Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

E DREJTA E NDIHMËS FINANCIARE PËR MBROJTJE SOCIALE

E drejta financiare për mbrojtje sociale realizohet duke parashtruar kërkesë deri te qendra për punë sociale, që është kompetente sipas vendbanimit të kërkuesit, nëse i plotëson kushtet e parapara me Ligjin për mbrojtje sociale dhe rregulloren përkatëse. 

 

 

Të drejtë të garantuar të ndihmës minimale ka një amvisëri e cila është e pasiguruar materialisht dhe nuk ka në pronësi pronë ose të drejta pronësore nga të cilat mund të jetojë.

                Si familje e pasiguruar materialisht konstatohet një amvisëri, shumë e përgjithshme mesatare e të gjitha të hyrave të anëtarëve të amvisërisë nga të gjitha aspektet, gjatë tre muajve para parashtrimit të kërkesës për realizimin e të drejtës edhe gjatë shfrytëzimit të së drejtës, është më e ulët se shuma e ndihmës së përcaktuar dhe të garantuar minimale, në pajtim me këtë ligj.

Shuma e të drejtës për ndihmë të garantuar minimale përllogaritet si bazë për një anëtarë të amvisërisë, e rritur për koeficientin e shkallës ekuivalente për anëtarët e tjerë të amvisërisë, e më së shumti për pesë anëtarë të amvisërisë.

                 Baza është 4.000 denarë në muaj, ndërsa për çdo anëtarë tjetër të rritur të amvisërisë, baza rritet në pajtim me shkallën ekuivalente edhe atë për:

– anëtarin e dytë për koeficient prej 0.5,
– anëtarin e tretë  për koeficient prej 0.4,
– anëtarin e katërt për koeficient prej 0.4 dhe
– anëtarin e pestë për koeficient prej 0.2.

Për fëmijët e amvisërisë, baza rritet për koeficientin prej 0.1.

                Shkalla ekuivalente rritet për koeficientin prej 0.5 për çdo femër të vetë mbajtur gjatë shtatzënisë deri në një muaj para lindjes dhe për prind të vetë mbajtur deri në fillimin e arsimit fillor të fëmijës, por më së voni deri në moshën shtatëvjeçare të fëmijës, deri te fëmija i tretë.

                Shkalla ekuivalente gjithashtu rritet edhe për personat që janë të paaftë për punë, për shkak të pengesave intelektuale, pengesave trupore, sëmundjeve shpirtërore ose për shkak të ndryshimeve të përhershme të gjendjes shëndetësore, por më së shumti deri në tre anëtarë në një amvisëri edhe atë për anëtarin e parë për koeficient prej 0.5, për anëtarin e dytë për koeficient prej 0.2 dhe për anëtarin e tretë për koeficient prej 0.2

                Paaftësia për punë e këtyre personave, konstatohet me raport, vlerësim dhe mendim nga komisioni profesional për konstatimin e paaftësisë për punë, e formuar pranë Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor.

                 E drejta e ndihmës së garantuar minimale mund të realizohet edhe nga amvisëritë që janë të pasiguruara materialisht, por që kanë në pronësi pronë dhe të drejta pronësore prej të cilave mund të jetojë, në rast kur anëtari i amvisërisë, pronari i pronës, lidh kontratë për përkujdesje të përjetshme me qendrën për punë sociale.

                Shuma e të drejtës për ndihmë të garantuar minimale përcaktohet nga qendra për punë sociale në bashkëpunim me shfrytëzuesin, në varësi prej vlerës së pronës që është lëndë e kontratës për përkujdesje të përhershme, me pëlqim paraprak nga ana e Ministrisë.

                 Qendra për punë sociale e përcakton bartësin e të drejtës për ndihmë të garantuar minimale. Bartësi i së drejtës është i obliguar që ta paraqesë numrin e anëtarëve të amvisërisë dhe gjendjen pronësore për të dhe të gjithë anëtarët e amvisërisë, gjatë parashtrimit të kërkesës deri te qendra kompetente për punë sociale, të raportojë edhe për ndryshimet gjatë shfrytëzimit të së drejtës, e të cilat ndikojnë në realizimin dhe shfrytëzimin e të drejtës, në afat prej 15 ditëve, llogaritur nga momenti i ndryshimit.

