Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Vellkovski zhvilloi takim me përfaqësuesit e GREVIO-s për avancimin e mbrojtjes nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje

Vellkovski zhvilloi takim me përfaqësuesit e GREVIO-s për avancimin e mbrojtjes nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, sot zhvilloi takim pune me përfaqësues të GREVIO-s – Grupit të Ekspertëve për Veprim kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, organ i pavarur ekspertësh i Këshillit të Evropës, përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Stambollit.

Në takim u prezantuan angazhimet dhe përcaktimet strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e standardeve të Konventës, me theks të veçantë në avancimin e kornizës ligjore, në bashkëpunimin institucional, si dhe në mbrojtjen e viktimave.

Me miratimin e Ligjit të Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, si dhe me ndryshimet në Kodin Penal, po avancohet sistemi për identifikimin dhe sanksionimin e formave të ndryshme të dhunës, përfshirë edhe dhunën ekonomike, përndjekjen, kontrollin e detyruar dhe femicidin.

Në drejtim të mbrojtjes më efikase, ndërmerren aktivitete për avancimin e vlerësimit të rrezikut, zbatimin e masave mbrojtëse, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ofrimin e shërbimeve për mbështetje ekonomike, sociale dhe psikologjike të viktimave. Më tej, po punohet në përshpejtimin e procedurave gjyqësore dhe të prokurorisë.

Në takim u prezantuan edhe dokumentet strategjike për periudhën e ardhshme, ndër të cilat Draft-strategjia për periudhën 2027–2034 dhe Plani i Veprimit për periudhën 2027–2030, të orientuara drejt zbatimit të koordinuar të masave dhe  përforcimit të përgjegjësisë institucionale.

Pjesë e aktiviteteve janë edhe fushata "Mos u bëj dëshmitar i heshtur" me synim drejt ngritjes së vetëdijes publike, si dhe trajnimeve të specializuara për profesionistët e institucioneve relevante.

Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në parimin e tolerancës zero ndaj dhunës dhe ndërtimit të sistemit funksional, i cili siguron parandalim në kohë, mbrojtje efikase dhe mbështetje të koordinuar për çdo viktimë.

Bashkëpunimi me ekspertët e GREVIO-s dhe rekomandimet e tyre përbëjnë mundësi të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të politikave dhe për arritjen e rezultateve të matshme në zbatimin e Konventës së Stambollit.

Accessibility Menu