Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, vizituan hapësirën e destinuar për Qendrën për Qëndrim Ditor të Personave me Aftësi të Kufizuara të moshës 14 vjeç e lart.
Vizita ishte mundësi që të shihen nga afër kushtet dhe planet për funksionimin e ardhshëm të Qendrës, e cila do të ofrojë mjedis të sigurt, mbështetës dhe stimulues për përdoruesit.
Qendra do të mundësojë aktivitete të fokusuara në zhvillimin e aftësive, shkathtësive praktike dhe të jetës së përditshme, komunikimit, pavarësisë dhe socializimit të personave me aftësi të kufizuara. Njëherësh, do të sigurojë hapësirë për shoqërim, aktivitete sociale dhe përfshirje aktive të përdoruesve në komunitet.
Për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, është veçanërisht e rëndësishme që pushteti lokal e njeh rëndësinë e mbrojtjes sociale dhe nevojën për krijimin e shërbimeve dhe kushteve që u përgjigjen nevojave të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.
Zhvillimi i shërbimeve të tilla kontribuon në rritjen e pavarësisë, të përfshirjes sociale dhe të cilësisë më të mirë të jetës së personave me aftësi të kufizuara, e njëkohësisht, siguron mbështetje shtesë për familjet e tyre.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve është e përkushtuar në avancimin e shërbimeve sociale, si dhe në krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.