                Qendra për punë sociale me detyrë zyrtare e kontrollon gjendjen materiale të bartësit të së drejtës së ndihmës së garantuar minimale dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të rritur në amvisëri, duke siguruar të dhëna për të hyrat e realizuara mujore nga evidenca zyrtare e organit kompetent publik, Ministrisë së Financave – Drejtorisë së të ardhurave publike”.

                Ndihma e garantuar minimale paguhet në lartësinë e dallimit të shumë së konstatuar të ndihmës së garantuar minimale dhe të hyrave të përgjithshme mesatare mujore nga të gjitha burimet në amvisëri, të realizuara gjatë tre muajve të fundit. Shuma e ndihmës së garantuar minimale përshtatet sipas rritjes së shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti shtetëror i statistikës në janar të vitit vijues.

                Në rast kur nuk ka rritje të shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, nuk bëhet përshtatje e shumë së ndihmës së garantuar minimale.

                   Gjatë përcaktimit të shumë së ndihmës së garantuar minimale, si anëtarë i amvisërisë nuk konsiderohet personi i cili:

-          është në vuajtje të dënimit me burg më gjatë se 30 ditë.

-          me vendim të qendrës për punë sociale është vendosur në një institucion për mbrojtje sociale jashtë-familjare, familje për përkujdesje, jetë të organizuar me përkujdesje, ose institucione tjera dhe

-          është kryerës i dhunës në familje.

 

Të drejtë të ndihmës së garantuar minimale nuk mund të realizojë një amvisëri, ku një anëtarë mund:

-          Mund të kujdeset për veten e tij,

-          Mund të realizojë të ardhura nga shitja ose dhënia me qira e një prone të tyre,  të cilën nuk e shfrytëzojnë anëtarët e tjerë të amvisërisë,

-          Ka lidhur kontratë për përkujdesje të përhershme, por nuk ka inicuar procedurë për prishjen e kësaj kontrate,

-          Mund të sigurojë përkujdesje në baza tjera,

-          Është fshirë nga evidence e personave të papunë për shkak të paraqitjes jo të rregullt, deri në skadimin e periudhës kur e fiton të drejtën për t’u paraqitur sërisht, në pajtim me rregullat e punësimit dhe sigurimit në rast të papunësisë dhe/ose

-          Të cilit i ka pushuar marrëdhënia e punës me marrëveshje, me kërkesë të tij ose me largim nga puna nga ana e punëdhënësit për shkak të shkeljes së obligimeve të kontraktuara ose obligimeve tjera nga marrëdhënia e punës, gjatë 12 muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës për realizimin e së drejtës për ndihmë të garantuar minimale.

                E drejta e ndihmës së garantuar minimale nuk mund të realizohet nga një amvisëri e cila nuk është e ekspozuar në rreziqe sociale, që konstatohet në bazë të një kontrolli të drejtpërdrejtë dhe dokumentacionit zyrtar nga punëtori i autorizuar i qendrës për punë sociale.

                 Anëtarët e amvisërisë, shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, të cilët janë të papunë, evidentohen në qendrën kompetente të punësimit, në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë. Qendra për punë sociale e obligon shfrytëzuesin që në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të vendimit për realizimin e të drejtës për ndihmë të garantuar minimale, të evidentohet si person i papunësuar në qendrën kompetente të punësimit.

                    Nëse shfrytëzuesi nuk paraqitet në qendrën kompetente të punësimit në afatin e përcaktuar, i njëjti me detyrë zyrtare, menjëherë ndërsa më së voni tre ditë nga dita e skadimit të afatit, e njofton qendrën kompetente për punë sociale. Qendra për punë sociale përpilon një plan individual me secilin anëtarë të amvisërisë, shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, i cili nuk është i punësuar dhe është i evidentuar në Qendrën kompetente për punësim. Shfrytëzuesi i ndihmës së garantuar minimale është i obliguar që të realizojë obligimet nga plani individual me qëllim të tejkalimit të pasigurisë materiale të amvisërisë.

