Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Velkovski në takimin lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së, Kilian Val: Konfirmohet bashkëpunimi i suksesshëm në avancimin e përfshirjes sociale, politikave rinore dhe mbrojtjes nga dhuna

Velkovski në takimin lamtumirës me ambasadorin e OSBE-së, Kilian Val: Konfirmohet bashkëpunimi i suksesshëm në avancimin e përfshirjes sociale, politikave rinore dhe mbrojtjes nga dhuna

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Vellkovski, realizoi takim lamtumirës me ambasadorin Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, gjatë të cilit u përmblodhën rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm dhe aktivitetet e realizuara me mbështetjen e Misionit.

Në fokus të bisedës ishin aktivitetet e përbashkëta në fushën e përfshirjes së romëve, avancimit të politikave rinore, barazisë gjinore, parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje, si dhe promovimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.

Posaçërisht, u theksua mbështetja e OSBE-së në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve 2022–2030, përgatitjen e planeve të veprimit në fushat prioritare, si dhe aktivitetet për avancimin e qasjes në drejtësi, mbrojtjes sociale dhe strehimit. Kontribut i rëndësishëm është dhënë edhe në përforcimin e kapaciteteve të shërbimeve profesionale për mbrojtjen e fëmijëve në rrugë.

Në fushën e politikave rinore, bashkëpunimi ka kontribuar në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Rinjtë 2023–2027, formimin e Grupit Kombëtar të Punës për Parandalimin e Dhunës te të Rinjtë dhe përgatitjen e Ligjit të ri të Punës Rinore.

U shqyrtuan edhe aktivitetet për avancimin e barazisë gjinore dhe mekanizmat për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje, përfshirë edhe zhvillimin e platformës për monitorimin e femicideve, përforcimin e kapaciteteve të profesionistëve dhe përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional.

Bashkëpunimi përfshiu edhe mbështetjen në përgatitjen dhe zbatimin e politikave për barazi dhe mosdiskriminim, si dhe përforcimin e kapaciteteve të vetëqeverisjeve lokale për trajtimin më efikas të diskriminimit.

Ministri Vellkovski e falënderoi ambasadorin Val për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tij në avancimin e partneritetit me Ministrinë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së OSBE-së në zbatimin e proceseve reformuese dhe zhvillimin e politikave në këto fusha.

Accessibility Menu