Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sabriu: Qendra e sapokrijuar e Hulumtimit ka për detyrë të ofrojë mbështetje analitike dhe profesionale në krijimin e politikave rinore

Sabriu: Qendra e sapokrijuar e Hulumtimit ka për detyrë të ofrojë mbështetje analitike dhe profesionale në krijimin e politikave rinore

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Sabriu, dhe përfaqësues të Ministrisë, së bashku me Fondacionin për Demokraci “Vestminster”, me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, si dhe me praninë e organizatave rinore, e promovuan Njësinë për kërkime në fushat me interes për të rinjtë - Qendrën e Hulumtimit, në përbërje të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.

Në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, Sabriu potencoi se të rinjtë janë në fokus të Programit të Punës të Qeverisë dhe të Ministrisë, në të cilin, theksohet qartë përkushtimi i fuqishëm në krijimin e një shoqërie, në të cilën të rinjtë mund të përparojnë. Ai theksoi se për t’u krijuar politika të suksesshme, vetëm qëllimet e mira nuk mjaftojnë vetëm qëllimet e mira, por nevojiten të dhëna, analiza dhe hulumtime relevante.

“Pikërisht për këtë, Ministria e njohu nevojën për qasje sistematike në krijimin e politikave rinore, bazuar në të dhëna dhe në hulumtime relevante. Qendra e sapokrijuar e Hulumtimit ka për detyrë të ofrojë mbështetje analitike dhe profesionale në krijimin e politikave rinore. Kjo nuk është vetëm strukturë administrative, por mekanizëm për ndërlidhjen e shkencës, të sektorit civil dhe të institucioneve. Në partneritet me Fondacionin për Demokraci “Vestminster” dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, ne aktivisht po i ndërtojmë kapacitetet e Qendrës së Hulumtimit - si në pjesën e resurseve njerëzore, ashtu edhe në pjesën e metodologjisë, të mjeteve hulumtuese  dhe të resurseve materiale. Qëllimi ynë është që Qendra e Hulumtimit të bëhet pikë referimi për hulumtimin e të rinjve në vend” – tha, Sabriu.

Ai theksoi se hulumtimet do të ofrojnë kuptim më të mirë të arsyeve të migracionit ndërmjet të rinjve dhe krijimin e masave për mbajtjen e tyre në vend. Po ashtu, analiza e lëvizjeve demografike do të ndihmojë në parashikimin e nevojave të ardhshme në tregun e punës, si dhe në përshtatjen e politikave arsimore dhe ekonomike, në përputhje të situatës reale.

“Në këtë proces, organizatat rinore, organizatat për të rinjtë, rrjetet e organizatave rinore dhe organizatat, të cilat zbatojnë hulumtime të ndërlidhura me të rinjtë janë partnerët tanë strategjikë dhe kryesorë. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha organizatave, që zbatojnë hulumtime, të angazhohen aktivisht në procesin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të të dhënave. Do të punojmë në krijimin e bazës së përbashkët kombëtare të të dhënave për hulumtime, që ndërlidhen me të rinjtë, e cila do të jetë e disponueshme përmes ueb-faqes së Ministrisë. Hulumtimet e zbatuara nga sektori i shoqërisë civile do të jenë të integruara dhe të dukshme, me ç’rast do të krjojmë sistem njohurish transparent dhe të qasshëm, të dobishëm për të gjitha palët” – shtoi mes tjerash, Sabriu.

Paralelisht, Ministria ofron mbështetje financiare për përforcimin e pjesëmarrjes së të rinjve dhe të politikave rinore, iniciativave hulumtuese dhe projekteve, të cilat kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e pozitës së të rinjve.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në partneritet me palët e relevante, e përpiloi edhe Planin e ri të Veprimit për të Rinjtë 2026–2027, i cili është në procedurë miratimi dhe pritet të miratohet zyrtarisht brenda një afati të shkurtër. Ky dokument do të jetë udhëzues për veprime të përbashkëta në periudhën e ardhshme.

Accessibility Menu