                Qendra për punë sociale dhe Qendra për punësim bashkëpunojnë gjatë realizimit të planit individual për punësimin e shfrytëzuesit, me qëllim të pjesëmarrjes së tij në masat aktive të punësimit, si dhe të punësimit. Qendra për punë sociale e zbaton planin individual për secilin anëtarë të amvisërisë që është i aftë për punë, shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale në pajtim me të dhënat e planit individual për punësim, të marra nga Qendra e punësimit.

                   Mënyra e bashkëpunimit për përfshirjen e shfrytëzuesit në masat aktive të punësimit, si dhe forma e formularit të planit individual nga neni 35 paragrafi 1 i këtij ligji, përcaktohen nga ana e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale (në tekstin e mëtejmë: ministri).

Obligimi i theksuar më lartë nuk vlen për personat:

-          në shkollim të rregullt

-          të paaftë për punë

-          femër gjatë shtatzënisë, një muaj para lindjes dhe një prej prindërve i cili kujdeset për fëmijën deri në moshën nëntëmujore, përveç nëse vet nuk pajtohet që të marrë pjesë në masat dhe shërbimet aktive,

-          ka mbushur 60 vite moshë, përveç nëse vetë nuk pajtohet që të marrë pjesë në masat aktive të punësimit,

-          në marrëdhënie pune

-          realizues i veprimtarisë bujqësore, blegtorale ose ndonjë forme tjetër dhe

-          realizues i veprimtarisë së zejtarisë, respektivisht veprimtarie profesionale.

                     Shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale mund të angazhohen për të kryer punë publike, në pajtim me rregullat nga sfera e punësimit dhe sigurimit në rast të papunësisë.

                Personat që nuk i nënshtrohen angazhimit të punës janë: personi i moshës mbi 60 vjeçare, femër gjatë shtatzënisë dhe një prind i cili kujdeset për fëmijët deri në moshën nëntëmujore të fëmijës, person i paaftë për punë për shkak të pleqërisë, pengesave ose sëmundjeve, person në marrëdhënie pune, nxënës dhe student.

                      Nëse shfrytëzuesi i ndihmës së garantuar minimale, e refuzon pa arsye angazhimin e punës, konsiderohet si anëtar i amvisërisë gjatë përllogaritjes së të hyrave të përgjithshme të amvisërisë, ndërsa përjashtohet nga shfrytëzimi i së drejtës për ndihmë të garantuar minimale gjatë 12 muajve të ardhshëm, llogaritur nga dita e miratimit të vendimit.

                   E drejta e ndihmës së garantuar minimale ndërpritet nëse:

-          Gjatë parashtrimit të kërkesës, bartësi jep të dhëna të pavërteta ose jo të plota në lidhje me gjendjen materiale, familjare dhe pronësore të amvisërisë.

-          Gjatë shfrytëzimit të së drejtës, bartësi nuk e paraqet ndryshimin e numrit të anëtarëve të amvisërisë dhe gjendjen pronësore të tij dhe të gjithë anëtarëve të amvisërisë.

-          Shfrytëzuesi nuk paraqitet në qendrën kompetente të punësimit në afat dhe nuk përmbush me rregull obligimet për evidentim në pajtim me rregullat e punësimit dhe sigurimit në rast të papunësisë,

-          Shfrytëzuesi dy herë radhazi refuzon që të përmbush obligimet nga plani individual për punësim për përfshirjen e tij në programin e masave aktive të punësimit ose refuzon ndonjë ndërmjetësim për punësim në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë,

-          Marrëdhënia e punës i ka pushuar me marrëveshje, me kërkesë të tij ose me largim nga puna nga ana e punëdhënësit për shkak të shkeljes së obligimeve nga kontrata ose obligimeve tjera nga marrëdhënia e punës,

-          Amvisëria nuk është e ekspozuar ndaj ndonjë rreziku social, të konstatuar në bazë të një kontrolli të drejtpërdrejt dhe të dokumentacionit zyrtar nga nëpunësi i autorizuar i qendrës për punë sociale, ose

-          Nëpunësit të autorizuar nuk i lejohet që të kryej kontroll në shtëpi për të konstatuar gjendjen materiale dhe të numrit të anëtarëve në amvisëri, të konstatuar në bazë të dokumentacionit zyrtar.

