Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri Gjoko Vellkovski në seancën e Këshillit Ekonomiko-Social

Ministri Gjoko Vellkovski në seancën e Këshillit Ekonomiko-Social

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, sot mori pjesë sot në seancën e Këshillit Ekonomiko-Social, në të cilin u diskutuan çështje të rëndësishme në fushën e politikave ekonomike dhe sociale me theks të veçantë te të drejtat e punës, kushtet e punës, mbrojtja e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe interesat e punëdhënësve.

Gjatë seancës, Ministri Vellkovski arsyetoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, i cili parashikon mundësinë e blerjes së stazhit pensional deri në një periudhë maksimale prej 24 muajsh për të siguruarit, të cilëve u mungon kjo periudhë e përmbushjes së kushtit ligjor prej së paku 15 vitesh stazh pensional, për të fituar të drejtën e pensionit të pleqërisë.

Zgjidhja ligjore e propozuar u referohet të siguruarve, të cilët, në momentin e parashtrimit të kërkesës, nuk figurojnë në sigurimin e detyrueshëm social dhe të cilët, më 31 dhjetor 2026, kanë mbushur moshën 62 vjeç, nëse janë gra, përkatësisht 64 vjeç, nëse janë burra, dhe të cilëve u mungojnë maksimumi 24 muaj stazh sigurimi  për përmbushjen e minimumit ligjor.

Parashikohet që masa të jetë e karakterit të përkohshëm, me zbatim në periudhën nga 1 janari 2027 deri më 31 dhjetor të 2028-ës.

Me këtë zgjidhje ligjore të propozuar krijohet mundësia për mbështetje të qytetarëve që përballen me mungesë të stazhit pensional për të fituar të drejtën e pensionit të pleqërisë, përmes mundësisë së përmbushjes së kushteve ligjore të pensionimit.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve vazhdon me aktivitetet e destinuara drejt përmirësimit të sigurisë sociale, mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe hartimit të politikave, të cilat u përgjigjen nevojave dhe sfidave reale të shoqërisë.

Accessibility Menu