Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Velkovski: Hapja e kopshtit të parë në Tearcë është një mundësi e re për fëmijët dhe mbështetje për familjet në këtë komunë

Velkovski: Hapja e kopshtit të parë në Tearcë është një mundësi e re për fëmijët dhe mbështetje për familjet në këtë komunë

Në Komunën e Tearcës u hap sot Kopshti “Foljeja” - institucioni i parë publik për edukimin dhe arsimin parashkollor në këtë komunë, me kapacitet për 147 fëmijë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetari i Qverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski; Ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, Drejtoresha e Kopshtit Publik “Foljeja”, Isnisha Velii Farizi si dhe përfaqësues të institucioneve dhe të komunitetit lokal.
Ministri Vellkovski theksoi se hapja e kopshtit përfaqëson shumë më tepër sesa hapjen e një objekti të ri, shënon krijimin e një mundësie të re për fëmijët, prindërit dhe të gjithë komunitetin.
“Sot shënojmë fillimin e punës së institucionit të parë publik për edukimin dhe arsimin parashkollor në Komunën e Tearcës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve ku çdo fëmijë, pavarësisht se ku jeton, të ketë mundësi të barabarta për rritje, zhvillim dhe edukim të duhur që nga mosha më të hershme” theksoi Vellkovski.
“Fëmijët nga zonat rurale nuk duhet të kenë më pak mundësi sesa fëmijët që rriten në zona urbane. Vendi i banimit të një fëmije nuk duhet të jetë pengesë për të marrë kujdes, edukim dhe arsimim cilësor” theksoi ministri.
Kopshti “Foljeja” ka kapacitet për të akomoduar 147 fëmijë dhe Ministria ka siguruar gjithashtu punësimin e stafit të nevojshëm profesional për funksionimin e tij të mbarë.
“Që një kopsht fëmijësh të jetë vërtet funksional, nuk mjafton vetëm ekzistenca e objektit. Nevojiten njerëz – përkatësisht, staf i kualifikuar dhe i përkushtuar. Prandaj kemi siguruar punësimin e personelit të nevojshëm për funksionimin e këtij institucioni”, tha Vellkovski.
Ministri theksoi se funksionaliteti dhe qasshmëria e shërbimeve janë kyçe për realizimin e projekteve në fushën e kujdesit parashkollor.
“Kjo është mënyra se si duhet t'i zbatojmë projektet – jo vetëm duke ndërtuar objekte, por duke siguruar që ato të jenë funksionale dhe të qasshme për qytetarët” tha Vellkovski.
Ai gjithashtu u bëri thirrje komunave që t'i shfrytëzojnë në mënyrë aktive mundësitë që ofron Ministria përmes thirrjeve publike për mbështetje të projekteve që synojnë zhvillimin e kujdesit parashkollor, në përputhje me nevojat reale të komuniteteve lokale.
“Pas çdo vendi në kopsht qëndron një fëmijë, dhe pas çdo fëmije – një familje që pret nga institucionet të ofrojnë mbështetje dhe siguri. Ministria do të vazhdojë të punojë në partneritet me komunat për të krijuar së bashku kushte më të mira për fëmijët tanë” theksoi ministri.
Në fjalën e tij, Vellkovski shprehu mirënjohje për përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre, si dhe për stafin e kopshtit “Foljeja”, duke u uruar atyre sukses në punë.
Hapja e kopshtit të parë publik në Komunën e Tearcës shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të qasjes në arsimin parashkollor dhe krijimit të kushteve të barabarta për rritjen dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve në të gjitha komunitetet.
“Le të jetë ky kopsht një vend ku breza fëmijësh rriten me buzëqeshje, ndjenjë sigurie dhe vetëbesim” tha ministri Vellkovski.

Accessibility Menu