                    Këto amvisëri nuk përjashtohen nga shfrytëzimi i së drejtës së ndihmës së garantuar minimale gjatë 12 muajve të ardhshëm. Amvisërisë të cilës i pushon e drejta për ndihmë të garantuar minimale, e drejta do të vazhdohet vetëm për personat që janë anëtarë të amvisërisë, të cilët nuk janë shkaktarë të ndërprerjes të së drejtës.

                    Amvisëria që shfrytëzon ndihmë të garantuar minimale, realizon shtesa financiare për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për konsumimin e energjisë në amvisëri, për muajt nga tetori e deri në mars.

                Shuma mujore e shtesës është 1.000 denarë, e përshtatur me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, që janë publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, në janar për vitin vijues.

                Amvisëritë me fëmijë që shfrytëzojnë ndihmë të garantuar minimale, realizon edhe të drejtat për mbrojtjen  e fëmijëve, në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Kompensim për shkak të pengesës sigurohet me qëllim të nxitjes së përfshirjes sociale dhe mundësive të barabarta të personave që janë:

- me pengesë të rëndë ose të thellë intelektuale,

- me formë më të rëndë të pengesës,

- person plotësisht i verbër ose i shurdhër.

Kompensim për shkak të pengesave mund të realizohet nga një person që ka të mbushura 26 vite, më së voni deri në moshën 65 vjeçare, e që shfrytëzohet pa dallim të moshës së shfrytëzuesit.

Kompensimi për shkak të pengesave nuk mund të realizohet nga një person i cili e shfrytëzon të drejtën e invaliditetit civil ose ushtarak.

Kompensimi për shkak të pengesës nuk mund të shfrytëzohet nga personi nëse me vendim të qendrës për punë sociale është i akomoduar më shumë se 30 ditë në një institucion për mbrojtje jashtë-familjare, familje për përkujdesje, jetë të organizuar me përkrahje ose në një institucion shëndetësor ose të ngjashëm që llogaritet si akomodim.

Shuma e kompensimit mujor për shkak të pengesave është:

- 7.204 denarë për një person me pengesa të rënda ose të thella intelektuale, me pengesa më të rënda trupore dhe person plotësisht i verbër dhe

- 4.117 denarë për një person plotësisht të shurdhër.

Shumat e kompensimit përshtaten me rritjen e shpenzimeve të jetesës për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë, në janar të vitit vijues.

E drejta e kompensimit për shkak të pengesës realizohet në bazë të mendimit konziliar të komisionit të shkallës së parë, i përberë nga tre mjekë specialist nga një institucion shëndetësor terciar përkatës.

Gjatë procedurës së ankesës kundër konstatimit dhe mendimit të komisionit të shkallës së parë për realizimin e kompensimit për shkak të pengesës, konstatim dhe mendim jep edhe komisioni i shkallës së dytë prej tre mjekëve specialist të institucionit shëndetësor terciar përkatës, të cilët nuk e sjellë vendimin konziliar të shkallës së parë.

Mënyra e realizimit të së drejtës për kompensim për shkak të pengesës, dokumentacioni i nevojshëm, përbërja e komisionit të shkallës së parë dhe të dytë, forma dhe përmbajtja e mendimit konziliar, si dhe kompensimi për lëshimin e mendimit konziliar, përcaktohen nga ana e ministrit në pajtim me ministrin e Shëndetësisë.

