesin.

Accessibility Menu