Punonjësit profesionalë, të cilët e kanë ndjekur/përfunduar plotësisht edukimin fillestar, parashtrojnë kërkesë për dhënien e provimit të marrjes së licencës për kryerjen e punës profesionale në veprimtarinë e mbrojtjes sociale, në sesionet e aplikimit për lëshimin e licencës së punës, të cilat publikohen në rubrikën Njoftime.
Kërkesa për dhënien e provimit për marrjen e licencës për kryerjen e punës profesionale në veprimtarinë e mbrojtjes socialeparashtrohet së bashku me dokumentacionin e nevojshëm të publikuar në banerin Komisioni për Licencim për Kryerjen e Punës Profesionale në Veprimtarinë e Mbrojtjes Sociale / Dokumentacioni i nevojshëm për lëshim.
Kërkesa e dorëzuar, së bashku me dokumentacionin e kërkuar, shqyrtohet nga këshilltarët në Shërbimin për Punë Juridike, Financiare dhe Administrative, Resurse Njerëzore dhe Zhvillim Profesional /Njësia për licencim dhe miratim të programeve të edukimit të vazhdueshëm profesional, dhe dorëzohet për vendimmarrje në mbledhjen e parë të radhës së Komisionit për Licencim për Kryerjen e Punës Profesionale në Veprimtarinë e Mbrojtjes Sociale.
Për kërkesat e kandidatëve, të cilët nuk i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit, në përputhje me nenin 237 të Ligjit të Mbrojtjes Sociale (104/19, 146/19, 275/19, 302/20, 311/20, 163/21, 294/21, 99/22, 236/22, 65/23 dhe 192/25), Komisioni përpilon mendim, mbi bazën e të cilit Enti për Veprimtari Sociale merr vendim për refuzimin e kërkesës për dhënien e provimit.
Për kandidatët me kërkesa të miratuara për dhënien e provimit profesional, përpilohet orari për dhënien e pjesës teorike të provimit profesional, i cili publikohet në ueb-faqe, në rubrikën Njoftime.
Komisioni, për çdo lloj provimi, ka një bazë pyetjesh për pjesën teorike të provimit, të cilat publikohen në mënyrë publike në ueb-faqe, në banerin Komisioni për Licencim për Kryerjen e Punës Profesionale në Veprimtarinë e Mbrojtjes Sociale, të paktën 15 ditë para mbajtjes së provimit, si dhe përmbajtja e materialeve për përgatitjen e pjesës teorike të provimit.
Rezultatet e dhënies së pjesës teorike të provimit profesional publikohen në ueb-faqe, në rubrikën Njoftime, në afat prej tre ditëve pune, nga dhënia e pjesës teorike të provimit profesional.
Nëse kandidati nuk e kalon pjesën teorike të provimit, nuk mund t’i nënshtrohet pjesës praktike të provimit. Punonjësi professional, i cili, për çfarëdo arsye, nuk e ka kaluar / nuk është paraqitur në pjesën teorike të provimit profesional, mund ta japë edhe një here, ndërkaq, për t’iu nënshtruar përsëri pjesës teorike të provimit profesional, është e nevojshme që në sesionin e aplikimit për lëshimin e licencës së punës të dorëzojë kërkesë për dhënien e provimit profesional për marrjen e licencës së punës, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, në përputhje me Rregulloren e Mënyrës së Lëshimit, Vazhdimit, Ripërtëritjes dhe Heqjes së Licencës së Punës për Punonjësit Profesionalë, Formës dhe Përmbajtjes së Formularit të Licencës së Punës (23/26).
Për punonjësit profesionalë të cilët e kanë kaluar pjesën teorike të provimit, publikohet orari për dhënien e pjesës praktike të provimit, e cila realizohet të paktën 5 ditë pune pas publikimit të rezultateve të pjesës teorike të provimit.
Rezultatet e dhënies së pjesës praktike të provimit profesional, anëtarët e Komisionit ia komunikojnë kandidatit/kandidates menjëherë pas përfundimit të vetë provimit.
Komisioni për Licencim, në mbledhje, merr vendim për marrjen e licencës për secilin kandidat i cili me sukses e ka kaluar pjesën teorike dhe praktike të provimit profesional, pas së cilës përgatiten vendimet dhe përgatiten licencat.
Kur vendimet dhe licencat të jenë kompletuar, kandidatët njoftohen në ueb-faqe për afatet në të cilat mund t’i tërheqin licencat e tyre, në rubrikën Njoftime.
Nëse kandidati nuk e kalon pjesën praktike të provimit për çfarëdo arsye (nuk e ka kaluar me sukses / nuk është paraqitur), ai mund ta japë edhe një herë. Për t’iu nënshtruar përsëri pjesës praktike të provimit profesional, është e nevojshme që në sesionin për aplikim për lëshimin e licencës së punës të dorëzojë kërkesë për dhënien e provimit profesional për marrjen e licencës së punës, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, në përputhje me Rregulloren e Mënyrës së Lëshimit, Vazhdimit, Ripërtëritjes dhe Heqjes së Licencës së Punës për Punonjësit Profesionalë, Formës dhe Përmbajtjes së Formularit të Licencës së Punës (23/26).