Personat me pengesa të rënda ose të thella intelektuale, realizojnë të drejtën e kompensimit për shkak të pengesës, në bazë të një konstatimi permanent, vlerësim dhe mendim lidhur me llojin dhe shkallën e pengesës, të lëshuar nga një organ profesional, në procedurë në pajtim me aktin e përgjithshëm dhe mënyrën e konstatimit të llojit dhe shkallës së pengesës, përcaktohen nga ministri, në pajtim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës dhe ministrin e Shëndetësisë, si dhe vendimit nga Qendra për punë sociale.

Shfrytëzuesi i kompensimit për shkak të pengesës mund që të përzgjedh shërbimet e një ofruesi të shërbimit brenda shtëpisë dhe komunitetit.

Të drejtë për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër ka çdo person që ka mbushur 26 vite moshë, me pengesë të matur, të rëndë ose të thellë intelektuale, person me pengesa të rënda dhe më të rëndë trupore, person plotësisht i verbër, si dhe person me ndryshme të përhershme të gjendjes shëndetësore, i cili ka nevojë të domosdoshme për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, sepse ai vetë nuk mund të kryej aktivitetet bazë nga jeta e përditshme, nëse këtë të drejtë nuk mund ta realizojë në bazë të rregullave tjera.

Shuma e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër përcaktohet në varësi të nevojës për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër.

Nevoja për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër në masë të madhe ka një person me pengesë të rëndë ose të thellë intelektuale, person me pengesa të rënda dhe më të rëndë trupore, person plotësisht i verbër, si dhe person me ndryshme të përhershme të gjendjes shëndetësore, për çka edhe nuk mundet që të përmbush aktivitetet themelore nga jeta e përditshme, nuk mund që as me ndihmën e pajisjeve ortopedike të lëviz brenda ose jashtë banesës, nuk mund që vet të ushqehet, vishet, të mirëmbajë higjienën personale, e as që të kryej nevojat themelore fiziologjike.

Nevoja për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër në masë më të vogël kanë edhe persona me pengesë të matur intelektuale dhe person i cili për shkak të ndryshimeve të përhershme të gjendjes shëndetësore nuk mund që pa ndihmën e një person tjetër të përmbush në tërësi nevojat e veta themelore për jetë.

Nevoja për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër nga paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni kanë edhe personat të cilët për shkak të ndryshmeve të përkohshme të gjendjes shëndetësore pa ndihmën e pajisjeve ortopedike nuk mund të kryejnë aktivitetet themelore nga jeta e përditshme.

Gjatë konstatimit të shkallës së nevojës për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër merret parasysh edhe indeksi i Barellit, i cili është pjesë përbërëse e mendimit të lëshuar nga mjeku amë i parashtruesit të kërkesës.

Shuma e kompensimit mujor për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër në shumë më të madhe është 4.565 denarë, të përshtatur me rritjen e shpenzimeve jetësore të vitit të kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Shuma e kompensimit mujor për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër në shumë më të vogël është 4.039 denarë, të përshtatur me rritjen e shpenzimeve jetësore të vitit të kaluar, të publikuar nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Nevojën për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër përmes një konstatimi, vlerësimi dhe mendimi e përcaktojnë komisionet profesionale të formuara në institucionet publike shëndetësore në përbërje me nga tre doktorë specialist ose subspecialist të këtyre sferave: mjekësisë interne, neurologjisë, psikiatrisë, mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit, ortopedisë ose oftalmologjisë.

Shfrytëzuesi i kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër mundet që sipas përzgjedhjes së tij të shfrytëzojë shërbimet edhe nga një ofrues i autorizuar i shërbimit në shtëpi.

Personi i cili me vendim të qendrës për punës sociale është akomoduar më tepër se 30 ditë në një institucion për mbrojtje sociale jashtë-familjare, nuk mund të shfrytëzojë kompensimin për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër gjatë periudhës sa është i akomoduar.

Kërkesën për realizimin e së drejtës për kompensim të pagës me kohë të pjesshme për shkak të kujdesit ndaj fëmijës me aftësi të kufizuara dhe të formave më të rënda të sëmundjeve kronike, të përcaktuara me Ligjin e Punës, prindi e paraqet në qendrën për punë sociale në zonën ku aplikanti banon.

