Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i ministrit Vellkovski me ambasadorin britanik Lawson

Takimi i ministrit Vellkovski me ambasadorin britanik Lawson

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Matthew Lawson,  në të cilin diskutuan për aktivitetet aktuale të Ministrisë, si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme nga ana e Ambasadës Britanike.

Bashkëpunimi e konfirmon partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimin e përbashkët drejt krijimit të politikave dhe të shërbimeve, në përputhje me nevojat e qytetarëve.

Ministri Vellkovski e informoi ambasadorin Lawson për prioritetet dhe angazhimet e Ministrisë, me fokus në avancimin e sigurisë sociale, në përmirësimin e shërbimeve, si dhe në krijimin e kushteve më të mira për jetesën e qytetarëve.

Në takim u theksua rëndësia e politikave për të rinjtë, veçanërisht në fushën e arsimit, të punësimit dhe të zhvillimit profesional, si dhe krijimi i kushteve që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Njëherësh, u diskutua për sfidat e ndërlidhura me migracionin dhe ndryshimet demografike, si dhe për nevojën e një sistemi të qëndrueshëm pensional, i cili do të sigurojë mirëqenie për pensionistët aktualë dhe të ardhshëm.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, me fokus në politika gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të rinjtë, në sigurinë sociale dhe cilësinë më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët.

Accessibility Menu