Programi “Punësim dhe inovacione sociale” – EaSi (Employment and Social Innovation - EaSi) është një instrument financiar i Bashkimit Evropian me të cilin drejtpërdrejtë menaxhon Komisioni Evropian.
Nën-programi Progres, i menaxhuar drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian, është instrumenti kryesor për avancimin e reformave të punësimit dhe politikave sociale.
Aktivitetet që do të financohen përcaktohen në një program vjetor të punës të miratuar nga Komiteti i Programit në Bruksel.
Në Nëntor 2020 nisi projekti tre vjeçar "Mbështetje për Zhvillimin Gjithëpërfshirës të Shërbimeve të Kujdesit Afatgjatë të Bazuar në Komunitet (InCARE)", i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit të Punësimit dhe Inovacionit Social - EaCI.
Financimi për mikro-ndërmarrjet dhe sipërmarrësit social sigurohet nga ndërmjetës financiarë të përzgjedhur drejtpërdrejt, të autorizuar nga Fondi Evropian i Investimeve.
Komisioni Evropian nuk financon drejtpërdrejt sipërmarrësit dhe ndërmarrjet sociale, por lejon ofruesit e përzgjedhur të mikrokredive (ndërmjetësuesit financiarë) të rrisin kreditimin për sipërmarrësit dhe ndërmarrjet sociale.