Lartësia e kompensimit të pagës është 50% e pagës mesatare neto për prindin me kohë të plotë të paguar në vitin paraardhës, pra 100% e pagës mesatare neto për part-time të paguara vitin e kaluar, por deri në 50% të Paga mesatare neto në Republikën e Maqedonisë Veriore për vitin paraprak, e publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Me përjashtim, për një prind që ka qenë i punësuar dhe ka ushtruar të drejtën e punës me kohë të pjesshme në vitin aktual, masa e kompensimit të pagës është 100% e pagës mesatare neto me kohë të pjesshme të paguar në vitin aktual, por deri në 50% e pagës mesatare neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin paraprak, të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Kontributet e sigurimeve shoqërore të detyrueshme për shumën e përfitimit llogariten dhe paguhen në përputhje me Ligjin për Kontributet e Sigurimeve të Detyrueshme Shoqërore.

E drejta e kompensimit për akomodim sigurohet te personat të pasiguruar materialisht dhe për banim. Personi i pasiguruar materialisht është:

-përfitues i ndihmës minimale të garantuar dhe

-personi i cili deri në moshën 18 vjeç ka pasur statusin e fëmijës pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, pra pas përfundimit të kujdestarisë dhe deri në 26 vjet.

Mënyra e realizimit të së drejtës për kompensim banesor për shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar e cakton këshilli i Komunës, Qyteti i Shkupit dhe komunave në Qytetin e Shkupit, ndërsa për personin deri në moshën 18 vjeçare kishte status të fëmijës pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore. Formën e kërkesës, dokumentacionin e nevojshëm dhe mënyrën e ushtrimit të së drejtës për kompensim banesor i përcakton ministri. Mjetet për realizimin e së drejtës në kompensim për banim sigurohen nga buxheti i Komunës, Qytetit të Shkupit dhe komunave në Qytetin e Shkupit, përkatësisht nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mjetet për realizimin e të drejtës për strehim mund të sigurohen përmes donacioneve, kredive dhe të ngjashme.

Të drejtën për kompensim të përhershëm ka:

• një kujdestar që është kujdesur për një person në familjen e tij për të paktën pesëmbëdhjetë vjet, pasi ka mbushur 62 vjet për një grua, përkatësisht 64 vjet për burrat, i cili është i papunë dhe nuk përdor të drejtën e pensionit mbi çdo bazë dhe

• një prind që kujdeset për një fëmijë me aftësi të kufizuara dhe një prind që kujdeset për një fëmijë deri në moshën 26 vjeç, pa përdorur shërbimin e mbrojtjes sociale jofamiljare, i cili është i papunë dhe nuk përdor të drejtën e pensionit.

Të drejtë për ndihmë të përhershme për një kujdestar ka një kujdestar i cili është kujdesur për një person në familjen e tij për të paktën pesëmbëdhjetë vjet, pasi ka mbushur moshën 62 vjeç për një grua, d.m.th., 64 vjet jetë për një burrë, i cili është i papunë dhe nuk kujdeset, të përdorin të drejtën e pensionit për çdo arsye.

E drejta nuk mund të realizohet nëse qendra për punë sociale në mënyrë të njëanshme e shkëput kontratën për vendosjen e personit në familje kujdestare.

Një prind që ka një fëmijë me aftësi të kufizuar ka të drejtën e kompensimit të përhershëm.

Të drejtën e dëmshpërblimit të përhershëm e ushtron prindi që është kujdesur për një fëmijë deri në moshën 26 vjeç, pa përdorur shërbimin e mbrojtjes sociale jashtë familjes, i cili është i papunë dhe nuk përdor të drejtën e pensionit, pasi mbushja e moshës 62 vjeç për gratë, pra 64 vjet jetë për burrat. E drejta nuk mund të ushtrohet nëse prindit i është hequr e drejta prindërore mbi fëmijën.

