Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, zhvilloi takim pune me përfaqësuesen e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut, Leslie Miller, dhe me zëvendësshefen e misionit të UNICEF-it, Silvia Kjaruçi.
Në takim u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme të ndërlidhura me avancimin e sistemit të mbrojtjes dhe mbështetjes së fëmijëve, me fokus te Garancia Evropiane për Fëmijët, arsimi dhe edukimi parashkollor, beneficionet për fëmijët, parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna, si dhe përforcimi i sistemit të mbrojtjes sociale, në përputhje me nevojat e fëmijëve dhe të familjeve.
Në kuadër të bisedimeve u theksua rëndësia e avancimit të mëtejshëm të masave për uljen e varfërisë së fëmijëve dhe të përjashtimit social, si dhe zgjerimi i qasjes në shërbime sociale cilësore dhe të përballueshme për fëmijët dhe familjet.
Theks i veçantë iu kushtua zbatimit të Garancisë Evropiane për Fëmijët dhe zhvillimit të shërbimeve të integruara, duke përfshirë mbështetjen për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe vështirësi në zhvillim, familjet në rrezik, si dhe avancimin e sistemit të kujdesit dhe të përkujdesjes.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu edhe për përforcimin e sistemeve të parandalimit dhe mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna, duke përfshirë avancimin e mekanizmave për raportim dhe mbrojtje, si dhe përforcimin e drejtësisë në funksion të fëmijës.
Në pjesën e arsimit parashkollor, u theksua nevoja për zgjerimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe sigurimin e arsimit dhe edukimit parashkollor gjithëpërfshirës, cilësor dhe të qasshëm.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve dhe UNICEF-I, konfirmuan përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të partneritetit dhe veprimit të përbashkët, në drejtim të krijimit të sistemit, i cili siguron mbrojtje më të mirë, mundësi të barabarta dhe mirëqenie më të mirë për çdo fëmijë.