Shuma e kompensimit të përhershëm është 8.000 denarë në muaj, e përshtatur për rritjen e kostos së jetesës për vitin paraprak të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës në janar për vitin aktual.

Ndihma e njëhershme në para ose ndihmë në naturë i ndahet një personi ose një familjeje e cila është gjendur në gjendje të rrezikut social, si dhe një personi dhe familje për shkak të ndonjë fatkeqësie ose epidemie, si dhe mjekimit më të gjatë të një anëtari të familjes në një institucion shëndetësor.

Me ndihmë në naturë nënkuptohet sigurimi i veshjeve, ushqimit dhe mjeteve tjera për të cilat qendra për punë sociale do të konstatojë se janë të domosdoshme për ekzistencë minimale të qytetarit dhe familjes.

Me përjashtim, rastet e fatkeqësive, sëmundjeve akute që kërkojnë trajtime spitalore dhe të ngjashme, mund ta shfrytëzojnë edhe shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë vendbanim të përhershëm, si dhe të huajt me vendqëndrim të përkohshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pajtim me ligjin.

Në Buxhetin e Republikës sigurohen mjete për të dhënë ndihmë të njëhershme në para në rastet e rrezikimit të jashtëzakonshëm të popullsisë në përmasa më të mëdha.

 

Shuma e ndihmës së njëhershme në para mund të jetë deri në 30.000 denarë, edhe atë:

- për të përmbushur nevojat e personit ose familjes që është gjendur në pozitë të rrezikut social, e që mund të mbeten pasoja të përhershme, për shkak të fatkeqësisë natyrore (tërmetit, vërshimit, zjarrit), epidemisë dhe vdekjes së një anëtari të familjes,

- person që ka nevojë për ndërhyrje operative ose shërim më të gjatë në një institucion shëndetësor jashtë vendit dhe

- person që nuk ka të siguruar çështjen banesore e që shfrytëzon ndihmën e garantuar minimale e që është i paaftë për punë, si një ndihmë për të siguruar akomodimin e domosdoshëm.

Shuma e ndihmës së njëhershme në para mund të jetë deri në 15.000 denarë për nevojat e një personi – viktimë e dhunës në familje, për të siguruar mbrojtje dhe përkujdesje urgjente.

Shuma e ndihmës së njëhershme në para mund të jetë deri në 12.000 denarë për të përmbushur nevojat e një personi ose familjeje e cila është gjetur në pozitë të rrezikut social në rastet e shërimit më të gjatë në institucione shëndetësore, si dhe për personat – viktimë të dhunës në familje, për të realizuar të drejtën e mbrojtjes shëndetësore dhe trajtimeve mjekësore.

Shuma e ndihmës së njëhershme në para mund të jetë deri në 4.500 denarë për të përmbushur nevojat e një personi ose familjeje e cila është gjetur në pozitë të rrezikut social që nuk le pasoja të përhershme, por që është e domosdoshme të bëhet sigurimi social dhe material i personit.

Shuma e së drejtës për ndihmë të njëhershme në para, përshtatet me rritjen e shpenzimeve jetësore të vitit të kaluar, të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë në janar të vitit vijues.

Ndihma e njëhershme në para realizohet në qendrën për punë sociale.

Me përjashtim të rasteve urgjente, ministri mund të miratojë vendim për ndarjen e ndihmës së njëhershme në para.

Kundër vendimit të ministrit, mund të bëhet ankesë deri te Komisioni shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë.

Personi që deri në moshën 18 vjeçare ka pasur status të fëmijës pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, respektivisht pas pushimit të kujdestarisë, e më së shumti deri në moshën 26 vjeçare, ka të drejtë për ndihmë intervenuese të njëhershme në para, në shumë prej 180.000 denarë, me qëllim të kyçjes në mjedisin social.

Kjo e drejtë realizohet pas lëshimit të institucionit ose familjes kujdestare.

Qendra për punë sociale, së bashku me këtë person bën një plan të integrimit të personit në mjedisin social i cili ka të bëjë me sigurimin e banimit, punësimit, arsimimit të rregullt dhe nevojave të tjera, në bazë të së cilave paguhen këto mjete.

Plani përpilohet tre muaj para lëshimit të institucionit për mbrojtje jashtë familjare, njësisë banesore të jetesës me përkrahje ose familjes kujdestare.

Në kërkesën për realizimin e ndihmës së njëhershme në para, parashtruesi thekson se për çfarë qëllimi i nevojitet ndihma dhe në afat prej 15 ditëve pas shfrytëzimit të mjeteve, e më së voni tre muaj pas marrjes së ndihmës, ai parashtron argument deri te qendra për punë sociale, që i ka shfrytëzuar mjetet për qëllimin e theksuar në kërkesë, përveç për ndihmën e njëhershme në para në shumë prej 4.500 denarë.

Nëse personi nuk parashtron argument në afat, obligohet që të kthejë mjetet e pranuara.

Kërkesa për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para parashtrohet në qendrën kompetente të vendit për punë sociale, në një formular të veçantë – Kërkesë për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para, qendra për punë sociale e merr parasysh dokumentacionin e parashtruar.

Parashtruesi i kërkesës për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para, dorëzon edhe letërnjoftimin ose dokument tjetër personal për kontroll, për të përcaktuar adresën e vendbanimit.

Dokumentacioni i nevojshëm për realizimin e të drejtës për ndihmë të njëhershme në para, në rast se parashtruesi i kërkesës nuk shfrytëzon të drejtën për mbrojtje sociale, për të dhe anëtarët e familjes është:

1. Letërnjoftim valid për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lejen për qëndrim të përhershëm për të huaj, letërnjoftim për refugjat të pranuar ose letërnjoftim për person në mbrojtje subsidiare, dorëzohet vetëm për kontroll për të dëshmuar identitetin dhe shtetësinë, ose kërkesën e parashtruar për njohjen e së drejtës së azilit,

2. Certifikatë nga libri amë i të lindurve,

3. Certifikatë nga libri amë i të kurorëzuarve, nëse ka lidhur bashkësi martesore;

4. Certifikatë nga libri amë i të vdekurve, për anëtarë të vdekur të familjes;

5. Vërtetim për neto pagën e marrë gjatë tre muajve të fundit para parashtrimit të kërkesës;

6. Vërtetim për pension të realizuar, për pensionistët;

7. Vërtetim nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për anëtarët e papunësuar të familjes dhe

8. Vërtetim për të ardhurat e realizuara ose të paraqitura nga Drejtoria e të Ardhurave Publike

 

Për shfrytëzuesit e së drejtës për mbrojtje sociale, gjendja faktike në bazë të dokumenteve nga paragrafi 2 i këtij neni, përcaktohet nga shkresat e lëndës.

Dokumentet nga pikat nga ana e qendrës për punë sociale, merren me detyrë zyrtare përmes shkëmbimit të të dhënave në formë elektronike nga institucionet përkatëse ose në formë të shkruar, pas pëlqimit të dhënë paraprak nga ana e parashtruesit/shfrytëzuesit, për të përdorur të dhënat personale në procedurën e realizimit dhe shfrytëzimit të së drejtës së ndihmës së njëhershme në para.

Të drejtë për mbrojtje shëndetësore kanë:

- shfrytëzuesit e ndihmës së garantuar minimale

- shfrytëzuesit e kompensimit për shkak të pengesave,

- shfrytëzuesit e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër,

- personat me status të pranuar të refugjatit dhe person në mbrojtje subsidiare,

- shfrytëzuesit e mbrojtjes jashtë-familjare,

- personat-viktimë e dhunës familjare për të cilin janë ndërmarrë masa për mbrojtje në pajtim me rregullat nga sfera e parandalimit, pengimit dhe mbrojtjes nga dhuna në familje dhe

- personat – viktimë të tregtisë me njerëz

Shfrytëzuesit nga paragrafi 1 i këtij neni, realizojnë të drejtën e mbrojtjes sociale, vetëm nëse nuk mund të fitojnë ndonjë sigurim tjetër.

Accessibility Menu